VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA THOMAS AQUINAS (Tomas Akuini, 1225-1274)

E Enjte, 03.13.2014, 08:51am (GMT1)


VOAL - 13 MARS - Asgjë në këtë botë nuk meriton të çmohet sa miqësia e vërtetë.

Ai që beson, nuk ka nevojë për shpjegime. Atij që nuk beson, nuk mund t'i shpjegosh asgjë.

Pikëllimi mund të lehtësohet me një gjumë të mirë, një dush dhe një gotë verë.

Njeriu nuk mund të jetojë pa gëzim; prandaj kur ai është i privuar nga gëzimet e vërteta shpirtërore, e ka të nevojshme të jetë i varur nga kënaqësitë fizike.

Gjërat që duam na tregojnë ne se kush jemi.

Dashuria merr atje ku dija lë.

Besimi ka të bëjë më gjëra që nuk i kemi parë dhe shpresa me gjëra që nuk i kemi në dorë.

Miqësia është burimi i kënaqësive të mëdha, dhe pa miq edhe zbavitjet më të mëdha bëhen të mërzitshme.

Njeriu nuk duhet t'i konsiderojë të vetat zotërimet materiale, po si diçka të zakonshme për të gjithë, kështu që t'i ndajë ato pa ngurim me të tjerët kur ata janë në nevojë.

Si mund të jetojmë ne në harmoni? Së pari, kemi nevojë të dimë se të gjithë ne jemi çmendurisht në dashuri me të njëjtin Zot.

Si është e mundur që jetojnë në kaq harmoni miliarda yje - kur shumë njerëz nuk mund të mos  deklarojnë luftë në mendjet e tyre ndaj dikujt që ata njohin.

Nëse qëlllimi kryesor i një kapiteni është ruajtja e anijes së tij, ai duhet ta mbajë atë në port gjithmonë.

Të pajtohesh me të këqijat që ia ke bërë vetes është një shenjë e përkryerjes, por të pajtohesh me të këqijat që ua ke bërë të tjerëve është një shenjë e papërkryerjes, madje një mëkat i mirëfilltë.

Më mirë të ndriçosh se të shkëlqesh, t'iu shpalosësh të tjerëve të vërtetat e qarta është më mirë se t'i soditësh ato.

Për shkak të kushteve të ndryshme të njerëzve, ndodh që disa veprime janë virtuoze tek disa njerëz, po aq të pajtueshme e të përshtatshme për ta, ndërsa të njëjtat veprime janë imorale për të tjerët, sa të papërshtatshme dhe të papajtueshme për ta.

Tri gjëra janë të nevojshme për shpëtimin e njeriut: të dijë se çfarë ai duhet të besojë; të dijë se çfarë ai duhet të dëshirojë; dhe të dijë se çfarë ai duhet të bëjë.

Njeriu është i lirë deri në kufijtë e arsyes.

Për shkak se filozofia lind nga kureshtja, një filozof është i prirur të jetë dashnor i miteve dhe poezive.

Poetët dhe filozofët janë njëlloj sa i përket habitjes.

Dashuria është një nyje nëpërmjet së cilës një tjetër është lidhur me mua dhe është brohoritur nga unë.

Ne nuk mund të kemi dije të plotë menjëherë. Ne duhet të fillojmë nga besimi; pastaj ne mund ta udhëheqim veten drejt dijes.

Dashuria duhet të triumfojë ndaj urrejtjes, dhe asgjë nuk urrehet pa qenë kundër një gjëje të përshtatshme që është dashuruar nga ne. Kështu që çdo urrejtje shkaktohet nga dashuria.

E mira mund të ekzistojë pa të keqen, ndërsa e keqja nuk mund të ekzistojë pa të mirën.

Të gjitha përpjekjet e një mendjeje njerëzore nuk mund ta shterojnë thelbin e një fluturimi të vetëm.

Lumturia sigurohet nëpërmjet virtytit; është një e mirë që arrihet nëpërmjet dëshirës së vetë njeriut.

Drejtësia është një gjykim i mendjes lidhur me atë se çfarë do të bënte njeriu në rrethana me të cilat ai do të përballej.

Nga natyra të gjithë njerëzit janë barabar të lirtë, por jo në të tjera dhunti.

Ligji; një urdhëresë e arsyes për të mirën e përbashkët, bërë ngaai që kujdeset për bashkësinë.

Përkryerja e virtytit moral nuk i përjashton në tërësi pasionet, por i rregullon ato.

Manifestimi më i lartë i jetës është ky: që një qenie njerëzore i qeveris veprimet e tij. Një gjë që është gjithmonë subjekt i drejtuar prej dikujt tjetër është diçka e vdekur.

Arsyeja në njeriun është si Zoti në botë.

Ngaqë ne nuk mund të dimë çfarë është Zoti, por vetëm çfarë nuk është Ai, ne nuk mund të themi se si është Ai, por vetëm si nuk është Ai.

Akti ynë kryesor i trimërisë është t'i durojmë dhe përballojmë rreziqet me këmbëngulje se sa t'i sulmojmë ato.

Teologët e konsiderojnë mëkatin kryesisht si një fyerja ndaj Zotit; filozofët e moralit e konsiderojnë si të kundërtën e arsyes.

Habia është dëshirë për njohje.

Shkenca morale është më e zonja kur merret me miqësinë se me drejtësinë.

Shumica e njerëzve duke se jetojnë sipas nuhatjes dhe jo sipas arsyes.

Shija e artistit nuk qëndron tek dëshira me të cilën shkon të punojë, por në shkëlqimin e punëve që prodhon.

Çdo gjë që merret, merret sipas natyrës së marrësit.

E gjitha çfarë është e vërtetë, nga kushdo që mund të jetë thënë, e ka zanafillën tek Shpirti.

Jo çdo gjë që është më e vështirë, është më e merituar.

Në mënyrë që një luftë të jetë e drejtë, tri gjëra janë të nevojshme. Së pari, autoriteti i sovranit. Së dyti, një kauzë e drejtë. Së treti, një qëllim plotësisht i drejtë.

Dija e Zotit është shkaku i gjërave. Sepse dija e Zotit është për të gjitha krijesat ajo çfarë dija e artistit është për gjërat e bëra nga arti i tij./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.