E Enjte, 03.28.2024, 06:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Miguel De Servantis (Miguel De Cervantes, 1547-1616)
E Martë, 11.17.2009, 05:51pm (GMT+1)

  1.  

 

Voal-online 17 nëntor -Një gojë e mbyllur nuk kap miza.

 

Një mëkat privat është i pakrahasueshëm me një turp publik.

Medet! Muzika vetëm çjerr kur shpirti është i dërmuar.

 

Zelli është nëna e fatit të mirë, dhe përtacia, e kundërta e tij, kurrë nuk e çoi një njeri drejt arritjes së ndonjërës prej dëshirave të tij më të mira.

 

Pi me karar, sepse dehja nuk mban sekrete kurrë, nuk mban premtime kurrë.

 

Çdo njeri është bir i veprave të tij.

Ndershmëria dhe butësia të çojnë larg.

 

Frika ka shumë sy dhe mund t'i shohë gjërat nën tokë.

Për të arritur një shkallë të lartë dije njeriut i kushton kohë, përqëndrim, raskapitje, dërmim, miza në krye, zbrazëti në stomak dhe plot të tjera të këqija.

 

I paralajmëruar, i paraarmatosur; të jesh i parapërgatitur do të thotë gjysmë fitoreje.

Nga leximi i tepërt dhe nga fjetja e pakët truri i tij u tha dhe ai e humbi gjykimin.

Zoti është me të dobëtit, por jo gjithmonë.

 

Ai që lutet mirë, jeton mirë.

Ai që humb pasurinë, shumë shumë; ai që humb miqtë humb edhe më shumë; por ai që humb guximin, humb gjithçka.

 

Unë besoj se nuk ka proverba, por ka të vërteta; janë aq shumë sentenca dhe maksima të nxjerra nga përvoja, nëna universale e dijeve.

Unë kam dëgjuar gjithmonë, Sanço, se t'iu bësh mirë të poshtërve është si të hedhësh ujë në det.

Në përpjekje për të arritur të pamundshmen, njeriu duhet të orvatet të arrijë absurdin.

 

Është diçka tjetër ta vlerësosh disiplinën, diçka tjetër ta pranosh atë.

Shakatë që sjellin dhimbje, nuk janë shaka.

Lirinë, ashtu si nderin, njeriu duhet t'i ruajë në prapësitë e jetës së tij, sepse pa ato jeta është e padurueshme.

Dashuria dhe lufta janë e njëjta gjë, dhe stratagjitë e politika janë sa te njëra, ashtu te tjetra.

Thjeshtësia është një virtut që nuk gjendet shpesh tek poetët, sepse secili prej tyre e mendon veten si më të madhin e botës.

Kurrë mos rri duke u lutur për diçka që ke mundësinë ta arrish.

 

S'ka nëna apo baballarë që t'iu duken fëmijët e tyre të shëmtuar.

Përparësia më e vlefshme që kanë të mëdhenjtë ndaj më të dobëtëve është të kenë  skllevër aq të mirë sa veten e tyre.

 

Armiku më i madh me të cilin ndeshemi është brenda nesh.

 Orët tona në dashuri kanë flatra; në mungesë ato përzhiten.

Çka kushton lirë, nuk ka vlerë.

 

Natyra e grave është të mos na duan kur ne i duam, dhe të na duan kur ne nuk i duam.

Sytë janë gjuhët e heshtura të dashurisë.

Vlera e pasurisë nuk qëndron në shtimin e saj apo në shpenzimin e shfrenuar, por në qeverisjen e mençur të saj.

 

Njohja e vetes iu shpëton nga kotësia.

Personazhi më i vështirë në komedi është budallai, dhe ai që e luan nuk duhet të jetë leshko.

I vetmi ngushëllim i të mjerëve është të kenë partnerë në hallet e tyre.

Shenjtëria e tepëruar mund të jetë çmenduri; dhe çmenduri mbi çmenduritë është ta shohësh jetën siç është e jo siç duhej të ish.

 

E vërteta gjithsesi më tepër shëron se plagos, dhe gjithmonë qëndron mbi gënjeshtrën si vaji sipër ujit.

Virtuti është fisnikëria e vërtetë.

 

Gjithçka ka rrugëzgjidhje përveç vdekja, e cila është e sigurtë se kujtohet për ne tash ose më vonë.

Nëse je në Romë, bëj si bëjnë në Romë./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Çarli Çaplinit (11.06.2009)
Aforizma të Uinston Çërçillit (Winston Churchill, 1874-1965) (10.26.2009)
Aforizma të Xhakomo Kazanovës (10.17.2009)
Aforizma të Truman Kapotit (Truman Capote, 1924-1984) (10.10.2009)
Aforizma të Albert Kamysë (Albert Camus, 1913-1960) (10.03.2009)
Aforizma të Napoleon Bonapartit (1769-1821) (09.28.2009)
Aforizma të Vera Wang (09.20.2009)
Aforizma të Zbigniev Bërzezhinskit (Zbigniew Brzezinski) (09.10.2009)
Aforizma të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges) (08.27.2009)
Aforizma të Roland Bartit (Roland Barthes) (08.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]