VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Aforizma të Miguel De Servantis (Miguel De Cervantes, 1547-1616) E Martë, 11.17.2009, 05:51pm (GMT1) Voal-online 17 nëntor -Një gojë e mbyllur nuk kap miza. Një mëkat privat është i pakrahasueshëm me një turp publik. Zelli është nëna e fatit të mirë, dhe përtacia, e kundërta e tij, kurrë nuk e çoi një njeri drejt arritjes së ndonjërës prej dëshirave të tij më të mira. Pi me karar, sepse dehja nuk mban sekrete kurrë, nuk mban premtime kurrë. Çdo njeri është bir i veprave të tij. Frika ka shumë sy dhe mund t'i shohë gjërat nën tokë. I paralajmëruar, i paraarmatosur; të jesh i parapërgatitur do të thotë gjysmë fitoreje. Ai që lutet mirë, jeton mirë. Ai që humb pasurinë, shumë shumë; ai që humb miqtë humb edhe më shumë; por ai që humb guximin, humb gjithçka. Unë besoj se nuk ka proverba, por ka të vërteta; janë aq shumë sentenca dhe maksima të nxjerra nga përvoja, nëna universale e dijeve. Është diçka tjetër ta vlerësosh disiplinën, diçka tjetër ta pranosh atë. S'ka nëna apo baballarë që t'iu duken fëmijët e tyre të shëmtuar. Përparësia më e vlefshme që kanë të mëdhenjtë ndaj më të dobëtëve është të kenë skllevër aq të mirë sa veten e tyre. Armiku më i madh me të cilin ndeshemi është brenda nesh. Natyra e grave është të mos na duan kur ne i duam, dhe të na duan kur ne nuk i duam. Njohja e vetes iu shpëton nga kotësia. I vetmi ngushëllim i të mjerëve është të kenë partnerë në hallet e tyre. Shenjtëria e tepëruar mund të jetë çmenduri; dhe çmenduri mbi çmenduritë është ta shohësh jetën siç është e jo siç duhej të ish. E vërteta gjithsesi më tepër shëron se plagos, dhe gjithmonë qëndron mbi gënjeshtrën si vaji sipër ujit. Virtuti është fisnikëria e vërtetë. Gjithçka ka rrugëzgjidhje përveç vdekja, e cila është e sigurtë se kujtohet për ne tash ose më vonë. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |