E Mërkurë, 07.24.2019, 03:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Konfucit (Confucius, 551-479 para Krishtit)
E Enjte, 11.26.2009, 04:02pm (GMT+1)

 

Voal-online 26 nëntor -Një njeri superior është modest në të folur, por shquhet në veprime.

 

Një qeverie shtypëse duhet t’ia kesh më shumë frikën se një tigri.

 

Mbaje mend, kudo që të jesh, je ti.

 

Më mirë një diamant me një plasaritje se një guralec pa asnjë plasaritje. 
 
Me tri metoda ne mund të bëhemi të mençur: Së pari, nëpërmjet reflektimit, që është metoda më fisnike; Së dyti, nëpërmjet imitimit, që është metoda më e lehtë; dhe Së treti, nëpërmjet përvojës, që është metoda më e hidhur.

Zgjidh një punë që e do. Dhe kurrë nuk do të punosh një ditë në jetën tënde.

 

Vdekja dhe jeta kanë pikëtakimet e tyre të përcaktuara; pasuritë dhe nderet varen nga perënditë.

Mos ua detyro të tjerëve atë që nuk ia dëshiron vetes.

 

Gjithçka ka bukuri, por jo gjithkush e sheh atë.

Përballë së drejtës, të heqësh dorë prej saj, tregon mungesë guximi.

Ai që qeveris nëpërmjet virtuteve të tij mund të krahasohet me yllin polar, i cili zë vendin e tij dhe të gjithë yjet rendin drejt tij.

Ai që mëson por nuk mendon, është i humbur! Ai që mendon por nuk mëson, është në rrezik të madh.

Ai që flet pa modesti do ta ketë vështirë të flasë fjalë të mira.

Unë dëgjoj dhe unë harroj. Unë shoh dhe unë kujtoj. Unë bëj dhe unë kuptoj.

Unë dua që ti të jesh gjithçka që është ti, thellë në thelbin e qenies tënde.


Unë nuk shqetësohem që njerëzit e tjerë nuk më njohin; unë do të shqetësohesha për aftësinë time nga unë të dëshiruar.

Unë jam duke ecur me dy njerëz të tjerë, secili prej të cilëve do të më shërbejë mua si mësues. Unë do të marr të mirat e njërit dhe do t’I imitoj ato, dhe do t’I marr të këqijat e tjetrit e do ta korigjoj veten time.

 

Nëse nuk e njohim jetën, si mund ta njohim vdekjen?

Nëse ti kqyr në zemrën tënde, dhe nuk gjen asgjë të gabuar atje, atëherë për çfarë të shqetësohesh? Për çfarë të frikësohesh?

Nëse gjuan kundër yjeve dhe e godet hënën, është mirë. Por ti duhet të gjuash në diçka. Shumë njerëz nuk gjuajnë në asgjë.

Nëse mendon për vitin e ardhshëm, mbill një farë; nëse mendon për dhjetë vitet e ardhshme, mbill pemë; nëse mendon për 100 vitet e ardhshme shkolloi njerëzit.

Në një vend të qeverisur mirë, mjerimi është diçka e turpshme. Në një vend të qeverisur keq, pasuria është diçka e turpshme.


Në vend që të shqetësohesh se nuk ke post, duhet të shqetësohesh si të bëhesh i zoti për atë post. Në vend që të shqetësohesh se nuk je i njohur, shiko se çfarë vlere ka të jesh i njohur.  

Nuk ka rëndësi sa ngadalë ju ecni për sa kohë që nuk ndaloni.


Është e lehtë të urresh dhe është vështirë të duash. Kështu funksionon krejt skema e gjërave. Të gjitha gjërat e mira është e vështirë t’i arrish; dhe gjërat e këqija është shumë e lehtë t’i kesh.

Është më e turpshme të mos iu besojmë miqve tanë se të mashtrohemi prej tyre.

Të mësuarit pa të menduarit është mund i humbur; të menduarit pa të mësuarit është ir rezikshëm.

 

Jeta është vërtet e thjeshtë, por ne këmbëngulim për ta bërë atë të ndërlikuar.
 

Shiko çfarë mjetesh përdor një njeri, shqyrtoi motivet e tij, vëzhgoi kënaqësitë e tij.  Njeriu thjesht nuk mund ta fshehë veten!

Kurrë mos zër miqësi me një njeri që nuk është më i mirë se ti.
 

Mos ia jep kurrë shpatën një njeriu që nuk di të kërcejë.

 

Pavarësisht sa i zënë mendon që je, ti duhet të gjesh kohë për të lexuar, ose ta çosh veten me duart e tua në prehrin e injorancës.

Pleqëria, besomë mua, është një gjë e mirë dhe e kënaqshme. Është e vërtetë se të kanë përzënë me mirësjellje nga skena, por të është dhënë një vend i rehatshëm në radhën e parë si spektator.

 

Vetëm tejet të zgjuarit dhe tejet budallenjtë nuk ndërrojnë kurrë.

Lavdia jonë nuk është kurrë në rënie, por në ngjitje sa herë që biem.

Dija e vërtetë është të ngushtojmë kufitjë e padijës.

 

Duhet të ndërrojnë shpesh ata që duan të jenë gjithnjë të lumtur dhe të zgjuar.

 

Të gabosh nuk është asgjë, përveçse nëse ti rri duke e kujtuar gjithnjë atë.

 

Ta tepërosh është e gabuar aq sa ta lësh mangut.

Ta dish çfarë është e drejtë dhe të mos e bësh, s’ka poshtërsi më të madhe.

T’i bësh pesë gjëra nën të gjitha rrethanat përbën virtut të përkryer; këto pesë gjëra janë: graviteti, bujaria e shpirtit, çiltërsia, zelli dhe mirësia.


Të shohësh dhe të dëgjosh të dobëtit është tashmë fillimi i dobësisë.

Virtuti nuk do të mbetet kurrë vetmitar. Ai që e praktikon do të ketë fqinj.
 
Njerëzit virtuozë shpesh hakmerren kundër vetes për shtrëngimet që pësojnë nga mërzia të cilën ata e frymëzojnë.


Ne duhet të ndiejmë keqardhje, por të mos biem nën shtypjen e saj.

Kur zemërimi rritet, mendo për pasojat.

Kur është e qartë se qëllimet nuk mund të arrihen, mos i ndrysho qëllimet, rregulloi hapat e tu.

Kur shohim njerëz me vlerë, duhet të mendojmë t’iu ngjasojmë atyre; kur shohim njerëz të kundërt me ne, duhet t’i kthehemi vetes dhe ta shqyrtojmë veten.

Kudo që të shkosh, shko me tërë zemrën tënde.

Zgjuarsia, mirëkuptimi dhe guximi janë tri cilësitë morale të njerëzve të pranuara në mënyrë universale.

Pa ndjesitë e respektit, çfarë mund t’i dallojë njerëzit nga bishat?

 

Nuk ka libër prej të cilit nuk mësohet diçka./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Miguel De Servantis (Miguel De Cervantes, 1547-1616) (11.17.2009)
Aforizma të Çarli Çaplinit (11.06.2009)
Aforizma të Uinston Çërçillit (Winston Churchill, 1874-1965) (10.26.2009)
Aforizma të Xhakomo Kazanovës (10.17.2009)
Aforizma të Truman Kapotit (Truman Capote, 1924-1984) (10.10.2009)
Aforizma të Albert Kamysë (Albert Camus, 1913-1960) (10.03.2009)
Aforizma të Napoleon Bonapartit (1769-1821) (09.28.2009)
Aforizma të Vera Wang (09.20.2009)
Aforizma të Zbigniev Bërzezhinskit (Zbigniew Brzezinski) (09.10.2009)
Aforizma të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges) (08.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]