VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA FRANZ BECKENBAUER (Franc Bekenbauer, lindur më 11 shtator 1945)

E Mërkurë, 06.25.2014, 07:52am (GMT1)


Voal-online.ch - 25 QERSHOR - Ne nuk duhet ta gënjejmë veten. Ne nuk jemi më një nga skuadrat më të mira të botës.

Të dyja dizajnet janë krejt të ndryshme. I pari është krejtësisht futurist, i dyti është më tepër klasik. Ju natyrisht mund të jeni të frymëzuar të bëni diçka të jashtëzakonshme, si stadiumi olimpik në kohën e tij. Por secili sipas shijes së tij.

Sigurisht, kjo e sotmja është një botë ndryshe për lojtarët. Por gjithçka varet nga individët.

Kush është i fortë, nuk fiton. Kush fiton, është i fortë.

Ne kemi mbetur i vetmi vend që ia lejojmë vetes dy pushime në kampionat. Shikojeni Anglinë, Italinë dhe Spanjën. Ata luajnë gjatë gjithë kampionatit. Ne marrim gjashtë javë pushim në dimër deri në fund të janarit. Dhe ky është një luks.

Do të isha shumë i lumtur të takohesha përsëri me miqtë e mi që i kam njohur nga e gjithë bota gjatë karrierës sime. Kjo mundësi e madhe jepet, për mua personalisht, nga roli ynë si mikpritës i Kupës së Botës.

Gjithsesi gjëja më e rëndësishme është paraja. E çfarë rëndësie do të kishte për ne të kemi një stadium të bukur por një ekip të dobët, ngaqë ne nuk kishim diçka më të mirë për të ofruar?

Kupa e Botës në vetcete dhe, natyrisht, stadiumet e reja në qendër të tij, janë platforma ideale që e portretizon Gjermaninë si një vend pozitiv dhe të jashtëzakonshëm. Dhe, mbi të gjitha, si një vend me kapacitete tejet të mëdha ekonomike.

Së paku gjashtë lojtarë të Bajernit, të cilët kanë fituar pothuajse gjithçka, janë në kombëtare.

Për shembull, Michael Jordan fiton $100 milionë në vit, por vazhdon të luajë basketboll dhe mbetet një qenie njerëzore modeste.

Qëkur e mori Sven Goran Eriksson, Anglia ka qenë fantastike.

Shqetësimi për futbollistët e sotëm është se janë tejet të shpërqëndruar. Në kohën tonë lojtarët e futbolölit nuk i ndanin nga duart gazetat dhe revistat e futbollit. Në ditët tona ata pothuajse gjithnjë e kanë mendjen tek çmimet e blerjeve.

Një gjysmë shekulli më parë, situata ishte krejt e ndryshme. Ekonomikisht ishim krejt të rrënuar. Dhe politikisht ishim ende të përjashtuar nga familja e kombeve. Në kohën tonë, sa iu përket këtyre, ne kemi baza krejt të ndryshme dhe shumë më të qëndrueshme./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.