VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma të Ketrinë Denëv (Catherine Deneuve)

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 01:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Ketrinë Denëv (Catherine Deneuve)
E Enjte, 12.10.2009, 06:29pm (GMT+1)

 

 

Voal-online 10 dhjetor-Femra duhet të jetë inteligjente, të ketë nur, ndjenjë humor dhe të jetë e lezetshme. Të njëjtat cilësi i kërkoj nga mashkulli.

 

Aktrimi është gjithashtu punë me njerëzit të cilët të ftojnë ty në ëndërrat e tyre dhe të besojnë ty me gjithë qenien e tyre.

Të jesh aktor filmi është krejt ndryshe nga aktor teatri.

Të jesh aktore është një gjë shumë fizike. Nëse nuk do të kisha pasur pamjen që kam, kurrë nuk do të isha marrë me filma.

Regjisorët duhet të më nxisin mua. Mua duhet të nxitem. Jo gjithë kohën, por shpesh.

 

Kinemaja është ende një formë e re arti me teknika të jashtëzakonshme dhe efekte speciale shumë mbresëlënëse, por nganjëherë duket sikur gjërave nuk iu kanë lënë shpirt.
 
Unë përpiqem të ruaj ndjenjën se jam në moshën e duhur. Kam frikë ta kuptoj atë gjë tepër mirë dhe të dukem artificiale.

Shpesh tregohem mendjelehtë. Pastaj ndihem fajtore.

Unë bëra filma të rëndësishëm kur isha shumë e re.

 



Nuk ia kam kushtuar jetën time aktrimit. Unë i përkushtohem shumë punës, por jeta ime ka qenë gjithmonë më e rëndësishme.

Unë nuk gëzohem. Vuaj nga gëzimi. Kjo është shumë krishtere.

 

Nuk jetoj shumë me personazhin. Më duket tepër e mjaftueshme të merrem orë të tëra me personazhin gjatë ditës.

Nuk shoh asnjë arsye për martesën gjersa ka divorc.

Unë shqetësohem, nervozohem, tensionohen apo stresohem, por kurrë nuk mërzitem.

Unë shkoj në kinema shpesh dhe më vjen keq kur shohë aktorë të cilët zakonisht më pëlqejnë dhe të cilët tashmë nuk befasojnë dot me asgjë.

Kam një ndjenjë të fuqishme përgjegjësie. Më pëlqen të jem nën regji, është e vërtetë. Po të mos më pëlqente, do të bëja diçka tjetër.

Unë jam përfshirë në disa filma ku aktoret e tjera nuk do ta kishin bërë atë gjë.

 

 

Më pëlqen që jam e famshme, kur kjo është e leverdishme për mua dhe më pëlqen të jem krejtësisht anonime kur fama nuk është e leverdishme.

Unë dashuroj shumë normalisht, dal me miqtë e mi, shkojmë në kinema, çuçurisim, shkojmë në restorante.

 

Më pëlqen të realizoj skena tejet të gjata dhe tejet të ndërlikuara.

Nuk më pëlqen të punoj. Më pëlqen të udhëtoj. Unë punoj ndoshta gjysmën e vitit, jo më shumë.

 

Nuk shpresoja kurrë se të dy fëmijët e mi do të bëheshin aktorë. Prisja që të bëheshin diçka tjetër.

Nuk kam qenë kurrë femër e rrezikshme. Nuk jam nga ato bjondet spitullaqe që ta rrëmbejnë burrin.

Do më pëlqente të merresha me arkitekturë ose pikturë, diçka të lidhur me artet e bukura.

Jam me fat; njerëzit shkruajnë skenare për mua.

Nuk jam gjithmonë me e mira që ia vlen ta takosh, sepse unë harroj shumë lehtë se jam aktore kur nuk jam duke punuar.

Nuk jam admiruese e filmave me aksion. Vetëm mendoj: Oh Zot i Madh, do të ishte një gjë tejet e lodhshme.

Unë kam qenë gjithmonë e zonja të vendos çfarë ishte më e rëndësishme në pika të ndryshme të jetës sime, por nuk hoqa dorë nga gjërat personale për të punuar, kurrë.
 
Është gjithmonë e vështirë të luahs skena të dhunës fizike, sepse gjithmonë ke frikë se nuk e njeh forcën tënde dhe mund të dëmtosh dikë.

Dashuria është gjithmonë vuajtje. Njëra palë gjithmonë dashuron më shumë

 

Martesa është vjetërsi dhe kurth.

 
Njerëzit nuk dinë shumë për mua. Ata nuk dinë çfarë ndodhë vërtet në jetën time private.

Njerëzit presin më shumë nga dikush që iu duket interesant. Kjo është një barrë.

 

Njerëzit që më njohin mendojnë se jam e fortë, por unë jam e dobët.

Disa bien në dashuri me partnerët e tyre në sheshet e xhirimit dhe ndjejnë gjëra që kurrë nuk kishin menduar kurrë se do t'i ndjenin, sepse ata janë tashmë ngjitur me njëri tjetrin.

 

Për të pasur një jetë publike, ti prapë ke të drejtë të kesh një jetë private.

Pritja për një aktor nuk është si për dikë që pret doktorin. Nuk është një pritje që të bën të mërzitesh.

Ti vuan si aktore. Është e vështirë të jesh aktore dhe të kesh një jetë të mirë, sidomos sot./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Ciceronit (Marcus Tullius Cicero, 106-43 para Krishtit) (12.04.2009)
Aforizma të Konfucit (Confucius, 551-479 para Krishtit) (11.26.2009)
Aforizma të Miguel De Servantis (Miguel De Cervantes, 1547-1616) (11.17.2009)
Aforizma të Çarli Çaplinit (11.06.2009)
Aforizma të Uinston Çërçillit (Winston Churchill, 1874-1965) (10.26.2009)
Aforizma të Xhakomo Kazanovës (10.17.2009)
Aforizma të Truman Kapotit (Truman Capote, 1924-1984) (10.10.2009)
Aforizma të Albert Kamysë (Albert Camus, 1913-1960) (10.03.2009)
Aforizma të Napoleon Bonapartit (1769-1821) (09.28.2009)
Aforizma të Vera Wang (09.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]