E Enjte, 03.28.2024, 01:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Muhamet Ali-ut
E Djelë, 02.01.2009, 05:11pm (GMT+1)

Ka thënë Muhamet Aliu (Muhammad Ali boksier amerikan, lindur më 17 janar 1942)

 

1 Shkurt - Voal-online - Një njeri që e shikon botën njëlloj në të pesëdhjetat si atëherë kur ishte njëzet vjeç, ka humbur tridhjetë vjet të jetës së tij.

 

Një gjel këndon vetëm kur shikon dritën. Vendose atë në terr dhe ai kurrë nuk do të këndojë. Unë kam parë dritën dhe tani jam duke kënduar.

 

Mosha është si të mendosh se është. Ti je i vjetër aq sa mendon se je.

 

Në shtëpi jam një djalë i mrekullueshëm : por nuk dua që bota ta dijë këtë. Kam arritur në përfundimin se njerëzit kokulur nuk shkojnë shumë larg.

 

Boksi përbëhet më së shumti nga njerëz të bardhë që shikojnë dy zezakë duke ia veshur njëri-tjetrit me grushta.

 

Fluturo si zog, picko si bletë.

 

Frazier është aq i shëmtuar sa nuk ia dhuron dot fytyrën e tij Zyrës Amerikane të Jetës së Egër.

 

Miqësia nuk është diçka që ti e mëson në shkollë. Por nëse ti nuk e ke mësuar kuptimin e miqësisë, atëherë vërtetë ti nuk ke mësuar asgjë.

 

Ti urresh njerëzit për shkak të ngjyrës është gabim. Nuk është puna se cilën ngjyrë je duke urryer. Është krejt gabim.

 

Ai që nuk është mjaft trim për t'u përballur me rreziqet nuk do të arrijë asgjë në jetë.

 

Unë jam astronaut i boksimit. Joe Louis dhe Dempsey ishin vetëm pilotë. Unë jam në një botë krejt timen.

 

Unë jam më i madhi, thashë se edhe më parë madje e dija këtë.

 

Unë besoj në fenë Islame. Besoj në Allahun dhe paqen.

 

Unë përfytyroj të jem kampion nja dhjetë vjet e pastaj t'ia lë titullin vëllait tim si Kenedët atje në Uashington.

 

Mendova se po të thoja mjaft, do të bindja botën se vërtetë isha më i madhi.

 

E urreja çdo minutë trainimi, por thoshja: Mos ik. Vuaj tani dhe jetoje pjesën tjetër të jetës sate si kampion.

 

Unë e di se e arrita këtë kur masat e zezakëve jetojnë ferrin, por sa kohë që ata nuk janë të lirë, nuk janë të lirë.

 

Unë e di ku jam duke shkuar dhe e di të vërtetë, e nuk do të jem ai që dëshironi ju që të jem unë. Unë jam i lirë të jem çfarë të dua vetë.

 

Unë kurrë nuk kam menduar për humbjen, por tani që ajo ndodhi, e vetmja gjë është ta mendoj si duhet. Ky është detyrimi im ndaj të gjithë njerëzve që më besojnë mua. Ne të gjithë do të pësojmë humbje në jetë.

 

Do të doja që njerëzit të duan gjithkënd tjetër ashtu si më duan mua. Bota ashtu do të ishte më e mirë.

 

E godita atë aq fort sa atij iu desh një lugë këpucësh për të vënë në kokë kapelën e tij.

 

Unë nuk jam më i madhi; unë jam dyfish më i madhi. Jo vetëm i hedh ata nokaut, por e fitoj edhe raundin.

Unë isha aq i shpejtë mbrëmë sa e mbylla dritën e dhomës sime në hotel dhe isha në shtrat përpara se dhoma të errej.
 

Unë jam njeriu më i famshëm dhe më i adhuruar që ka jetuar ndonjëherë në botë, sepse nuk kishte satelitë kur Jezui dhe Moisiu ishin këndej pari, prandaj njerëzit në fshatrat pak më larg nuk dinin gjë për ta.

 

Nëse ata mund të bëjnë penicilinë nga një tru i mykur, të jenë të sigurtë se këtë mund ta bëjnë me trurin tënd.

 

Nëse ti qoftë edhe në ëndërr me mund mua, më mirë zgjohu dhe kërko falje.

 

Nuk ishin malet ato që i kishe nën këmbë; ishte një guralec në këpucën tënde.

 

Është e rëndë të jesh kokulur, kur je kaq i madh siç jam unë.

 

Është thjeshtë një punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët rrahin rërën. Unë ua vesh me grushta njerëzve.

 

Është mungesa e besimit ajo që i frikëson njerëzit të përballen me sfidat, dhe unë besova në veten time.

 

Është përsëritja e pohimit ajo që çon te besimi. Dhe sapo besimi të shndërrohet në bindje të thellë, gjërat fillojnë të ndodhin.

 

Jeta është një lojë, ti mund të lëndohesh, por njerëzit vdesin në përplasje avionësh, humbin krahët dhe këmbët në aksidente automobilistike; njerëz vdesin çdo ditë. Njësoj edhe me boksierët: disa vdesin, disa lëndohen, disa vazhdojnë. Ti thjeshtë mos e lejo veten të besosh se këto gjëra do të të ndodhin ty.

 

Ndeshja ime më e vështirë ishte ajo me gruan time të parë.

 

Mënyra ime e shakave është të tregoj të vërtetën. Ajo është shakaja më e mrekullueshme në botë.

 

Askush nuk dëshiron të thotë çelsin e dhomës të të mundurit./

 

 

 

 

 

 



 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]