VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA YITZHAK RABIN (Itzhak Rabin, 1922-1995)

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA YITZHAK RABIN (Itzhak Rabin, 1922-1995)

E Mërkurë, 07.30.2014, 01:52pm (GMT+1)


Voal-online.ch - 30 KORRIK - Ti mund të mendosh ndryshe, mund t'i vështrosh gjërat në mënyrë të ndryshme. Paqja kerkon një botë të koncepteve të reja, të përkufizimeve të reja.

Unë besoj se gjithsesi, ndarja midis Izraelit dhe palestinezëve është përcaktimi më i mirë për zgjidhjen e konfliktit Izraelo-Palestinez.

Praktikisht e vetmja mënyre për t'ia shterruar terrenin Islamit radikal është nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të standardit të jetesës.

Ti mos bëj paqe me miqtë. Të bëj paqe me armiqtë tejet të padëshiruar.

Ne nuk e kremtojmë vdekjen e armiqve tanë.

Jeruzalemi është i bashkuar, ai nuk do të ndahet më kurrë.

Bota nuk është më kundër nesh.

Nuk ia vlen diçka e shkruar në letër nëse nuk është e mbështetet nga një forcë e tillë që e bën palën tjetër të marrë parasysh ndëshkimet tejet të rënda të shkeljes së marrëveshje.

Unë jam 73 vjeç. Unë kam lindur në Jeruzalem. Unë jam i pari kryeministër i Izraelit që kam lindur këtu. Unë jam i vetmi ish gjeneral që bëhem kryeministër.

Unë do të pëlqeja që Izraeli të jetë një shtet hebre, dhe prandaj të mos ia aneksojmë Izraelit mbi 2 milionë palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor e në Rripin e Gazës, çka do ta bënte Izrelin një shtet dykombëtar.

Izraeli nuk është më një popull që vepron i vetëm, dhe i duhet t'i bashkohet rrugës globale drejt paqes, ripajtimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Një paqe diplomatike nuk është ende një paqe reale. Është një hap thelbësor në procesin e paqes që çon drejt paqes reale.

Asnjë sundimtar arab nuk do ta marrë seriozisht procesin e paqes sa kohë që ai ia mund të luajë me idenë se arrin më shumë nëpërmjet dhunës.

Unë besoj se është përgjegjësia ime si kryeministër i Izraelit të bëjë ç'të mundem që të shfrytëzoj mundësitë e vetme që ndodhen para nesh për të lëvizur drejt paqes. Me një veprim nuk arrihet gjithçka.

Jepini paqes një shans.

Vetëm ndryshimi i skenës ndërkombëtare, kriza në Gji, dhe pozita e fuqishme e vendosur e SHBA kundër agresionit mes dy vendeve arabe krijoi realitetet që çuan në Konferencën e Paqes të Madridit.

Unë besj se sidoqoftë paqja është e pranueshme pavarësisht mendësisë, shoqërisë apo qeverisë arabe.

Në mes të luftimeve nuk ka vend për debat publik.

Unë hyra në bisedime me Kryetarin Arafat, lideri i OCP, përfaqësuesin e popullit palestinez, me qëllim që të kemi bashkekzistencë mes dy entiteteve tona, Izraeli si shtet hebre dhe shteti palestinez, entitet, pranë nesh, duke jetuar në paqe.

Izraeli ka një parim të rëndësishëm: Është vetëm Izraeli ai që është përgjegjës për sigurinë tonë.

Përpjekja për armatime është e vazhdueshme, por Shtetet e Bashkuara do të na ndihmojnë ne, nëse konstaton se Izreali ka një vullnet për paqe.

Vullneti i Izraelit për të bashkëpunuar ngusht me SHBA për të mbrojtur interesat amerikane në rajon e ndryshoi imazhin e tij në sytë e shumë zyrtarëve në Washington./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA ZINEDINE ZIDANE (Zinedin Zidan, lindur më 23 qershor 1972) (07.04.2014)
AFORIZMA NGA EDSON ARANTES DO NASCIMENTO - PELE (Edson Arantes do Nashimento - Pele, lindur më 23 tetor 1940) (06.30.2014)
AFORIZMA NGA FRANZ BECKENBAUER (Franc Bekenbauer, lindur më 11 shtator 1945) (06.25.2014)
AFORIZMA NGA DIEGO ARMANDO MARADONA (Lindur më 30 tetor 1960) (06.10.2014)
AFORIZMA NGA JOHAN CRUIJFF (Johan Krujf, 25 prill 1947) (06.05.2014)
AFORIZMA NGA TRUMAN CAPOTE (Truman Kapot, 1924-1984) (05.30.2014)
AFORIZMA NGA CHARLES BUKOWSKI (Çarls Bukovski, 1920-1994) (05.20.2014)
AFORIZMA NGA THOMAS AQUINAS (Tomas Akuini, 1225-1274) (03.13.2014)
AFORIZMA NGA POETESHA MAYA ANGELOU (Maja Enxhëlou, lindur më 4 Prill 1928 në St.Louis, Missuri, SHBA) (02.22.2014)
AFORIZMA TË FAMSHME PËR DASHURINË (02.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]