E Enjte, 11.14.2019, 05:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA SHIMON PERES (Lindur më 2 gusht 1923)

E Enjte, 08.07.2014, 09:24am (GMT+1)


Voal-online.ch - 7 GUSHT - Zemra ime është me ata qytetarë trima të Sirisë, të cilët përditë rrezikojnë dhe madje sakrifikojnë jetët e tyre për të arritur lirinë nga regjimi gjakatar. Ne në Izrael mirëpresim betejën historike për të farkëtuar qeveri demokratike dhe paqedashëse në rajonin tonë.

Një zgjidhje me dy shtete kombëtare - një shtet hebre, Izraeli; një shtet arab, Palestina. Palesinezët janë fqinjët tanë më të ngushtë. Unë mendoj se ata mund të bëhen miqtë tanë më të ngushtë.

Në Izrael, një vend që i mungojnë burimet natyrore, ne mësuam të çmojmë epërsinë tonë të madhe kombëtare: mendjet tona. Përmes kreativitetit dhe novacionit, ne i shndërruam shkretëtirat shterpe në fusha të lulëzuara dhe hapëm shtigje të reja në shkencë dhe në teknologji.

Unë mendoj se paqja duhet bërë jo vetëm mes qeverive por edhe mes njerëzve. Ishte e pamundur para Facebookut.

Kryengritja në Egjipt u inicua nga brezi i ri. Kryengritja arriti dy gjëra. Njëra është se i bëri jetët e diktatorëve të pamundura. Sot, nëse ti kërkon një punë të sigurtë, mos u bëj diktator.

Bullgaria është një mik i vërtetë i Izraelit, e cila qëndroi për të shpëtuar hebrejtë para 70 vjetësh në Evropë, dhe e cila qëndroi përballë sulmit terrorist që ndodhi në Burgas korrikun e shkuar.

Paqja me palestinezët do t'i hapë dyert e paqes në gjithë Mesdheun. Detyra e liderëve të ngulmojnë për paqen pa pushim, qoftë edhe duke u përballur me armiqësinë, dyshimin dhe pakënaqësinë. Thjesht përfytyrojeni si do të jetë bota.

Kur ti ke dy alternativa, gjëja e parë që të bësh është të kërkosh një të tretë për të cilën ti nuk kishe menduar, e cila nuk ekziston.

Ku gabojnë iranianët përveç bombës bërthamore? Ky është i vetmi vend në Tokë në shekullin e 21-të që ka përtërirë ambicjet imperialiste. Ata vërtet duan të bëhen hegjemonë në Lindjen e Mesme në epokën e tërheqjes së imperializmit.

Brezi më i vjetër ka respekt më të madh për tokën se për shkencën. Por ne jetojmë në një epokë kur shkenca, më shumë se dheu janë bërë sigurues të rritjes dhe bollëkut. Të jetuarit thjesht me tokën krijon vetmi në epokën e globalitetit.

Unë besoj se paqja me palestinezët është më urgjentja - urgjente më shumë se kurrë më parë. Ajo është e nevojshme. Ajo është vendimtare. jo është e mundshme. Një shtyrje mund t'i përkeqësojë shanset e saj. Izraeli dhe Palestinezët janë, sipas meje, janë të gatshëm për të rifilluar në procesin e paqes.

Për mua, ëndërrimi është thjesht të jesh pragmatik.

Shiko, Izraeli nuk synon të ketë armë bërthamore, por nëse njerëzit kanë frikë se ne i kemi ato, pse jo? Është një parandalues.

Shiko, unë punova me presidentë republikanë dhe demokratë amerikanë, të gjithë dhe secili prej tyre kanë treguar një miqësi të thellë dhe të fuqishme ndaj Izraelit, e dini? Unë nuk mund të përmend ndokënd që ishte në atë sens negtativ sa Izraeli të shqetësohet.

Sot njerëzit janë duke i qeverisur qeveritë. Dhe kur fillojnë të flasin mes tyre, janë të habitur, sepse mund të jenë miq. Pse ne duhet ta urrejmë njëri tjetrin?

Kryengritja aktuale arabe nuk shkaktohet nga Izraeli. Garda e vjetër po përpiqet t'i mbysë zogjtë e vegjël. Garda e vjetër është e organizuar më e mirë. Ata mund t'i fitojnë zgjedhjet, por nëse nuk japin zgjidhje për varfërinë, korrupsionin, shtypjen, ata nuk mund të zgjasin. Unë jam me njerëzit e rinj.

E dini kush është kundër demokracisë në Lindjen e Mesme? Burrat. Ata janë mësuar me mënyrën e tyre të jetesës. Tani, mënyra tradicionale e jetesës duhet të ndryshojë.

Të gjithë duhet të ndryshojnë. Nëse nuk jua jepni të drejtat e barabarta grave, ju nuk mund të përparoni.

Në Lindjen e Mesme konflikti sot është një çështje e brezave dhe jo e kulturave.
E dini kur fillon civilizimi? Me shpikjen e pasqyrës.

Lindja e Mesme është duke lënguar. Sëmundja vjen nga dhuna e vazhdueshme, mungesa e ushqimit, ujit dhe mundësiv e për shkollim, diskriminimi ndaj grave dhe - gjëja më e rëndë e të gjithave - mungesa e lirisë.

Interneti, Facebooku dhe Twitteri kanë krijuar komunikim masiv dhe hapësirat sociale të cilat regjimet nuk mund t'i kontrollojnë.

Kontributi më i madh në histori i hebrejve është pakënaqësia! Ne jemi një komb i lindur për të mos u kënaqur. Gjithçka ekziston ne besojmë se duhet ndryshuar për mirë.

Izraeli mirëpret erën e ndryshimit, dhe shikon një dritare mundësie. Ekonomitë demokratike dhe të bazuara në shkenca nga natyra e tyre dëshirojnë paqe. Izraeli nuk dëshiron të jetë një ishull i bollëkut në një oqean të varfërisë. Përmirësimi në jetët e fqinjve tanë nënkupton përmirësimet e fqinjësisë ku ne jetojmë.

Herët në mëngjes, unë rashë në dashuri me një vajzë e cila më vonë u bë gruaja ime.

Në atë kohë ne ishim shumë naivë. Unë desha ta mahnis atë, kështu që ia lexova Kapitalin e Marksit. Mendova disi se ajo do të bindej nga forca e kritikës së tij ndaj kapitalit.

Ju bëj thirrje iranianëve: nuk është tepër vonë të rrëzoni regjimin tuaj të korruptuar dhe të ktheheni tek trashëgimia juaj e lavdishme persiane, një trashëgimi e kulturës dhe e vlerave dhe jo e bomave dhe e raketave... Si mundet një komb të lejojë një regjim t'ia fusë frikën, t'ia marrë lirinë popullit dhe të tmerrojë brezin e ri që kërkon të shpëtojnë nga Irani diktatorial.

Izraeli ka atraksionet e tij. Është vendi më dramatik në botë. Të gjithë janë të angazhuar. Të gjithë debatojnë. Kur largohem nga Izraeli unë ndjehem disi i mërzitur, e dini?

Unë mësova shumë shpejt se mes treve, dy nuk i besojnë së tretës - e treta është qeveria. Industria dhe Sindikatat mendojnë se qeveria është një organizatë fjalamane dhe një organizatë shpenzuese.

Një nga gjërat që bëjnë Shtetet e Bashkuara është ndërtimi i koalicioneve. Ajo që SHBA e di është se nëse nuk bën koalicion me ty, ti do të kesh një koalicion kundër teje. Unë nuk dua të shoh Kinën apo Rusinë në anën e Iranit më fort se janë.

Ky është mësimi im i parë nga Ben-Gurion. E pashë atë duke bërë paqe dhe e pashë duke bërë luftë. Ai më mobilizoi mua para luftës. Ai burrë ishte një ndërthurje shumë e rrallë midis një intelektuali të vërtetë dhe një lideri të lindur. Ka një kontradiktë midis të dyve.

Ishte një rast kur isha shumë i ri - shtatë a tetë vjeç - kur biznesmenët hebrej po kalonin përmes pyllit dhe u vranë. Dhe kjo ishte hera e parë që pashë në gazetën tonë se kishte vrasje tek ne.

Izraeli lindi nën mandatin britanik. Ne mësuam nga britanikët çfarë është demokracia dhe si të sillemi në kohët e rrezikut, luftës dhe terrorit. Ne e falënderojmë Britaninë që na solli lirinë dhe respektin për të drejtat e njeriut në rrethana normale apo jonormale.
Televizioni e ka bërë diktaturën të pamundur, por demokracinë të padurueshme.

Unë kam një vëlla më të ri se unë. Motra ime ishte librare, prandaj prej sajmora shijen e leximit.

Për ta parandaluar Iranin që të mos bëhet vend bërthamor, duhet të futet sistemi i verifikimit dhe inspektimit.

Problemi i Lindjes së Mesme është varfëria më shumë se politika.

Kur shikoj bilancin e Presidentit Obama në lidhje me çështjet madhore të sigurisë, unë mendoj se është bilanc tejet i kënaqshëm nga pikëpamja e Izraelit.

Shtetet e Bashkuara është e vetmja fuqi në histori që u bë e madhe duke dhënë e jo duke marrë. Unë mendoj se kriza ishte kur Shtetet e Bashkuara kishin më shumë para se ide. Paraja nuk prodhon para. Idetë prodhojnë para.

Unë kurrë nuk dita, por gjithmonë mësova.

Në Angli është një thënie se një antisemit është dikush që i urren hebrejtë më shumë se është nevoja.

Dhe në Angli ka gjithmonë diçka thellësisht proarabe, natyrisht, jo në mesin e anglezëve, dhe një ndjenjë anti-Izrael në politikë. Ata abstenuan rezolutën e OKB të ndarjes të vitit 1947... Ata mbajtën një embargo armësh kundër nesh deri në vitet 1950... Ata gjithmonë punuan kundër nesh. Ata mendojnë se arabët janë viktima.

Ata mendonin se jam një njeri i arsyeshëm, prandaj nuk isha kurrë nën trysninë e prindërve; unë bëja çfarë doja. Nuk pata kurrë një fjalë negative prej tyre, asnjë.

Cila do të jetë e ardhmja e izraelit? Është toka gjëja më e rëndësishme dhe për atë të mbajmë gjithë tokën me çdo çmim apo të kemi një ndarje dhe ta ndërtojmë shtetin hebre në një pjesë të tokës? Po pjesa tjetër?

Kur e kam fjalën tek presidentët amerikanë, më duhet të flas për marrëdhëniet shumë speciale me Presidentin Klinton. Ai i kontribuoi paqes më shumë se gjithkush tjetër në sensin amerikan.

Dhënia fund e konflikitit midis Izraelit dhe palestinezëve mund të ndihmojë brezin e ri arab për të realizuar aspiratat e tyre. Izraeli është më i prirur të ofrojë përvojën tonë në ndërtimin e një ekonomie moderne pavarësisht burimeve të kufizuara në krejt rajonin tonë.

Unë nuk e kisha në plan të bëhem politikan. Themeluesi i vendit tonë, David Ben-Gurion, më thirri mua nga ferma të shërbej në organet inteligjente. Ne nuk kishim përgatitjen e duhur. Isha 24 vjeç. Mendoja se do t'i shërbeja vendit tim një a dy vjt. Tani jam 89 vjeç dhe vazhdoj t'i shërbej.

U futa në ushtri si ushtar i thjeshtë. M'u afrua një gradë, por e refuzova. Parapëlqeva të jem ushtar i thjeshtë. Para së gjithash, nuk më bënin përshtypje graat, por para se të kuptoja se çfarë po ndodhte, ata më ngritën mua në një pozitë të rëndësishme.

Mendoj se isha një student i mirë, sepse e vlerësoja shkollimin. Interesi im bazë ishin historia dhe letërsia. Nga sportet kryesorë ishin basketbolli dhe noti. Isha shumë i lumtur.

Unë punova me një grup njerëzish që debatonin ditë e natë - profesorë, zyrtarë, Ministri i Financave - por vendimet më duhej mua t'i merrja.

Nëse i taksoj ata, në fakt nuk po i taksoj kapitalistët, por njerëzit që kursyen, që besuan. Kjo është një gjë kundërthënëse. Por, më në fund, gjeta rrugëzgjidhje.

Shiko, ne kemi ekzistuar për mijëra vjet në diasporë, në mërgim. Askush në Lindjen e Mesme nuk e flet gjuhën e origjinës, përveç Izraelit. Kur ne filluam para 64 vjetësh, ishim 650 000 veta. Kështu që ne na u desh të notonim kundër rrymës, por vazhduam të notonim./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA YITZHAK RABIN (Itzhak Rabin, 1922-1995) (07.30.2014)
AFORIZMA NGA ZINEDINE ZIDANE (Zinedin Zidan, lindur më 23 qershor 1972) (07.04.2014)
AFORIZMA NGA EDSON ARANTES DO NASCIMENTO - PELE (Edson Arantes do Nashimento - Pele, lindur më 23 tetor 1940) (06.30.2014)
AFORIZMA NGA FRANZ BECKENBAUER (Franc Bekenbauer, lindur më 11 shtator 1945) (06.25.2014)
AFORIZMA NGA DIEGO ARMANDO MARADONA (Lindur më 30 tetor 1960) (06.10.2014)
AFORIZMA NGA JOHAN CRUIJFF (Johan Krujf, 25 prill 1947) (06.05.2014)
AFORIZMA NGA TRUMAN CAPOTE (Truman Kapot, 1924-1984) (05.30.2014)
AFORIZMA NGA CHARLES BUKOWSKI (Çarls Bukovski, 1920-1994) (05.20.2014)
AFORIZMA NGA THOMAS AQUINAS (Tomas Akuini, 1225-1274) (03.13.2014)
AFORIZMA NGA POETESHA MAYA ANGELOU (Maja Enxhëlou, lindur më 4 Prill 1928 në St.Louis, Missuri, SHBA) (02.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]