VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA YEHUDA AMICHAI (Jehuda Amikai, 1924-2000)

E Mërkurë, 08.20.2014, 10:17am (GMT1)


Voal-online.ch - 20 GUSHT - Unë isha një fëmijë shumë fetar - shkoja në sinagogë së paku një herë në ditë. Dhe e mbaj mend këtë si një gjë të mirë - unë mendoj se feja është e mirë për fëmijët, sidomos për fëmijët e shkolluar, sepse ajo e lejon imagjinatën, një botë e tërë imagjinative e veçuar nga bota praktike.

Mendoj se fundi është i pafund. Është ose një vrimë e madhe e zezë, ose një dritë e madhe e bardhe, ose të dyja së bashku. Por është krejt e pakuptim, sepse edhe sikur dikush do ta shpjegonte, unë atë nuk do ta kuptoja dot.

Çdo njeri inteligjent, qoftë artist ose jo - matematikan, doktor, shkencëtar - zotëron një mënyrë poetike të shikimit dhe të përshkrimit të botës.

Janë dy gjuhë: njërsa si na duken gjërat ne dhe tjetra ajo e dijes.

Unë shpesh thoja se e gjithë poezia është politike. Kjo ngaqë poezitë e vërteta përballen me një përgjegjësi njerëzore ndaj realitetit dhe politika është pjesë e realitetit, histori në bërje. Edhe sikur një poet të shkruajë duke qëndruar një shtëpie qelqi duke pirë çaj, ai e reflekton politikën.

Unë provoj të jem një qytetar, të jetoj si një njeri, jo si një poet.

Poezitë e mia janë politike në kuptimin më të thellë të fjalës. Të jesh politik do të thotë të jetosh në kohën tënde, të jesh një njeri i kohës sate.

Arsyeja pse një poet është poet, është që të shkruajë poezi, jo ta reklamojë veten si poet.

Bota e fesë nuk është një botë logjike: pranaj fëmijëve iu pëlqen ajo. Është një botë e fantazive të përkryera, shumë të mangjshme me tregimet për fëmijë apo me përrallat pranë vatrës./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.