VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA MAHMOUD ABBAS (Mahmud Abas, lindur më 1935)

E Shtunë, 08.23.2014, 04:51pm (GMT1)



Voal-online.ch - 23 GUSHT- Ne kemi nevojë për ndihmë ndërkombëtare në mënyrë që populli ynë të jetojë një jetë në normalitet, në liri dhe paqe. Unë shpresoj se thirrja jonë do të dëgjohet.

Përpjekjet tonaë nuk synojnë izolimin e Izraelit ose delegjtimimin e tij; përkundrazi ne duam të arrijmë legjitimimin e çështjes së popullit të Palestinës. Ne duam vetëm të delegjitimojmë aktivitetet kolonizuese, okupimin, aparteidin dhe logjikën e forcës së pamëshirshme, dhe ne besojmë se të gjitha vendet e botës të jenë përkrah nesh për këtë.

Koha ka ardhur që të marrë fund vuajtja dhe hallet e miliona refugjatëve të Palestinës në atdhe dhe në Diasporë, për t'i dhënë fund shpërnguljes së tyre dhe për t'i realizuar të drejtat e tyre, disa prej tyre janë detyruar të marrin strehime më se një herë në vende të ndryshme të botës.

Ne e kemi pranuar parimin e demokracisë dhe jemi të përkushtuar të respektojmë verdiktin popullor e rezultatin e atij konsultimi popullor.

Dhe gjithashtu unë mbroj interesin tonë në respektimin e të gjitha detyrimeve tona dhe zbatimin e përkushtimeve tona. Dhe ne nuk do të kursejmë asgjë për të mbrojtur këtë mundësi të sapokrijuar të paqes, çka është provuar nga ato që ne kemi deklaruar këtu sot.

Unë them: Koha ka ardhur për popullin tim trim dhe krenar, pas dekadash të shpërnguljes, të okupimit dhe të vuajtjes së pandërprerë, të jetojë si të gjithë popujt e tjerë të botës, i lirë në një atdhe sovran të pavarur.

Ne nuk mund t'i ndërtojmë themelet e një shteti pa sundimin e ligjit.

Ne nuk mund të ndërtojmë një shtet funksional me një vend që është copëtuar në pjesë të vogla.

Këtu unë deklaroj se Organizata për Çlirimin e Palestinës është gati të kthehet menjëherë në tryezën e bisedimeve mbi bazën e termave të përshtatura sipas ligjeve ndërkombëtare dhe të një ndalimi të plotë të ndërtimeve kolonizuese.

Ne jemi pajtuar me kryeministrin Ariel Sharon tu japim fund të gjitha akteve të dhunës kundër izraelitëve dhe kundër palestinezëve kudo që janë. Qetësia dhe rregulli të cilët do të dëshmohen në vendin tonë, prej ditës së sotme, janë fillim i një epoke të re.

Ne duam që izraelitët të jetojnë. Ata duan të jetojnë - pra të na lënë ne të jetojmë.

Thelbi i çështjes është se qeveria e Izraelit nuk pranoi termat bazë për bisedimet, të cilat janë të mbështetura në ligjet ndërkombëtare dhe në rezolutat e Kombeve të Bashkuara, dhe që pandërprerë po vazhdon të ndërtojë banime në territorin e Shtetit të Palestinës.

Unë mund ta vë qartësisht veten në vendin e Izraelit. Ata janë njerëz si ne. Ata duan paqe dhe siguri brenda kufijve të tyre.

Është koha e duhur që palestinezët të rifitojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre. Është koha e duhur që dekadat, dekadat e gjata të vuajtjes dhe të dhimbjes të marrin fund.

OÇP dhe populli palestinez pranojnë të heqin dorë nga dhuna dhe refuzojnë e dënojnë terrorizmin në të gjitha format, sidomos terrorizmin e shtetit dhe i pranojnë marrëveshjet e nënshkruar mes Organizatës për Çlirimin e Palestinë dhe Izraelit.

Le të zotohemi për të mbrojtur këtë shans në mënyrë që të dëshmojmë se dëshira për paqe shndërrohet në fakt të vërtetë e të përditshëm në këtë rajon.

Ne kemi një autoritet dhe një ligj dhe secili ka përgjegjësinë të zbatojë atë ligj dhe atë autoritet./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.