VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA SOPHIA LOREN (Sofia Loren, lindur më 20 shtator 1934)

E Hënë, 09.22.2014, 03:19pm (GMT1)


VOAL - 22 SHTATOR - Është një burim i pashterrshëm rinie: është mendja jote, talenti yt, krijimet që ti sjell në jetën tënde dhe jetët e njerëzve që ti do. Kur ti mëson ta shfrytëzosh këtë burim, ti vërtet e ke mundur moshën.

Duhet ta gëzosh jetën. Gjithmonë të jesh me njerëz që i pëlqen, njerëz me të cilët ke bisedë të këndshme. Ka kaq shumë gjëra pozitive për të cilat të mendosh.

Bukuria është si ti ndihesh me veten, dhe ajo pasqyrohet në sytë e tu. Nuk është diçka fizike.

Gjithçka që ju shikoni, unë ia detyroj spagetit.

Kur ti je nënë, ti vërtetë nuk je vetëm në mendimet e tua. Një nëne i duhet të mendojë dy herë. Një herë për veten dhe një herë për fëmijën e saj.

Veshja e një femre duhet të jetë si një gardh telash me gjemba: që t'i shërbejë qëllimit pa e penguar shikimin.

Gabimet janë pjesë e haraçeve që paguhen për një jetë sa më të plotë.

Sex appeal është është pesëdhjetë për qind e asaj që je në të vërtetë dhe pesëdhjetë për qind e asaj që njerëzit mendojnë se je.

Duhet të jesh e lindur një sex symbol. Përndryshe nuk bëhesh dot. Nëse ke lindur me  këtë cilësi, atëherë do ta kesh edhe kur të jesh 100 vjeçe.

Nëse nuk ke qarë, sytë e tu nuk mund të jenë të bukur.

Pas kaq vitesh, unë jam prapë jam e përfshirë në procesin e vetëzbulimit. Ishte më mirë ta shfrytëzoja jetën dhe të bëja gabime se të bëj një jetë të sigurt.

Seksi është si të lash fytyrën - diçka që do ta bësh, sepse duhet bërë. Seksi pa dashuri është absolutisht qesharak. Seksi pason dashurinë, asnjëherë nuk e paraprin.

Shumë njerëz mendojnë se i dëshirojnë gjërat, por ata nuk kanë vërtet forcën, disiplinën. Ata janë të dobët. Unë mendoj se njeriu arrin çfarë don, nëse ai e do vërtet shumë.

Unë ha shumë sallatë, pak mish dhe mjaft fruta. Kjo është e gjitha. Por më pëlqejnë të ëmblat.

Unë mendoj se cilësia e bukurisë tunduese vjen nga brenda. Është diçka që është në ty ose nuk është. Dhe nuk ka të bëjë me gjoksin, me buzët e të tjera.

Kurrë nuk jam përpjekur t'i errësoj kujtimet e së shkuarën, edhe kur ato janë tejet të dhimbshme. Gjithçka që përjeton të ndihmon që të jesh njeriu që je.

Për të përparur në profesion, kërkohet shumë besim tek vetja. Prandaj disa njerëz, me talent mediokër, por me shtysa të brendshme të fuqishme, shkojnë shumë më përpara se njerëz me talent të madh.

Jam vërtet e çuditshme, kurrë nuk provova të bëj teatër. Dhe më kanë kërkuar kushedi sa herë autorë të hatashën në Amerikë që të bëj teatër. Dhe gjithmonë kam thënë jo, duke mos përjetuar skenën dhe teatrin.

Unë jam një xhirafë. Edhe kur ec dukem si një xhirafë me qafë të gjatë dhe me këmbë të gjata. Ajo është një kafshë shurdhmemece, dijeni këtë.

Unë jam me fat. Pata një nënë tejet të bukur.

Nuk gjen kënaqësi në punë, nëse nuk e bën punën që dëshiron.

Unë ec, ec, ec, ec. Kjo bën shumë mirë për zemrën./ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.