VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma të Marlenë Ditrih (Marlene Dietrich, 1901-1992)
E Premte, 12.25.2009, 10:30am (GMT1)

 

 

Voal-online 25 dhjetor -Një mbret, duke e ditur pafuqinë e tij, nuk mund as t'i delegojë as të heqë dorë nga detyrat e tij. As një baba nuk mundet. Vetëm nëse djemtë do ta shikonin paradoksin, do ta kuptonin dilemën.

 

Një burrë do të parapëlqente më mirë të kthehej në një shtëpi me shtrat të pashtruar e me një grua të lumtur se me një shtrat të shtruar dhe me një grua të zemëruar.

Amerika më mori në gjirin e saj kur nuk kisha më një vend emri i të cilit të kishte vlerë, por në zemër jam gjermane gjermane jam në shpirt.

 

Guximi dhe hiret janë një përzierje e përkryer. I vetmi vend për ta parë atë është arena e ndeshjes së demave.

Fama është çfarë unë shes, ajo është aksioni im në treg.

Zënka është vdekja e dashurisë.

Si ta dish ti se dashuria ka vdekur? Nëse ti thua se do të arrish në orën shtatë dhe arrini në nëntë, dhe ai ose ajo ende nuk e ka thirrur policinë atëherë dashuria ka vdekur.

 

Në zemër unë jam bujare.

 

Nuk jam një mit.

Unë vishem për imazh. Jo për veten time, por për publikun, jo për modën, por për burrat.

Nuk dëshiroja të bëhesha aktore filmash, që të luaj gjithmonë dikë tjetër, të jem gjithmonë e bukur me dikë që të kontrollon çdo lëvizje të qerpikut të syrit. Ishte gjithmonë një mërzitje e madhe për mua.


Më pëlqejnë citatet, sepse është gëzim të gjesh mendime që dikush mund t'i ketë, të shprehura bukur me më tepër autoritet nga dikush i njohur si më i zgjuar se vetja ime.

Kurrë nuk kam ndjerë kënaqësi duke punuar në një film.

 

Unë ia vlej më shumë e vdekur se e gjallë. Mos qaj për mua pasi të kem vdekur; qaj për mua tani.

Miq janë ata që mund t'i thërrasësh në orën 4:00 të mëngjesit.

 
Latinët janë nga natyra entusiastë. Në Brazil ata hedhin lule. Në Argjentinë hidhen vetë.

 

Shumica e grave bëjnë çmos për të ndërruar burrë, dhe kur e kanë ndërruar, ky nuk iu pëlqen.

Bestytnitë janë më shumë se zakone se besime.

 

Njeriu mesatar është më shumë i interesuar për një femër e cila është e interesuar për të, se në një femër me këmbë të bukura.

Gjermanët dhe unë nuk flasim më të njëjtën gjuhë.

Lotët që kam derdhur për Gjermaninë janë tharë. Unë e kam larë fytyrën time.

Të dobëtit ka më shumë të ngjarë ta bëjnë të fortin të dobët, se i forti ka të ngjarë ta bëjë të dobëtin të fortë.

Ka një ndryshim gjigant mes fitimit të shumë parave dhe të qenit i pasur.

Ka diçka të veçantë tek një ushtar amerikan, që nuk mund ta shpjegosh. Ata janë mirënjohës për gjithçka, madje edhe për një aktore filmi që shkon t'i takojë.

Mendo dy herë para se ta ngarkosh një mik me një sekret.

Për të qenë krejtësisht grua ti ke nevojë për një mësues, dhe tek ai të kesh mirëkuptimin e jetës tënde. Ke nevojë për një burrë që ta shikosh me respekt. Nëse e shfronëzon atë, mos u habit që ti je e pakënaqur, dhe gratë e pakënaqura nuk mund të duhen gjatë.

Kur je e vdekur, je e vdekur. Kaq.

 

Pa ëmbëlsi, një burrë është jointeresant./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.