E Mërkurë, 07.17.2019, 09:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma nga Maja Anxhelou (Maya Angelou)
E Martë, 02.03.2009, 05:54pm (GMT+1)

 

Të gjithë njerëzit janë të përgatitur për të arritur të pabesueshmen nëse idealet e tyre janë të kërcënuara.

 

Me sa di unë femrat e bardha nuk janë kurrë vetëm, përveçse në libra. Burrat e bardhë i adhurojnë ato, burrat zezakë i dëshirojnë ato dhe femrat zezake iu shërbejnë atyre.

 

Kur isha pesëmbëdhjetë vjeçe jeta më mësoi mua pamohueshëm se dorëzimi ishte po aq I nderuar sa rezistenca, sidomos nëse nuk ke rrugë tjetër.

 

Guximi është më i rëndësishmi i të gjitha virtuteve, sepse pa guxim ju nuk mund të vini në jetë në mënyrë frytdhënëse asnjërin prej virtuteteve të tjera. Ju do të vini në jetë çdo virtut gabueshëm, por asnjërin në mënyrë frytdhënëse pa guxim.

 

Sepse Afrika për mua…është më tepër se një fakt i bujshëm. Është një e vërtetë historike. Askush nuk mund ta dijë se ku është duke shkuar, nëse nuk e di saktësisht ku ka qenë dhe saktësisht si arriti aty ku është.

 

Historia, pavarësisht dhimbjeve therëse, nuk mund të mos jetohet, por duhet përballur me trimëri, duhet ripërjetuar.

 

Sa e rëndësishme është për ne t’i njohim e t’i kremtojmë heronjtë dhe heroinat tona.

 

Unë besoj se çdo njeri ka lindur i talentuar.

 

Unë besoj se ne jemi ende të pafajshëm. Speciet janë ende kaq të pafajshme sa që një person që është duke u vrarë beson se vrarësi, pak para se t’ia marrë frymën përfundimisht, do të tregojë aq mirëkuptim sa t’ia japë atij një gotë të ëmbël me ujë.

Kam zbuluar se mes shumë përfitimesh të tjera, dhënia i çliron shpirtin dhënësit.
 
Mezi pres të shoh një vajzë të re tek del dhe kap botën në cepin e xhaketës. Jeta është një hore. Duhet ta dilni dhe ta shqelmoni në prapanicë.

 

Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë çfarë ju keni thënë, njerëzit do të harrojnë çfarë ju keni bërë, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë si i keni bërë ata të ndjejnë.

 

Nëse dikush është me fat, një fantazi filliktate mund t’i shndërrojë krejtësisht një milionë realitete.

 

Nëse nuk të pëlqen diçka, ndryshoje atë. Nëse nuk mund ta ndryshosh atë, ndryshoi sjelljet e tua.

 

Nëse zemra ta thotë të kujdesesh për dike tjetër, atëherë ti do të kesh sukses.

Nëse ke qoftë dhe një buzëqeshje jepjua atë njerëzve që i do.

 

Është koha që prindërit t’i mësojnë të rinjtë herët se në ndryshueshmërinë është bukuria dhe forca.

 

Dashuria është si një virus. Ajo mund t’i ndodhë kujtdo në çdo kohë.

 

Dashuria nuk njeh pengesa. Ajo i shmang pritat, i kapërcen gardhet, i depërton muret për të arritur cakun e tyre plot me shpresë.

 

Shumësia e vajzave janë të virtytshme për shkak të mundësisë së pakët që ato të jenë ndryshe.

 

Muzika ishte streha ime. Unë mund të bija barkas në hapësirën mes notave dhe ta lakoj shpinën time ndaj vetmisë.

 

Shpresa ime më e madhe është të qesh aq shumë derisa të qaj; ta kryej punën time, të përpiqem të dashuroj dikë dhe të kem guximin ta pranojë dashurinë në shkëmbim.

 

Jeta ime ka qenë një lojë e madhe, një vallëzim që ec, një këngë që flet, unë qesh aq rëndë sa gati më mbaron fryma kur mendoj për veten time.

 

Nëna ime më thoshte të jem gjithmonë intolerante ndaj injorancës, por ta kuptoja mos shkollimin. Disa njerëz, që nuk kishin mundësinë të shkojnë në shkollë, ishin më të edukuar dhe më të zgjuar se profesorët e universiteteve.

 

Asnjë punë nuk bëhet vetë, pa e bërë ti.

 

Dikush nuk është e nevojshme të ketë lindur trim, por ai ka lindur me këtë mundësi. Pa guxim, ne nuk mund jemi të sjellshëm, të vërtetë, të mëshirshëm, të njerëzishëm apo të ndershëm.

Disa kritikë do të shkruajnë “Maya Angelou është një shkrimtare natyrale” – si të thonë se është një kirurge natyrale zemre.

 

Dhimbja për shtëpinë jeton në të gjithë ne, është vendi i sigurtë ku ne mund të shkojmë ashtu si jemi dhe pa na shqetësuar kush.

 

Nuk ka vdekje më të tmerrëshme se të mbash brenda vetes një histori të patreguar.

 

Ne mund të përballemi me shumë humbje, por duhet të mos humbim.

 

Ndërkohë që e di se jam një krijesë e Zoti, unë jam e detyruar gjithashtu ta kuptoj dhe ta kujtoj se gjithçka tjetër është krijesë e Zotit./Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma nga Kristiane Amanpur (Christiane Amanpour) (02.02.2009)
Aforizma të Muhamet Ali-ut (02.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]