VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma nga Friedrich Dürrenmatt (Fridrih Dyrenmat, 1921-1990)

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 02:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma nga Friedrich Dürrenmatt (Fridrih Dyrenmat, 1921-1990)
E Premte, 01.01.2010, 05:19pm (GMT+1)

 

 

Voal-online 1 janar -Një fuqi e madhe mund ta pranojë një dështim ushtarak vetëm kur duket si një fitore politike.

 

 

Një shtet e quan veten gjithmonë atdhe kur është gati për të vrarë.

 

Para së gjithash, dysho tek atdheu yt. Askush nuk priret më tepër të bëhet vrasës se atdheu.

 

Më shumë se çdo gjë tjetër, ne na duhet një epokë Ndriçimi. Sistemet tona politike të tanishme duhet të heqin dorë nga parullat e së vërtetës, drejtësisë e të lirisë dhe duhet t'i zëvendësojnë ato me përpjekjet për të vërtetën, drejtësinë dhe arsyen.

 


Emocionet nuk kanë vend në biznes, nëse ju nuk bëni biznes me ato.

Gjithçka tjetër në botë mund të ndryshohet, vetëm njeriu nuk mund të ndryshohet.

Gjithçka që është e nevojshme është gjithashtu e lehtë. Ju duhet thjesht ta pranoni atë. Dhe gjëja më e nevojshme, më natyrale në këtë planet është vdekja.

 

Për një njeri që është duke vdekur vetëm përjetësia ka rëndësi.

Për njerëz që nuk kanë mendje kritike, shteti është enitet mitik, për ata që mendojnë në mënyrë kritike shteti është një sajesë racionale, krijuar nga njeriu në mënyrë që ta lehtësojë bashkekzistencën mes njerëzve.

Unë jam njeriu, dhe njerëzit nuk e shohin Zotin. Ne nuk jemi të aftë ta shohim Atë, ne vetëm mund ta kërkojmë Atë.

Në një shoqëri që është ndërtuar në mënyrë të keqe, mëshira nuk jep rezultat.

Është jonjerëzore ta vazhdosh një luftë e cila lehtësisht mund të përfundojë.

Natyrisht, është shumë më e lehtë ta rrëfesh një vrasje para një filxhani kafeje se përballë një trupi gjykues.

 

Drejtësia është tmerr.

Njeriu është jo i përkryer. Realiteti që ai krijon është gjithmonë i rrezikuar nga njeriu.

Lajmet e mediave nuk e ndryshojnë botën. Vetëm faktet e ndryshojnë botën, dhe ato kanë ndodhur tashmë kur ne i dëgjojmë lajmet.

 

Njeriu nuk ia vë flakën një bote tashmë të humbur.

Vetëm liria e mendjes mund ta parandalojë një shtet që të mos bëhet totalitar.

Shkenca jonë është bërë e tmerrëshme, kërkimet tona janë bërë të rrezikshme, shpikjet tona janë bërë vdekjeprurëse. Ne mjekët duhet të vendosim paqe me realitetin. Realiteti nuk është i fortë sa ne. Ne do ta rrënojmë realitetin.

Vetëm njerëz si ne, në gradën e fundit, mund t'i kuptojnë komeditë.

 

Pushteti është paradoksal.

Mëto të jesh budalla, kjo është e vetmja mënyrë për ta arritur moshën e pleqërisë.

 

Zgjerimi religjioz dhe ai politik shkojnë për bukuri dorë për dorë.

Rezistenca me çdo çmim është më e pakuptimta në botë.

Revolucionet kërkojnë sakrifica të pamasa dhe, në të njëjtën kohë, krijojnë një nevojë të re për ta ndryshuar botën prapë.

 

Kështu mëso ta bësh zap frikën. Kjo është e vetmja mënyrë për të qenë mjeshtër sot: t'i shikosh gjërat pa frikë, dhe të veprosh drejt pa frikë.

Ai që është vetë duke vdekur nuk mban zi për atë që vdiq.

Arti i guzhinës, kur është krejt mjeshtëror, është e vetmja aftësi njerëzore nëpërmjet së cilës mund të thuhen gjëra të mira.

Ndryshimi midis njerëzve dhe kafshëve të egra është se njerëzit luten përpara se të bëjnë një vrasje.

Bota është keq, por jo pa shpresë. Ajo duket e pashpresë vetëm kur e shikojmë nga një këndvështrim ideal.

 

Ka mendime të cilat nuk duhet t'i mendojmë.

E vërteta është gjithmonë një zhgënjim.

 

Ne jemi bota.

Ne nuk e konsiderojmë patriotizmin të dëshirueshëm nëse bie ndesh me sjelljen e qytetëruar.

 

Kur vdekja të kap në fyt, ti nuk i ha dot fjalët.

Të gjithë ata që janë të kënaqur me realitetin dhe përfitojnë nga mungesa e drejtësisë, nuk duan ta ndryshojnë atë.

Pa tolerancë, bota është ferr.

 

Historia e njerëzimit është tragjike./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Marlenë Ditrih (Marlene Dietrich, 1901-1992) (12.25.2009)
Aforizma të Denis Diderosë (Denis Diderot, 1713-1784) (12.17.2009)
Aforizma të Ketrinë Denëv (Catherine Deneuve) (12.10.2009)
Aforizma të Ciceronit (Marcus Tullius Cicero, 106-43 para Krishtit) (12.04.2009)
Aforizma të Konfucit (Confucius, 551-479 para Krishtit) (11.26.2009)
Aforizma të Miguel De Servantis (Miguel De Cervantes, 1547-1616) (11.17.2009)
Aforizma të Çarli Çaplinit (11.06.2009)
Aforizma të Uinston Çërçillit (Winston Churchill, 1874-1965) (10.26.2009)
Aforizma të Xhakomo Kazanovës (10.17.2009)
Aforizma të Truman Kapotit (Truman Capote, 1924-1984) (10.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]