E Enjte, 03.28.2024, 09:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Zhanë D'Ark
E Mërkurë, 02.04.2009, 06:14pm (GMT+1)

Vepro dhe Zoti do të të ndihmojë.

 

Fëmijët thonë se njerëzit nganjëherë janë varur pse kanë thënë të vërtetën.

 

Zgjohu nesër herët në mëngjes, edhe më herët se u zgjove sot dhe bëje më të mirën tënde të mundshme. Gjithmonë qëndro pranë meje, sepse nesë ne kemi shumë për të bërë dhe shumë më tepër se unë kam bërë ndonjëherë. Dhe nesër gjaku do të shkojë deri mbi gjoksin tim.

 

Unë nuk kam frikë...unë kam lindur për ta bërë këtë.

 

Isha një trembëdhjetë vjeçe kur dëgjova një zë prej Zotit që të më ndihmonte mua t'i zotëroj sjelljet e mia. Dhe për herë të parë kisha pa masë frikë.

 

Unë më mirë është të vdes se të bëj diçka që e di se është mëkat apo që është kundër vullnetit të Zotit.

 

Nëse unë nuk jam, Zoti më çoftë atje; dhe nëse jam, Zoti më mbajttë mua atje.

 

Është e vërtetë se mbreti ka bërë një armëpushim me dukën e Burgundit për pesëmbëdhjetë ditë dhe se duka ka për t'ia kthyer qytetin e Parisit në mbarim të pesëmbëdhjetë ditëve. Prapë ju mos u habitni nëse unë nuk hyj në atë qytet kaq shpejt.

 

Mbreti i Anglisë dhe ti, duka i Bedfordit, që e quan veten mëkëmbës të mbretërisë së Francës...do t'ia paguash borxhet mbretit të Qiejeve; kthehu tek Vajza, e cila është e dërguara e mbretit të Qiejeve, ti i more të gjithë çelësat e qyteteve të mira dhe i dhunuat në Francë.

 

Nëse Zoti ka dashuri a urrejtje për anglezët nuk di gjë, por e di që ata të gjithë do të përzihen jashtë Francës, përveç atyre që do të vdesin në Francë.

 

Një jetë është gjithçka që ne kemi dhe ne e jetojmë ashtu siç mendojmë se është më mirë për ta jetuar. Por të sakrifikosh vetveten dhe të jetosh pa besim, ky është një fat më i tmerrshëm se vdekja.

 

Përderisa Zoti e ka dhënë atë urdhëruar, ishte e domosdoshme që ta zbatoja Përderisa Zoti e ka dhënë atë udhër, madje edhe nëse unë do t'i kisha pasur njëqind baballarë dhe motra, madje edhe nëse unë do të kisha qenë vajzë mbreti, do të kisha vdekur prapëseprapë.

                           

Ti thua se je gjykatësi im; unë nuk e di nëse ti je; por ki kujdes të mos më gjykosh keq, sepse do ta vësh veten në rrezik të madh./

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma nga Maja Anxhelou (Maya Angelou) (02.03.2009)
Aforizma nga Kristiane Amanpur (Christiane Amanpour) (02.02.2009)
Aforizma të Muhamet Ali-ut (02.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]