VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma të Eliza Dushkut (Lindur më 30 dhjetor 1980)
E Mërkurë, 01.06.2010, 01:00pm (GMT1)

 

 

Voal-online 6 janar-Çdo vit unë them se do të shkoj në shkollë vitin e ardhshëm. Është e pashmangshme që një ditë ta plotësoj shkollimin tim.

 

Për një kohë të gjatë unë mendoja se isha djalë. Vërteë kështu. Vishesha me rroba djali dhe luaja futboll.

Të kesh sukses apo të rrish në shtëpi. Sepse është e vërtetë. Çfarë kini për të humbur?

 

Unë nuk dua t'ia di kush je ti, të gjithë e kanë kaluar këtë përvojë, përjetimin se do të të pëlqente të ishe dikush tjetër.

E mbaj mend duke goditur Sarah Michelle Gellar me një ganxhë të madhe gjatë javës time të parë në punë. Ishte e tmerrëshme. Zakonisht në skena të tilla përdoren figurantë për t'i shmangur aktorët nga gjëra si këto.

 

U rrita në Boston me tre vëllezër më të mëdhenj dhe me një nënë single shumë të fuqishme dhe shumë të pushtetëshme.

 

Tani jam një aktore më e pjekur.

 

Kam besim te vetja dhe nuk kam frikë të them çfarë mendoj.

 



Nëse nuk bëhesha aktore, atëherë do të studioja shkenca politike apo ekonomi sociale a diçka të tillë. Mua më pëlqen të vizitoj kultura të ndryshme dhe të shikoj si i kanë ndërtuar ata shoqëritë e tyre.

Në filmin tim të parë, That Night (Atë natë), me Juliette Lewis, unë kisha një skenë me dy vajza të tjera ku ne përdornim një krem për t'i fryrë gjokset tona. Isha 10 vjeçe.

 

Është e lehtë të luash rolin e një vajze të keqe: Ti bën gjithçka që të është thënë të mos e bësh, dhe nuk do t'ia dish për pasojat, sepse je vetëm duke aktruar.

 

Nëna ime është liberale. E dua pa masë.

Nëna ime merrte grupe nxënësish nga vende të ndryshme dhe na dërgonte nëpër botë, kështu qëkur unë isha 10 vjeçe kam qenë në Rusi, Kinë, Nikaragua dhe në disa vende të tjera.

Prindërit e mi u divorcua kur sapo kisha lindur, dhe nëna ime është një profesore e shkencave politike, si një Mormone feministe, pra njëfarë ashtukështuje.

Televizioni mund të jetë një përkushtim i gjatë për mua.

 

Ka diçka joshëse gjithmonë një vajzë me një sjellje të veçantë dhe me një palë pantollona lëkure.


Ne nuk kishim televizor në dhomën tonë të ndenjes dhe të gjithë miqtë e mi mendonin se ne ishim disi të mistershëm. Kur ata erdhën tek ne, nëna ime deshi t'iu fliste atyre për ngjarjet aktuale.

Kur punoja me Jamie Lee Curtis në filmin True Lies (Gënjeshtra të vërteta), ajo më tha mua se ty të duhet një plan B, sepse për gjashtë muaj ti do të duhet të përqëndrohesh në diçka tjetër.

 

Kur ti shkon në mes të të njëzetave, atëherë fillon të ndjesh përgjegjësi për gjëra që ti bën dhe për njerëzit që ke rrotull. Është një moshë e mrekullueshme./Elida BUÇPAPAJ

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.