E Enjte, 03.28.2024, 04:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Thomas Stern Eliot (Tomas Shtern Eliot, 1888-1965)
E Shtunë, 01.16.2010, 12:38pm (GMT+1)

 

Voal-online 16 janar-Drama duhet t'ju nxitë të mendoni. Kur e shikoj një dramë dhe e kuptoje me herën e parë, atëherë e kuptoj se diçka nuk është si duhet.

 

Një dhimbje dhëmbi apo një dhimbje e dhunshme nuk është domosdo e pakësuar ngadija jonë për shkaqet, natyrën, rëndësinë apo kotësinë.

Të gjitha të vërtetat thelbësore janë të vërteta thelbësore. Kur ato bëhen publike nuk janë të vërteta më; ato shndërrohen në fakte apo, në rastinmë të mirë, ato bëhen pjesë e karakterit të publikut; apo, në rastin më të keq, parulla.

Zgjedhjet e reja po vijnë. Paqja universale është deklaruar dhe dhelpranët kanë interes të sinqertë t'ua zgjatin jetën pularive.

Ata shkruajnë libra të panumërt; duke qenë tepër bosh dhe të shastisur nga heshtja: duke e shikuar secilin sipas shkallës shoqërore, dhe duke fshehur boshllëkun e vet.

Ankthi është punëdorja e krijimit.

Çdo poet, nëse iu mbijeton 25 vjetëve, duhet të plaket; ai duhet të kërkojë ndikime të reja letrare; ai do të ketë emocione të ndryshme për të shprehur.

Prilli është muaji më mizor.
 

Arti nuk përmirësohet kurrë, por... materiali i artit nuk është kurrë i njëjti.

Siç janë gjërat, dhe siç duhet të jenë gjithmonë, poezia nuk është karrierë, por lojë. Asnjë poet i ndershëm nuk mund të ndihet i sigurtë për vlerat e përhershme të asaj që ai ka shkruar: Ai mund ta ketë zgjeruar kohën e tij dhe mund ta ketë çuar dëm jetën e tij për asgjë.

E gjithë puna sot qëndron në bindjen e turmave.

Çdo përvojë është një paradoks që do të thotë se është absolut, dhe prapë është relativ; në vetvete ai shkon përtej vetes dhe kurrë nuk i ik vetes.

Poezia e mirëfilltë mund të komunikojë para se të kuptohet.

Gjysma e dëmit të bërë në këtë botë është bërë nga ata njerëz që duan të ndihen të rëndësishëm. Nuk është e thënë që ata të bëjnë keq. Por dëmi që bëjnë nuk iu intereson fare.

Shtëpia është pikënisja.

Njerëzimi nuk mund ta përballojë aq shumë realitetin.

Jam anglo-katolik nga feja, klasicist në letërsi dhe mbretëror në politikë.

Unë nuk besoj se njeriu plaket. Mendoj se çfarë ndodh herët në jetë në njëfarë kohe krijon vendnumëro të plotë tek njeriu.

E kam parë lindjen dhe vdekjen, por kam menduar se jenë të ndryshme.

E kam matur jetën time me lugët e kafesë.

Do t'jua tregoj frikën në një grusht pluhur.
 

Poetët e papjekur imitojnë; poetët e pjekur vjedhin.

Në fillimin tim është fundi im.

Është e qartë se nuk mund t'ia shpjegojmë një pasion një njeriu që nuk e ka provuar kurrë, aq sa nuk mund t'ia shpjegojmë dritën një të verbëri.

Vetëm në botën e objekteve ne gjejmë kohën, hapësirën dhe veten tonë.

 

Nuk është mençuri t'i dhunosh ligjet, kur ju dini si t'i zbatoni ato.

Është e çuditëshme që fjalët nuk gjinden lehtë. Prapë, si azmatikët që luftojnë për ajër, ashtu edhe i dashuruari duhet të luftojë për fjalët.

Shqetësimi im më i madh është ngritja dhe ulja e perdes.

O Zot, me jep mua një qëllim të shkëlqyer dhe një zemër të poshtër: sepse zemra është më mashtruese se gjithçka, dhe dëshpërimisht e dobët.

 

Vetëm ata që rrezikojnë të shkojnë tepër larg kanë mundësinë të gjejnë sa larg mund të shkohet.

Vështirësitë tona të momentit duhet gjithmonë të gjejnë njëfarë zgjidhjeje, por vështirësitë tona të përhershme janë vështirësi të çdo momenti.

Respektiynë për një lexues të mirë është vlerësim i mjaftueshëm për letërsinë.

Njerëzit të cilëve nuk iu ka nodhur kurrë ndonjë gjë, nuk mund ta kuptojnë parandësinë e ndodhive.


Shkruarja e dramës është në gjakun tuaj dhe ju nuk mund ta ndalni atë. Së paku gjersa producentët ose publiku ua mësojnë këtë.

 

Poezia nuk është një zhytje në emocione, por një ikje nga emocionet; nuk është shprehje e personalitetit, por ikje nga personalitetit. Por, natyrisht, vetëm ai që ka personalitet dhe emocione di se çfarë do të thotë t'iu ikësh këtë gjërave.
 

Poezia mund të na mbajë ne disi më të ndjeshëm ndaj ndjenjave tona më të thella, të paemra, të cilat formojnë thelbin e qenies sonë, në të cilin ne rrallë depërtijmë; sepse jetët tona janë kryesisht një shmangie konstante e vetes.
 

Poezia duhet të ndihmojë jo vetëm për ta përkryer gjuhën e kohës, por edhe ta prandalojë atë së ndryshuari shumë shpejt.

 

Disa botues janë shkrimtarë të dështuar, por të tillë janë shumica e shkrimtarëve.
 


Televizioni është një mjet argëtimi që ua lejon shumë njerëzve të dëgjojnë të njëjtën lojë, në të njëjtën kohë, dhe prapë të jenë në vetmi.

 

Poeti i keq zakonisht është i pavetëdijshëm për çfarë duhet të jetë i vetëdijshëm, dhe i vetëdijshëm për çfarë duhet të jetë i pavetëdijshëm.

 

Gjëja më e mirë për poetët është të shkruajnë sa më pak që të jetë e mundur.

 

Nobeli është një biletë për funeralin e dikujt. Askush nuk ka bërë diçka pasi e ka marrë atë.

 Progresi i një artisti është një vetësakrificë e vazhdueshme, një shfarosje e vazhdueshme e personalitetit.


Nuk ekziston metodë tjetër përveçse të jesh inteligjent.

 

 Ne dimë shumë tepër, dhe jemi të bindur për këtë shumë pak. Letërsia jonë është një zëvendësim i religjionit, dhe kështu është edhe religjioni ynë.

Ai që ne e quajmë fillimi është shpesh fundi. Dhe të bësh një fund do të thotë të bësh një fillim. Fundi është prej ku ne fillojmë.

 

Atje ku nuk ka tempuj, nuk do të ketë as shtëpi./Elida BUÇPAPAJ

 


Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Dwight D. Eisenhower (Duajt D. Ajzenhauer, 1890-1969) (01.10.2010)
Aforizma të Eliza Dushkut (Lindur më 30 dhjetor 1980) (01.06.2010)
Aforizma nga Friedrich Dürrenmatt (Fridrih Dyrenmat, 1921-1990) (01.01.2010)
Aforizma të Marlenë Ditrih (Marlene Dietrich, 1901-1992) (12.25.2009)
Aforizma të Denis Diderosë (Denis Diderot, 1713-1784) (12.17.2009)
Aforizma të Ketrinë Denëv (Catherine Deneuve) (12.10.2009)
Aforizma të Ciceronit (Marcus Tullius Cicero, 106-43 para Krishtit) (12.04.2009)
Aforizma të Konfucit (Confucius, 551-479 para Krishtit) (11.26.2009)
Aforizma të Miguel De Servantis (Miguel De Cervantes, 1547-1616) (11.17.2009)
Aforizma të Çarli Çaplinit (11.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]