VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Aforizma të Thomas Stern Eliot (Tomas Shtern Eliot, 1888-1965) E Shtunë, 01.16.2010, 12:38pm (GMT1)
Voal-online 16 janar-Drama duhet t'ju nxitë të mendoni. Kur e shikoj një dramë dhe e kuptoje me herën e parë, atëherë e kuptoj se diçka nuk është si duhet.
Një dhimbje dhëmbi apo një dhimbje e dhunshme nuk është domosdo e pakësuar ngadija jonë për shkaqet, natyrën, rëndësinë apo kotësinë. Të gjitha të vërtetat thelbësore janë të vërteta
thelbësore. Kur ato bëhen publike nuk janë të vërteta më; ato shndërrohen në
fakte apo, në rastinmë të mirë, ato bëhen pjesë e karakterit të publikut; apo,
në rastin më të keq, parulla. Ankthi është punëdorja e krijimit. Çdo poet, nëse iu mbijeton 25 vjetëve, duhet të plaket; ai duhet të kërkojë ndikime të reja letrare; ai do të ketë emocione të ndryshme për të shprehur. Prilli është muaji më mizor. Siç janë gjërat, dhe siç duhet të jenë gjithmonë, poezia nuk është karrierë, por lojë. Asnjë poet i ndershëm nuk mund të ndihet i sigurtë për vlerat e përhershme të asaj që ai ka shkruar: Ai mund ta ketë zgjeruar kohën e tij dhe mund ta ketë çuar dëm jetën e tij për asgjë. E gjithë puna sot qëndron në bindjen e turmave. Gjysma e dëmit të bërë në këtë botë është bërë nga ata
njerëz që duan të ndihen të rëndësishëm. Nuk është e thënë që ata të bëjnë keq.
Por dëmi që bëjnë nuk iu intereson fare. Njerëzimi nuk mund ta përballojë aq shumë realitetin. E kam parë lindjen dhe vdekjen, por kam menduar se jenë të ndryshme. E kam matur jetën time me lugët e kafesë. Do t'jua tregoj frikën në një grusht pluhur. Është e qartë se nuk mund t'ia shpjegojmë një pasion
një njeriu që nuk e ka provuar kurrë, aq sa nuk mund t'ia shpjegojmë dritën një
të verbëri.
Nuk është mençuri t'i dhunosh ligjet, kur ju dini si
t'i zbatoni ato.
Vetëm ata që rrezikojnë të shkojnë tepër larg kanë
mundësinë të gjejnë sa larg mund të shkohet.
Poezia nuk është një zhytje në emocione, por një ikje
nga emocionet; nuk është shprehje e personalitetit, por ikje nga
personalitetit. Por, natyrisht, vetëm ai që ka personalitet dhe emocione di se
çfarë do të thotë t'iu ikësh këtë gjërave.
Disa botues janë shkrimtarë të dështuar, por të tillë
janë shumica e shkrimtarëve.
Poeti i keq zakonisht është i pavetëdijshëm për çfarë duhet të jetë i vetëdijshëm, dhe i vetëdijshëm për çfarë duhet të jetë i pavetëdijshëm.
Gjëja më e mirë për poetët është të shkruajnë sa më pak që të jetë e mundur.
Nobeli është një biletë për funeralin e dikujt. Askush
nuk ka bërë diçka pasi e ka marrë atë.
Ne dimë shumë
tepër, dhe jemi të bindur për këtë shumë pak. Letërsia jonë është një
zëvendësim i religjionit, dhe kështu është edhe religjioni ynë.
Atje ku nuk ka tempuj, nuk do të ketë as shtëpi./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |