VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA BUDDHA (Buda, 623-543 para erës së re)

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 10:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA BUDDHA (Buda, 623-543 para erës së re)

E Djelë, 03.01.2015, 10:32am (GMT+1)


Voal - 1 MARS - Unë kurrë nuk shikoj çfarë është bërë; unë shikoj vetëm çfarë ka mbetur pa u bërë.

Këmba e ndien veten se është këmbë vetëm kur prek tokën.

Virtytet ashtu si Muzat përfytyrohen në grup gjithmonë. Një parim i mirë kurrë nuk gjen vend i vetmuar në një zemër.

Të zgjuarit i zbukurojnë fjalët me mendimet e tyre, duke i situr ato si në sitë.

Mos u merr me të shkuarën, mos ëndërro të ardhmen, përqëndroje mendjen në të sotmen e tanishme.

Ti mund të kërkosh anembanë universit dikë që e meriton më tepër dashurinë dhe përkushtimin tënd sesa vetja jote, dhe ai person nuk ka për t'u gjetur kurrë. Ti vetë, më shumë se gjithkush në univers meriton dashurinë dhe përkushtimin tënd.

Tri gjëra nuk mundet me u fshehë: dielli, hëna dhe e vërteta.

Mendja është gjithçka. Çfarë mendoni, ai jeni.

Për të pasur shëndet të mirë, për të sjellë lumturi të vërtetë, për të sjellë paqe tek të gjithë, njeriu së pari duhet të disiplinojë dhe të kontrollojë mendjen e tij. Nëse një njeri mund të kontrollojë mendjen e tij, ai mund të gjejë mënyrën e Ndriçimit, dhe e gjithë zgjuarsia dhe virtyti do të vijnë tek ai.

Mbajtja e trupit në shëndet të mirë është një detyrë... përndryshe ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë mendjen tonë të fortë dhe të kthjellët.

Me mijëra qirinj mund të ndizen nga një qiri i vetëm, dhe jeta e një qirir nuk do të shkurtohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet nëse e ndajmë me të tjerët.

Ashtu si thesarët zbulohen nga nëntoka, ashtu virtyti shpaloset nga bëmat e mira, dhe zgjuarsia shpaloset nga një mendje e kthjellët dhe paqësore. Për të ecur qetësisht përmes labirintit të jetës njerëzore, njeriu ka nevojë për dritën e zgjuarsisë dhe për udhëheqjen e virtytit.

Ashtu si qiriu nuk mund të digjet pa flakë, njerëzit nuk mund të jetojnë pa një jetë shpitërore.

Paqja vjen nga brenda nesh, mos e kërkoni jashtë vetes.

Ju nuk do të ndëshkoheni për zemërimin tuaj, ju do të ndëshkoheni nga zemërimi juaj.

Të jesh përtac është një rrugë e shkurtër drejt vdekjes dhe të jesh i zellshëm është një rrugë e jetës; budallenjtë janë përtacë, të zgjuarit janë të zellshëm.   

Është më mirë të udhëtosh shëndosh se të arrish.

Është më mirë të pushtosh veten se të fitosh mijëra beteja. Atëherë fitorja është e juaja.
Atë nuk ta rrëmben dot kush, as engjejt, as demonët, parajsa apo ferri.

Është mendja e tij që e çon njeriun në rrugë të keqe, nuk janë armiku i tij apo keqdashësi ata që e çojnë në rrugë të keqe.

Pa shëndet jeta nuk është jetë, është vetëm një lëngatë dhe vuajtje - një imazh i vdekjes.

Ne jemi çfarë ne mendojmë. E gjitha buron nga mendimet tona. Me mendimet tona ne e bëjmë botën.

Më e mirë se mijëra fjalë të shenjta, është ajo fjalë që sjell paqe.

As vdekjes nuk duhet t'i druhet ai që ka jetuar mençurisht.

Urrejtja nuk pajtohet me urrejtje, por vetëm me dashuri, ky është ligji i përjetshëm.

Çfarëdo fjalësh të shenjta lexoni, çfarëdo fjalësh të bukura flisni, asnjë të mirë nuk sillni nëse nuk veproni sipas atyre që lexoni dhe flisni./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA RITA ORA (Lindur më 26 nëntor 1990) (02.01.2015)
AFORIZMA NGA LEON TOLSTOI (1828-1910) (12.27.2014)
AFORIZMA NGA SOPHIA LOREN (Sofia Loren, lindur më 20 shtator 1934) (09.22.2014)
AFORIZMA NGA MAHMOUD ABBAS (Mahmud Abas, lindur më 1935) (08.23.2014)
AFORIZMA NGA YEHUDA AMICHAI (Jehuda Amikai, 1924-2000) (08.20.2014)
AFORIZMA NGA SHIMON PERES (Lindur më 2 gusht 1923) (08.07.2014)
AFORIZMA NGA YITZHAK RABIN (Itzhak Rabin, 1922-1995) (07.30.2014)
AFORIZMA NGA ZINEDINE ZIDANE (Zinedin Zidan, lindur më 23 qershor 1972) (07.04.2014)
AFORIZMA NGA EDSON ARANTES DO NASCIMENTO - PELE (Edson Arantes do Nashimento - Pele, lindur më 23 tetor 1940) (06.30.2014)
AFORIZMA NGA FRANZ BECKENBAUER (Franc Bekenbauer, lindur më 11 shtator 1945) (06.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]