VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Aforizma të Ralph Waldo Emerson (Ralf Ualdo Emerson, 1803-1882) E Shtunë, 01.23.2010, 12:32pm (GMT1)
Voal-online 23 janar -Një ngjarje madhore e jetës është dita kur ne kemi takuar një mendje që na ka vënë në lëvizje.
Miku fare mirë mund të llogaritet kryevepër e natyrës.
Zemërimi pozitiv shpalos gjithë pushtetin e njeriut.
Njeriu i
madh ka gjithnjë dëshirën të jetë i vogël.
Heroi nuk është më i zoti se një njeri i zakonshëm, por ai është më i zoti pesë minuta më gjatë.
Njeriu në borxhe është skllav.
Njeriu
është një perëndi në rrënim. Kur njerëzit të jenë të pafajshëm, jeta
do të jetë më e gjatë dhe do të kalojnë në përjetësi aq njerëzisht sa kur
zgjohen prej ëndërrave.
Njeriu
është ai për çfarë mendon gjithë ditën e ditës.
Të gjitha sëmundjet përmblidhen në një të vetme, pleqërinë.
Gjithçka që kam parë më mëson mua të besoj krijuesin për gjithçka që unë nuk kam parë.
E gjithë jeta është një eksperiment. Sa më shumë eksperimente të bësh aq
më mirë bëni.
Bëj gjithmonë atë që ke frikë ta bësh.
Amerika është sinonim i mundësisë.
Një
dërhem veprim vlen më shumë se një tonelatë teori. Për t'u
shëruar nga stresi, puna është më e mirë se pija.
Sa të
ketë jetë do të ketë edhe rrezik.
Kohët e
këqija kanë vlera shkencore. Janë raste të cilat një nxënës i mirë nuk i humb.
Bukuria
pa nur është fildispanjë pa grep.
A ka gjë më elegante se të kesh pak dëshira dhe t'iu shërbesh vetë atyre?
Shkaku
dhe pasoja janë dy anë të një fakti.
Fëmijët
janë të gjithë të huaj. Mirëkuptimi është gjeniu i veshur në kostumin e tij të punës.
Kureshtja
është në pritë për të kapur çdo sekret. Mos shko atje ku rruga të prin, në vend të kësaj shko atje ku nuk ka shteg dhe lër një gjurmë.
Bëj
gjërat që ua kemi frikën, dhe vdekja e frikës është e sigurtë.
Toka qesh nëpërmjet luleve.
Çdo shtet aktual është i korruptuar. Njerëzit e mirë nuk duhet t'iu binden ligjeve tepër të këqija.
Çdo artist ishte në fillim amator.
Çdo libër i djegur i bën dritë botës.
Çdo fakt i njohur në shkencat e natyrës është hyjnizuar nëpërmjet
paraqitjes së dikujt, përpara se të verifikohet.
Çdo njeri që e takoj është në njëfarë mënyre eprori im.
Çdo fakt natyror është një simbol i një fakti shpirtëror.
Çdo mur është një derë.
Fati nuk është gjë tjetër veçse bëmat tona të një faze të mëparshme të ekzistencës.
Frika mund më shumë njerëz se çdo gjë tjetër në botë. Për çdo gjë që humbni, ju fitoni diçka tjetër, dhe për çdo gjë që merrni, ju humbi diçka tjetër.
Miqësia, si pavdekësia e shpirtit, janë tepër të mira sa është e
vështirë t'iu besosh.
Plakja është diçka magjepsëse. Sa më shumë plakeni, aq më shumë ju dëshironi të plakeni më tej.
Zoti hyn nëpërmjet një dere
private tek çdo individ.
Ai që nuk i frikësohet diçkaje çdo ditë, ai nuk e ka mësuar sekretin e
jetës.
Mendoj se një pjesë e madhe e qytetërimit është rezultat i ndikimit të
grave të mira.
Në rrëshqitjen në akullin e lëmuar, siguria jonë varet nga shpejtësia
jonë. Në mëngjes njeriu ec me gjithë trupin e tij; në mbrëmje vetëm me këmbët e tij.
Është një fakt shpesh i vënë re se njerëzit kanë shkruar vargje të mira nën frymëzimin e pasionit, të cilat nuk mund t'i kishin shkruar nën rrethana të tjera.
Detyra ime në rangun e klerikut të krishterë është që të mos asgjë të cilën nuk do ta bëja me gjithë zemër. Duke e thënë këtë, unë i kam thënë të gjithë.
Nuk ka rëndësi gjatësia e jetës, por thellësia e jetës.
Është cilësia e momentit, jo numri i ditëve, ngjarjeve apo protagonistëve, ajo që ka rëndësi.
Gjykoja karakterin tënd nga ato që bën në ëndërrat e tua.
Mendjet e vogla kanë shqetësime të vogla, mendjet e mëdha nuk kanë kohë për shqetësime.
Dashuria ndaj së bukurësh është shije. Krijimi i së bukurës është art.
Bëje veten të nevojshëm për dikë.
Veprimet e njerëzve janë tepër të forta për këllqet e tyre. Ma trego një njeri që ka vepruar dhe nuk ka qenë vikima dhe skllavi i veprimit të tij.
Natyra gjithmonë vesh ngjyrat e shpirtit.
Natyra është një re e ndryshueshme e cila gjithmonë është e njëjtë dhe
kurrë nuk është e njëjtë.
Asnjë ndryshim rrethanash nuk mund ta ndreqin defektin e një karakteri.
Askush nuk mund t'ua sjellë paqen veç vetja.
Sapo ti merr një vendim, universi komploton që vendimi yt të zbatohet. Njeriu duhet të zbulojë si të lexojë mirë. Ka një lexim krijues, ashtu siç
ka një shkrim krijues.
Mosha e një gruaja nuk ka rëndësi. Interpretimet më të bukura janë luajtur nga violinat më të vjetra.
Paraardhësi i çdo veprimi është mendimi.
Fitoret më të mëdha e më jetëgjata janë fitorët e paqes, nuk janë
fitoret e luftës. Të jesh i madh do të thotë të jesh i keqkuptuar.
Ne shihemi me Zotin fytyrë për fytyrë çdo orë, dhe e njohim shpëtimtarin
e Natyrës.
Edhe fjalët janë veprime, dhe veprimet janë një lloj fjalësh./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |