VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma të Recep Tayyip Erdogan (Rexhep Tajip Erdogan, lindur më 26 shkurt 1954)
E Enjte, 01.28.2010, 03:43pm (GMT1)

 

 

Një problem besimi ekziston tek njerëzit e rajonit të cilët dëshirojnë në parim rendin demokratik, por mbeten dyshues si nga mënyra me të cilën iu është paraqitur demokracia, ashtu edhe nga qëllimet e botës demokratike.

 

Një mjedis i përshtatshëm i botës së jashtme mund të luajë gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm në nxitjen e pajtimit social dhe instititucionaizimitdrejt demokratizimit.

Një zgjidhje afatgjatë e këtij problemi do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm para së gjithash tek popujt e Palestinës dhe Izraelit, si dhe për rajonin e për bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas kësaj pikëpamjeje, demokracia është një produkt i kulturës perëndimore, dhe ajo nuk mund të zbatohet në Lindjen e Mesme, e cila ka një të kaluar kulturale, religjioze, sociologjike dhe historike të ndryshme.

 

Si një politikan që iu përmbahet bindjeve religjioze në sferën e tij personale, por i përket politikës si një terren jashtëreligjioz, unë besoj se kjo pikëpamje është seriozisht e gabuar. 

Unë para së gjithash jam kundër pikëpamjes se kultura islame dhe demokracia nuk mund të pajtohen.
 
Të gjiithë në mënyrë të pakushtëzuar duhet të pranojmë se Izraeli është një element i pazëvendësueshëm në mozaikun e Lindjes së Mesme.

 

Megjithatë demokracia nuk mund të përkufizohet vetëm si ekzistenca e parlamenteve dhe e zgjedhjeve.

Unë jam i ndërgjegjshëm për tezën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar për një kohë të gjatë në mënyrë ekskluzive për stabilitetin dhe se kjo i ka paraprirë transformimit demokratik në Lindjen e Mesme.

Unë pranoj mbështetjen e objektivit dhe të metodës të cilat mund të ndryshojnë nga një vend tek tjetri të demokratizimit të palëve në rajon si rekuizitë bazë e demokratizimit në Lindjen e Mesme.

Do të doja të përsërisja atë që theksova kohët e fundit në Forumin Ekonomik të Xhedës në Arabinë Saudite: Nuk do të jetë religjioni, por më shumë botëkuptimi i disa prej praktikuesve të tij që do të jetë kundër.

E shikoj debatin se metodë të përhapjes së demokracisë seriozisht.

 
Me fjalë të tjera, në qendër duhet mbajtur nivelin i demokracisë pluraliste dhe pjesëmarrëse.
Në këtë kontekst, konsensusi social dhe institucionet që mishërojnë këtë konsesnsu, duhe të jenë frytdhënëse në mënyrë që demokratizimi të mos keqpërdoret si një instrument i përkohshëm për të vendosur një regjim antidemokratik.

Patjetër, edhe një shtet palestinez do të duhet të jetojë pranë e pranë me Izraelin brenda kufijsh të njohur e të sigurtë dhe përparimi i popullit palestinez duhet të jetë i garantuar.

 

Është thelbësore që instrumentet e politikës të zhvillohen në mënyrë të tillë që të ndërtojnë me vendosmëri demokratizimin mbi bazat e konsensusit social dhe të fuqizojnë transformimin mbi një terren të fortë.

Është e qartë se vënia e problemit Arabo-Izrealit në një rezolutë do të jetë një element i rëndësishëm i kapërcimit të problemit të besimit në rajon.

Vizita ime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ma ka dhënë gjithashtu mundësinë të theksoj objektivin për të ndërtuar lidhje të ngushta e intensive midis dijetarëve dhe biznesmenëve turq dhe amerikanë.

Kryesore është nevoja për të siguruar të drejtat e njeriut
. Forma e regjimit duhet të jetë e tillë që qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga shteti, por ta drejtojnë atë dhe në mënyrë të besueshme të marrin pjesë në administrimin e tij.

 

Disa ekspertë të Lindjes së Mesme këmbëngulin se Lindja e Mesme nuk mund të demokratizohet.

 

Në mënyrë të njëllojtë barazia gjinore, sundimi i ligjit, pjesëmarrja politike shoqëria civile dhe transparenca janë në mesin e elementëve të pazëvendësueshëm që janë imperativë të demokratizimit.

Njëlloj është argumentuar se kultura e Islamit është e papajtueshme me demokracinë. Në bazë të kësaj teze është qëndrimi se perspektiva e Lindjes së Mesme është e tillë që demokracia në atë rajon nuk është as e mundshme, as e dëshirueshme.

Nivelet e përparuara të cilat bota demokratike i ka arritur në fund të proceseve të gjatë mund të kenë krijuar mendimin në rajon se demokracia është një koncept i largët; ky mundim mund të
jetë i kuptueshëm.

Themelet e tranzicionit demokratik duhet të shtrihen në pajtim me një strategji të sinqertë dhe të përkushtuar që është mbështetur në shtylla të ndryshme të politikës dhe zbatuar me zgjuarsi.

Bota myslimane dhe pjesa e saj e vendeve të Lindjes së Mesme kanë mbetur prapa në maratonën e zhvillimit politik, ekonomik dhe human. Për këtë ekziston prirja për t'i fajësuar të tjerët si shkak kryesor.

Qëllimi nuk mund të jetë krijimi i demokracive të vetëquajtura, por më shumë hapat trimërues që janë prijës të ndërtimit të rendit demokratik në standarde universale. Qartësisht, ky do të ishte një udhëtim i përkryer.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të ndihmojnë në përkthimin e kërkesës për demokraci në një vullnet politik.

 

Ekziston një kërkesë e qartë në Lindjen e Mesme dhe në botën e gjerë myslimane për demokratizim.
 
Ajo që ne duhet të arrijmë është një koncept i demokracisë organike dhe thjesht mekanike, që zbaton sundimin e ligjit, ndarjen e pushteteve dhe që është pjesëmarrës e pluralist./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.