VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma nga Eminem (Lindur më 17 tetor 1972)
E Martë, 02.09.2010, 11:42am (GMT1)

 

 

Voal-online 9 shkurt-Shumë të vërteta thuhen me të qeshur.

 

Kushdo që ka ndjesinë e humorit ka për të dëgjuar albumin tim dhe ka për të qeshur nga fillimi deri në fund.

 

Përpara se të isha famoz, kur sapo kisha filluar rrugën time, gjithçka lëvizte në mënyrë të ngadalshme.

 

Fama më goditi mua si një ton tulla.

 

Unë e doja gjithmonë famën, por ajo po shndërrohet gjithnjë më shumë në një makth se në një ëndërr.

 

Unë jam ai që jam dhe them çfarë unë mendoj. Unë nuk e jap fytyrën time për një regjistrim muzikor.


Vij nga Detroiti ku gjithçka është e ashpër, prandaj nuk mund të flas në mënyrë të butë.

 

Nuk i urrej femrat, veçse ato nganjëherë më çmendin.

Kam nevojë për dramë në jetën time, që të bëj gjithnjë muzikë.

 

Unë them çfarë të dua dhe bëj çfarë të dua. Nuk ka rrugë të mesme. Njerëzit më adhurojnë ose më urrejnë për këtë gjë.

Mendoj se albumi i parë më ndihmoi mua që t'i zgjeroj kufijtë e lirisë së fjalës.

Unë dua të çimentohem si artist dhe të tregoj se teksa rritem si njeri dhe bëj gabime prej të cilave nxjerr mësime, jam duke u rritur edhe artistikisht.

 

Isha një i bardhë i mjerë koti, as famë, as lavdi nuk kisha, por nuk më vjen turp nga asgjë.

 

Shkoja në gjashtë shkolla të ndryshme në vit. Ishim me ndihmë sociale dhe nëna ime kurrë nuk punoi.

 

Nëse nuk ka drama dhe negativitet në jetën time, të gjitha këngët e mia do të ishin boshe, të mërzitshme e kështu me radhë.

 

Disa gjëra më duken sikur po ndodhin në një film të çudtishëm, saqë nganjëherë pyes veten a janë duke ndodhur vërtet apo jo.


Do të isha i marrë të thoja se nuk ka fëmijë që nuk marrin shembull të keq prej meje, por nuk është përgjegjësia ime. Nuk jam në baby sitter.

Im atë? Unë kurrë nuk e njoha atë. Madje nuk kam parë kurrë një fotografi të tij.

 

I vetmi trup është që jam raper.

 

Me mua është kështu: Nëse nuk më pëlqen ta mendoj një gjë, atëherë nuk më pëlqen as ta them.

 

Personalisht mendoj se muzika rap është më e mira e të gjithave. E kam në radion e veturës, kudo kam regjistrime rap, vetëm rap blej, është gjithçka që e jetoj, vetëm atë dëgjoj, ajo është gjithë dashuria ime.


Mendoje një fëmijë të bardhë që jeton në një shtëpi të rehatshme, shkon në një shkollë vetëm me të bardhë dhe ka gjithçka që ia do zemra është e pabesueshme që ai të dëgjojë rap apo të blejë rap, sepse kjo do të ishte për të një përvojë e fantazuar rebelimi.

 

Nganjëherë mendoj se muzika rap është çelësi për t'i dhënë fund racizmit.

 

Diku thellë në mua është një njeri i mirë, vetëm se nuk mund ta gjejë kush.


 E vërteta është se nuk dimë asgjë çfarë do të ndodhë nesër. Jeta është një rendje e çmendur dhe asgjë nuk është e garantuar.

 

Nganjëherë mendoj me vete: Medet që nuk kam lindur zezak, nuk do të më kishin ndodhur këto që më kanë ndodhur.


Kohët që jetojmë janë shumë të rënda, dhe bëhen gjithnjë e më të rënda.

 

Njerëz që ju kam harruar, ju nuk ishit në mendjen time për disa arsye dhe ka të ngjarë që nuk meritoni agjë.

Kur je foshnjë, nuk i sheh ngjyrat, dhe fakti është që asnjëherë nuk më shkoi mendja se miqtë e mi ishin të zi. Kjo m'u kujtua vetëm kur isha adoleshent dhe fillova rapin./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.