VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DASHURIA ËSHTË E LIRË, AJO NUK I NËNSHTROHET FATIT E Shtunë, 02.13.2010, 02:56pm (GMT1) Dashuria është e lirë, ajo nuk i nështrohet kurrë fatit.
(Guillaume Apollinaire) "Dashuria po ma prish mendjen," filloi të më thotë ajo
ëmbëlsisht, saqë zëri i saj brenda meje edhe sot e kësaj dite kumbon. (Dante
Aligieri) " Çfarë do të isht njerëzimi, zotërinj, pa gruan?" "Do të
ishte, zotëri, tmerrësisht i mangët." (Mark Twain) Me atë që duam, na mungojnë gjithmonë fjalët. (Proverbio
inglese) Dashurojnë vërtetë ata që druhen të thonë se dashurojnë.
(Ph. Sidney) Të duash do të thotë ta vendosësh lumturinë tënd në
lumturinë e dikujt tjetër. (G.W.von Leibnitz) Dashuroni, dashuroni; gjithçka tjetër është hiç. (La
Fontaine) Të mos mendojmë për të nesërmen, por ta gëzojmë këtë çast
kalimtar të jetës. ( Omar Kyyam) Dashuria dhe kolla nuk mund të mbahen fshehur. (Ovidi) Dashuria na vështron jo me sy, por me shpirt...
(Shakespeare) Dashuria nuk mund të përkufizohet! (Giacomo Casanova) T'i njohësh gratë apo t'i duash ato, nuk ka rrugëdalje
tjetër. (Chamfort) Çfarë është kënaqësia, nëse nuk është një dhimbje
jashtëzakonisht e ëmbël? (Heinrich Heine) Çfarë gjëje tmerrësisht e çmendur është dashuria.
(Emanuel Schikaneder) Që dashuria është gjithçka, është e vetmja gjë që dimë
për dashurinë. (Emily Dickinson) Ai që tani ikën, shpejt do të na ndjekë, kush nuk
pranon dhurata, do të japë dhurata, ai që tani nuk na do, së shpejti do të na
dashurojë. (Saffo) Janë dy gjëra që gjithmonë i ka dashuruar çmendurisht:
gratë dhe beqaria. (N.Chamfort) Atë që një grua ia thotë një dashuri, shkruaje në erë,
ose në ujin që rrjedh më shpejt se të tjerët. (Catullo) Ata që jetojnë nga dashuria, jetojnë përgjithmonë.
(Emile Verhaeren) Ashtu si në fund të detit, edhe në ninëzat e syve
jetojnë sirenat. (Lorrain) Kur jam me ty, e harroj kohën dhe stinët me ndërrimet
e tyre: të gjitha më pëlqejnë njëlloj. (Milton) Më mirë të dashurosh dhe t'i humbasësh dashuritë sesa
të mos dashurosh kurrë. (Lord Tennyson) Midis zhurmave të turmës ne të dy jemi të kënaqur që
jemi bashkë, duke folur pak, ndoshta duke mos thënë asnjë fjalë. (Whitman) Burrat janë gjithmonë të sinqertë. Thjeshtë kalojnë
nga një sinqeritet në një tjetër. Kjo është e gjitha.
(Tristan Bernard) Zemra e një gruaje është e rrëshqitshme si pika e ujit në
gjethen e një shelgu. (Proverb kinez) Kumbimi i një puthjeje nuk është e fortë sa gjëmimi i një
topi, por jehona e saj zgjat shumë më tepër. (O.W.Holmes)
Dashuria jote është si yjet e mëngjesit dhe të
mbrëmjes, perëndojnë pas lindjes së diellit dhe para lindin pas perëndimit të
tij. (V.Goethe) Dashuria e vërtetë është si shpirti: të gjithë flasin
për ta, por askush nuk i ka parë. (F. de la Rochefoucauld)
Unë u kuptoj puthjet e tua, dhe ti i kupton të mia...
(Shakespeare) Bukuria i provokon hajdutët më shumë se ari.
(Shakespeare) Gruaja është si një filxhan kafe: hera e parë që e shijon
nuk të lë të flësh. (A. Dumas) Xhelozia lind me dashurinë, por nuk vdes me të. (F. de la
Rochefoucauld) Xhelozia e shuan dashurinë, sikurse hiri zjarrin. (N. de
Lencios) Gëzimi nuk është në objektet, është tek ne. (Richard
Wagner) Hëna dhe dashuria kur nuk rriten, zvogëlohen. (Proverb kinez) Magjia e dashurisë së parë qëndron në faktin se nuk dihet
që ajo do të mbarojë. (Benjamin Disraeli) Mendja e lejon veten gjithmonë të mashtrohet nga zemra. (F. de la Rochefoucauld) E fejuara ime e ka gojën si gonxhe trëndafili, kush e
puth, shërohet. (Këngë popullore gjermane) Natyra deshi që gruaja të ishte kryevepra e tij: por iu
dridhën duart dhe mbaroi punë para kohe. (Lessing) Arsyeja dhe dashuria janë armiq të përbetuar. (Corneille)
Dashuria është si rrufeja: nuk e di se ku do të bjerë.
(Henri Lacordaire) Dashuria është si një bimë kacavjerrëse, e cila vdes nëse
nuk ka ku të kapet. (Proverb japonez) Dashuria është shpërblim i dashurisë. (John Dryden) Dashuria është poezia e shqisave. (Honorè
de Balzac) Dashuria është dobësia më fisnike e shpirtit. (J.Dryden) Dashuria është mençuria e budallenjve, dhe budallëku i të
zgjuarve. (Samuel Johnson) Dashuria është i vetmi pasion që na paguan me një monedhë
të cilën e fabrikon vetë ajo. (Stendhal) Dashuria është e lirë, ajo nuk i nështrohet kurrë fatit.
(Guillaume Apollinaire) Dashuria është një pushtet shumë i fortë, sepse nuk mund
të fitosh mbi të përveçse duke ikur. (Cervantes) Dashuria është një sëmundje e pashërueshme, për më tepër
është edhe ngjitëse. (Disraeli) Dashuria e pashprehur është si vera në shishe, nuk ta
shuan etjen. (G.Herbert) Dashuria i lehtëson të gjitha dhimbjet, të gjithë i
nënshtrohen asaj. (Emanuel Schikaneder) Lëshoje zemrën tënde të rendë, dhe vrapo ta arrish.
(Proverb arab) Pasionet janë vese ose virtute, vetëm nëse tepërohen. (Johann Wolfgang Goethe) Burri ka dy sy për të parë, gruaja ka dy sy për të qenë e
shikuar. (Proverb kinez) Askush nuk është tradhtuar ndonjëherë nga dashuria e
pastër. (Jaufrè Rudel) Tek gruaja çdo gjë është zemër- edhe koka. (J.P. Richter) Kur shkruan për gratë, duhet ta ngjyesh penën në ylber.
(Diderot) Çfarë do të ishte bota pa dashurinë? Si xixëllonja pa
dritë. (Goethe) - Elida BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |