VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVA (1944-2006)
E Mërkurë, 02.17.2010, 04:24pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online 17 shkurt-Serbia nuk dëshiron ta njohë vendin tonë në mënyrë paqësore, prandaj ajo dëshiroi të na shkatërronte ne. Të gjitha përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje paqësore ishin të pamundura. Në mënyrë që ta shpëtojë popullin, NATO-s iu desh të ndërhyjë.


“Sulmi ajror dhe raketat misili janë të domosdoshme të shkatërrojnë instalimet ushtarake të Serbisë, ndërsa trupa tokësore të NATO-s janë të domosdoshme të mbrojnë popullsinë e Kosovës".

 

Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, të integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe t’i vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Unë dua të theksoj se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet plotësisht.

 

Kosova është një vend i vogël, por ka aq shumë pasuri që ia ka falur Zoti.

 

Kosova sot është më pranë Europës se vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.

 

Vizioni im është që vendi ynë duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, ta transferojmë një pjesë të pavarësisë sonë atje. Është gjithashtu detyra jonë ta bëjmë atë, nëse ne duam të ndërtojmë një treg dhe një ekonomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin unë jam duke punuar dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen.

 

Ne kishim një ndihmë të madhe ndërkombëtare, sidomos nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët na ndihmuan ne ta kapërcejmë këtë fazë të emergjencës dhe t’i japim njëfarë dinamizmi Kosovës.

 

Serbia nuk dëshiron ta njohë vendin tonë në mënyrë paqësore, prandaj ajo dëshiroi të na shkatërronte ne. Të gjitha përpjekjet tona për të gjetur një zgjedhije paqësore ishin të pamundura. Në mënyrë që ta shpëtojë popullin, NATO-s iu desh të ndërhyjë.

 

Ne kemi EURO-n si para, çka ka domethënie të madhe. Ajo jo vetëm e ka stabilizuar situatën në Kosovë politikisht dhe ekonomikisht, por edhe ka lehtësuar kontaktin e drejtpërdrejtë me Europën.

 

Nëpërmjet e pranisë së UNMIK-ut, si dhe të agjencive evropiane e amerikane, ne kemi krijuar një kuadër ligjor kompatibël me Bashkimin Europian dhe kjo është tashmë një përparësi. Ne kemi parë rezultate pozitive të kësaj dhe parlamenti ynë do të vazhdojë në këtë rrugë.

 

Projektiligji i privatizatimit ka dalë kohët e fundit dhe unë besoj se shumë shpejt do të fillojë zbatimi i tij, natyrisht duke i pasur parasysh qëndrimet e UNMIK-ut.

 

Do të vijnë plot kompani kompetitive dhe të fuqishme që do të vijnë këtu dhe ndone¨se Kosova është një vend i vogël, ajo natyrisht ka plot çfarë t’i ofrojë tregut global; interesi ynë më i madh është të hapemi ndaj tregut botëror.

 

Ministritë tona të ndryshme duhet të punojnë shumë për promovimin e vendi tonë, për ta ndërtuar imazhin publik të Kosovës. Projekte konkrete duhet paraqitur në mënyrë që t’i ndihmojmë biznesmenët tanë për të pasur më shumë kontakte. Ne na duhet të krijojmë një imazh pozitiv për veten tonë.

 

Si president i Kosovës jam tepër i shqetësuar për situatën aktuale të punësimit të 70% të popllsisë, e cila është e re, me potencial të madh, që flasin shumë gjuhë të huaja dhe kanë një përvojë të gjerë.

 

Siç e shikoni, problemet politike janë të lidhura ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës ne do ta hapim rrugën për ekonominë dhe kjo është arsyeja pse të gjitha problemet janë të përfshira në programin e qeverisë së sapozgjedhur.

 

Gjatë këtyre dy vjet e gjysmë pas luftës, problemi më urgjent ku ne jemi përqëndruar është: t’i aktivizojmë ndërmarrjet publike, t’i ngremë ato në nivelin që e kërkon tregu ndërkombëtar dhe tashmë jemi duke i përgatitur ato për privatizim.

Fillimisht do të përqëndrohemi në privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, pasuar nga industria e mesme dhe pastaj do të vazhdojmë me industrinë e rëndë.

 

Sa i përket Serbisë, ajo nuk ka të drejtë të ndikojë në provatizimin apo të mëtojë për pronësi, sepse Kosova është një ish pjesëtare e Republikës Federale të Jugosllavisë.

"Pavarësia e Kosovës është me të gjitha kuptimet zgjidhja më e mirë që do të sjellë paqe e qetësi në të gjithë rajonin".


“Kjo është një ditë e madhe për Kosovën. Këto janë zgjedhjet  para të lira në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe janë një hap i rëndësishëm drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë për Kosovën.”
/Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.