VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA SIGMUND FREUD (ZIGMUND FROJD, 1856-1939)
E Shtunë, 02.27.2010, 06:31pm (GMT1)

 

 

Voal-online 27shkurt-Një shtet ndërluftues ia lejon vetes çdo keqbërje, çdo akt dhune deri në poshtërimin e skajshëm të individit.

Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë.

Njeriu nuk ia arrin t'i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.

Anatomia është fati.

Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.

Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intesivisht dhe përpiqen mizorisht që t'i kënaqin.

Qytetërimi filloi për herë të parë kur një njeri i uritur përdori fjalën në vend të një guri.
 
Shoqëria e qytetëruar është përjetësisht e kërcënuar për t'u shkatërruar nëpërmjet armiqësisë së saj parësore të njerëzve ndaj njëri tjetrit.

Ëndërrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura.

Çdo njeri normal, në fakt është mesatarisht normal. Egoja e tij ngjason pjesërisht me atë të një psikotiku varësisht më shumë a më pak nga njëri person tek tjetri.

Kudo që shkoj marr vesh se atje ka qenë një poet përpara meje.

Lulet janë çlodhëse për t'i shikuar. Ato nuk kanë as emocione, as konflikte.

Ai nuk beson se nuk jeton sipas besimit të tij.

Ai që ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar mund ta bindë veten se asnjë i vdekëshëm nuk mund ta mbajë një sekret. Nëse buzët heshin, ai flet me majat e gishtave; tradhtia shpërthen nga ai prej të gjitha poreve.

Unë nuk mund të mendoj për asnjë nevojë në fëmijëri aq shumë sa për nevojën që të më mbronte babai.

Unë kam gjetur pak gjë që të jetë e "mirë" tek qeniet njerëzore në tërësi. Nga përvoja ime shumica e njerëzve janë trash, pavarësisht se ku bëjnë pjesë publikisht, tek kjo apo ajo doktrinë, apo te asnjëra. Kjo është diçka që nuk mund thuash me zë të lartë ose madje ndoshta as ta mendosh.

Nëse dikush ka qenë i pëkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.

Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t'i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.

Është e pamundur ta vështrosh shtrirjen deri ku qytetërimi është ndërtuar mbi refuzimin e instinktit.

Ashtu si askush nuk mund të detyrohet të besojë, po ashtu askush nuk mund të detyrohet të mos besojë.

Dashuria dhe puna janë themelet e qenies sonë njerëzore.

Dashuri dhe punë...punë dhe dashuri, kjo është e gjitha.

Njerëzit janë më moralë se mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se e përfytyrojnë.

Njerëzit janë të fuqishëm sa kohë përfaqësojnë një ide të fuqishme, ata bëhen të pafuqishëm kur i kundërvihen asaj.

Shumica e njerëzve nuk e duan në të vërtetë lirinë, sepse liria përfshin përgjegjësinë, dhe shumica e njerëzve druajnë nga përgjegjësia.

Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.

Opozicioni nuk është domosdo armiqësi; ai është kryesisht i keqpërdorur dhe është shndërruar në rast për armiqësi.

Egoja nuk është mësuese në shtëpinë e saj.

Qëllimi i gjithë jetës është vdekja.

Rekuizita e parë e qytetërimit është ajo e drejtësisë.

Pyetja më e madhe së cilës nuk është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t'i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: "Çfarë do një femër?"

Intepretimi i ëndërrave është rruga mbretërore për të njohur veprimtaritë e pavatëdijshme të mendjes.

Liria e individëve nuk është dhuratë e qytetërimeve. Ajo ishte më e mrekullueshmja para të gjitha qytetërimeve.

Mendja është si një ajsberg, ajo noton me një të shtatën sipër ujit.

Zëri i intelektit është i butë, por ai nuk reziston derisa ta kenë dëgjuar.

Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë.

Ne besojmë se qytetërimet janë krijuar nën presionin e kërkesave të larta të jetës me kush kënaqjen e instinkteve.

Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi./Elida BUÇPAPAJ


Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.