VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan dë La Fonten, 1807-1864) E Djelë, 03.07.2010, 01:42pm (GMT1)
Voal-online 7 mars -Një stomak i uritur nuk mund të dëgjojë. Njeriu shpesh e takon fatin e tij në rrugën që mori për ta shmangur atë. Një pesimist dhe një optimist, sa është i keq njëri, aq është i mirë tjetri. Kushdo që i është besuar pushteti do ta keqpërdorë atë nëse nuk ka shpirtin e dashurisë për të vërtetën dhe virtutin, pavarësisht se ai është një princ apo një cilido nga radhët e popullit. Dije mirë se të gjithë llafazanët jetojnë në kurrë të atyre që i dëgjojnë. Veprat më të shkurtëra janë më të mirat. Nga puna që bën njihet punëtori. Veshur me lëkurën e luanit, gomari përhapi frikën gjithandej. Unë përkulem dhe nuk thyhem. Më kollaj se askush fajësohet Fati. Është kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh mashtruesin. Është e pamundur ta kënaqësh gjithë botën dhe babain e dikujt.
Kurrë mos ia shit lëkurën ariut përpara se ta kesh vrarë. Nuk ka gjë më të rrezikshme se një mik injorant; më mirë është të kesh një armik të zgjuar. Njerëzit duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin, ky është ligj. Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia edhe më e rrallë. Parimi i njeriut është: më mirë vuaj se vdis. Trishtimi largohet tutje me flatrat e kohës. Argumenti i më të fortit është gjithmonë më i miri. Nuk ka rrugë të shtruar me lule që çon tek lavdia. Për njerëz të urtë nuk ka asgjë të padobishme. Na pëlqen t'i shohim të tjerët, por nuk na pëlqen që të tjerët të shohin nëpërmjet nesh. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |