VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA WILLIAM FAULKNER (Uilliam Folkner, 1897-1962)
E Djelë, 03.14.2010, 12:52pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online 14 mars-Ai që lëviz malin, fillon me gurët e vegjël.

 

Një njeri bujar mund të jetojë me çfarëdo.

 

Ndërgjegja morale e njeriut është mallkimi të cilin ai duhet ta pranojë nga perënditë në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të ëndërruar.

 

Një mushkë do të punonte dhjetë vjet rresht plot dëshirë për ju, në mënyrë që ta ketë privilegjin që t'ju shqelmojë dikur.

 

Shkrimtari duhet ta mësojë se baza e të gjitha gjërave është të kesh drojë.

 

Ne të gjithë dështuam në ëndërrën tonë të përkryerjes. Kështu që ishim të detyruar që mbi bazën e dështimit tonë të hatashëm të bënim të pamundurën.

Gjithmonë ëndërro të arrish shumë më tepër se ke mundësi. Mos u shqetëso që të jesh më i mirë se bashkëkohësit apo paraardhësit tuaj. Përpiqu të jesh më i mirë se vetja jote.


Artisti është një krijesë e prirë nga demonët. Ai nuk e di pse ata e zgjodhën atë dhe zakonisht është tepër i zënë për t'u habitur për këtë gjë.

Orët e ndalin kohën...koha është e vdekur sa kohë që akrepat e orës vazhdojnë të vërtiten; vetëm kur orët pushojnë koha zë fill.

 

Faktet dhe të vërteta realisht nuk kanë shumë të bëjnë me njëra tjetrën.

 

Nëse do të zgjidhja midis dhimbjes dhe asgjësë, do të zgjidhja dhimbjen.
 
Hollywoodi është vendi ku mund të të therin në shpinë ndërkohë që ti po ngjit shkallët.

 

Unë besoj se njeriu nuk mbaron kurrë. Ai mbijeton. Ai është I pavdekshëm, jo ngaqë mes krijesave ka një zë të pashtershëm, por sepse ka një frymë, një shpirt të aftë për mirëkuptim, sakrificë dhe pambarimësi.

 

Unë nuk e pranoj mbarimin e njeriut.

 

E ndjej veten si një farë e njomë dhe e egër në tokën e nxehtë dhe të verbër.

Mendoj se ndihma më e madhe në përballjen me çdo problem është të dish se cili është qëndrimi yt. Me një fjalë, çfarë mendoni ju se duhet vepruar prej tani.

 

Asnjëherë nuk e di çfarë mendoj për diçka derisa lexoj se çfarë kam shkruar për të.

Mendoj se muzika është mjeti më i lehtë për t'u shprehur nëpërmjet saj, por përderisa fjalët janë talenti im, duhet të përpiqem ta shpreh plogtas me fjalë atë që muzika do ta shprehte më mirë.

Jam i keq dhe do të shkoj në ferr, e nuk dua t'ia di. Më mirë të jem në ferr se atje ku jeni ju.

 

Jam i prirur të besoj se fakti që je ushtarak nuk plagos askënd.


Nëse unë nuk do të kisha ekzistuar, dikush tjetër do të kish shkruar në vendin tim,   Hemingway, Dostoevski, të gjithë.

Qëllimi im dhe çdo përpjekje për ta arritur atë është që shuma e historisë së jetës sime, fjalia e epitafit tim të jetë: Ai shkroi libra dhe vdiq.
 
Është turp që e vetmja gjë që mund të bëjë njeriu tetë orë në ditë është të punojë; ai nuk mund të pijë tetë orë në ditë; ai nuk mund të bëjë dashuri tetë orë në ditë. E vemja gjë që njeriu mund të bëjë për tetë orë është të punojë.

Njeriu bën dhe duroen shumë më tepër se mund të durohet. Prandaj unë them se njeriu mund të durojë gjithçka.

Ndoshta gjëja e vetme më e keqe se të japësh mirënjohje është të pranosh mirënjohje.

Nga përvoja ime gjërat prej të cilave nuk do të hiqja dorë janë letra, duhani, ushqimi dhe pak uiski.

Tragjedia jonë është frika fizike e përgjithshme dhe universale aq shumë e theksuar deri tani se gjoja ne nuk e përballojmë dot atë...baza e të gjitha gjërave është tek kesh frikë.

 

Ndoshta kanë pasur të drejtë që e kanë vënë dashurinë nëpër libra...Ndoshta ajo nuk mund të jetojë askund tjetër.

Artisti nuk ka kohë t'i dëgjojë kritikët. Ai që dëshiron të shkruajë nuk ka kohë të lexojë kritikat.

Fundi i zgjuarsisë është të ëndërrosh aq lart sa ta humbësh ëndërrën duke qenë në kërkim të saj.

 

E shkuara nuk vdes kurrë. Madje nuk është e shkuar.

Shpëtimi i botës është në vuajtjen e njeriut.

Ka diçka si kërcimi mbi një kalë ose mbi një gardh që të bën të ndihesh mirë. Ndoshta është rreziku, loja.  

Ky është një vend i lirë. Njerëzit kanë të drejtë të më dërgojnë letra, dhe unë kam të drejtën të mos i lexoj ato.

Të jetosh kudo në botë sot dhe të jesh kundër barazisë, për shkak të racës apo ngjyrës, është si të jetosh në Alaskë dhe të jesh kundër borës.

Duhet të sillemi me Ulysses të James Joyce si një prift analfabet baptist ndaj Testamentit të Vjetër: me besim./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.