VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA JANE FONDA (XHEIN FONDA, LINDUR MË 21 DHJETOR 1937)
E Djelë, 03.21.2010, 01:31pm (GMT1)

 

 

Voal-online 21 mars-Pjesa më e madhe e situatave dramatike fillon me një gajasje.

 

Burri gëzon çdo stinë, ndërsa gruaja vetëm pranverën.

 

E gjithë çështja e lirisë është që të çohesh, të ristrukturosh jetën tënde dhe të veprosh sipas kokës sate.

 

Mendoj se nuk ka gjë më të rëndësishme se të bësh paqe para se të jetë tepër vonë. Dhe gjithmonë paqja vendoset duke shkuar fëmija tek prindi.

 

Unë nuk dua t'i heq rrudhat nuk dua të dukem si çdokush tjetër.

Unë jam një ndihmës rrenacake. Është sikur të jesh një kamariere apo një shpërndarëse benzine, por mua më presin gjashtë milionë njerëz në javë, dhe jam me fat.

Nëse karriere që keni zgjedhur ka një të papritur jo të dëshiruar, ngushëllojeni veten duke thënë se nuk ka karrierë pa ato.

Në çfarëdo situate që të ndodh ku nuk të shërbehet ose nuk të plotësohen dëshirat, fillo dhe bërtit.

Nuk është kurrë vonë kurrë vonë për të filluar nga e para, kurrë vonë për të qenë të lumtur.

Nëna ime vrau veten kur unë isha 12 vjeçe. Unë num e miratova kurrë atë veprim. Por unë përpiqem ta kuptoj atë.

Ted Turner ka nevojë për dikë që ta ketë pranë 100% të kohës. Ai mendon se kjo është dashuria. Nuk është dashuri është përkujdesje foshnjash.

Thënia e gënjeshtrave dhe përpjekja për të ndjellë vëmendjen janë gabime që i kam bërë dhe nuk dua t'I bëjnë fëmijët e mi.

Para se të jesh revolucionar duhet të jesh njeri. Sepse duhet të kujdesesh për njerëz që nuk kanë pushtet.

Ne nuk mund t'i kontrollojmë gjithmonë mendimet tona, por mund t'i kontrollojmë fjalët tona, dhe përsëritje trysnon nënvetëdijën, kështu pastaj bëhemi mjeshtër të situatës.

 

Kur të mos mbash mend më se kur je plagosur, atëherë je shëruar./Elida BUÇPAPAJ

 

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.