VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma të Aristotelit
E Hënë, 02.16.2009, 08:10pm (GMT1)

Voal-online 16 shkurt-Kushtetuta është rregullimi i autoriteteve ligjore në një shtet.

 

Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

 

Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.

 

Tragjedia është paraqitja një veprimi që është i plotë, i tërë dhe që ka një madhësi të caktuar. Një e tërë përbëhet nga fillimi, mesi dhe fundi.

 

Miku i vërtetë është një shpirt në dy trupa.

 

Të gjitha veprimet njerëzore kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.

 

Të gjitha punët e paguara e shterojnë dhe e rrënojnë mendjen.

 

Thelbi i virtutit të njeriut përbëhet nga të vepruarit me drejtësi.

 

Cilido mund të zemërohet kjo është e lehtë, por të zemërohesh me atë që e meriton dhe të zemërohesh në masën e duhur, në kohën e duhur, për një qëllim të drejtë dhe në mënyrën e drejtë kjo nuk është brenda fuqisë së kujtdo dhe nuk është e lehtë.

 

Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia ai do të ishte kafsha më e keqe.

 

Droja është një ornament për të rinjtë, por një turp për të moçmit.

 

Oligarku dhe tirani që të dy nuk ua kanë besën njerëzve, prandaj i çarmatosin ata.

 

Ndryshimi është i ëmbël në gjithçka.

Karakteri pothuaj mund të quhet mjeti më i frutshëm i bindjes.

 

Trimëria është e lidhur me frikën dhe mirëbesimin.

 

Trimëria është cilësia e parë njerëzore, sepse ajo është cilësia që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.

 

Demokracia del jashtë nocionit se ata që janë të barabartë në çdo drejtim, janë të barabartë në të gjitha drejtimet; ngaqë njerëzit janë barabar të lirë, kërkojnë të jenë absolutisht të barbartë.

 

Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.

 

Njerëz të ndryshëm rendin pas lumturisë në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme, dhe kështu krijojnë për vete mënyra të ndryshme jete e forma të ndryshme qeverisjeje.

Dinjitet nuk është të kesh nderime, por t'i meritosh ato.

 

Shkollimi është një ornament në përparim dhe një strehë në fatkeqësi.

 

Shkollimi është parapërgatitja më e mirë për pleqërinë.

 

Madje edhe kur ligjet janë shkruar saktë, ato nuk mund të mbeten përgjithmonë të pandryshuara.

 

Çdo art dhe çdo hulumtim, e ngjashmërisht çdo veprim e çdo vendim është menduar të synojnë disi për mirë; dhe për këtë arsye e mira është deklaruar me të drejtë se është ajo të cilën e synojnë të gjithë.

Shkëlqimi në art është fituar nga stërvitja dhe nga ambjentimi. Ne nuk veprojmë drejt ngaqë e kemi virtutin apo shkëlqimin, por ne i kemi ato ngaqë kemi vepruar drejt. Ne jemi ajo çfarë ne bëjmë në mënyrë të përsëritur. Shkëlqimi, pastaj, nuk është një veprim por një zakon.

 

Frika është dhimbje që rritet nga parapritja e së keqes.

 

Ashtu si sytë e lakuriqëve janë të verbuar nga dita, për të njëjtën arsye edhe shpirtrat tanë janë të verbër përballë gjërave të cilat shihen më qartë se gjithçka.

 

Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.

 

Sikurse ne i duam sa të vërtetën aq edhe miqtë tanë, nderi na thotë që të parën ta respektojmë të vërtetën.
 
Miqësi do të thotë një shpirt në dy trupa.

 

Miqësia në thelb është partneritet.

 

Zakonet e mira të formuara në rini shquhen mbi gjithçka.

 

Lumturia varet nga ne.

 

Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.

 

Ai që do të ishte një sundimtar i mirë, duhet së pari të ketë qenë i sunduar.

 

Ai që është i paaftë të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë ngaqë i mjafton vetvetja, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi.

 

Pra, poezia është diçka më filozofike dhe e një rëndësi më të skalitur se historia, meqë parashtrimet e saj janë më shumë të natyrës universale, ndërsa parashtrimet e historisë janë të veçanta.

 

Homeri i ka mësuar të gjithë poetët e tjerë artin e të treguarit të gënjeshtrave me zotësi.

 

Shpresa është një ëndërr që nuk fle.

 

Shpresa është ëndërra zgjuar e një njeriu.

 

E quaj më të zotin atë që i tejkalon dëshirat e tij se atë që i pushton armiqtë e tij; sepse fitorja më e vështirë është ndaj vetvetes.

 

E kam këtë nga filozofia: bëj pa marrë urdhëra atë që të tjerët e bëjnë vetëm nga frika e ligjit.

 

Nëse liria dhe barazia, siç mendohet prej disave, janë bazuar kryesisht në demokraci, ato do të përjashtohen kur të gjithë personat e njëllojtë marrin nga qeveria maksimumin.

Në një demokraci të varfërit do të kenë më shumë pushtet se të pasurit, sepse të varfërit janë më shumë se të pasurit, dhe dëshira e shumicës është supreme.

 

Në të gjitha gjërat e natyrës, ka diçka që është e mrekullueshme.

 

Për të hartuar një fjalim njeriu duhet t'i studiojë tri pika: së pari, mjetet e arritjes së bindjes; së dyti, gjuha; së treti, organizimi i përshtatshëm i pjesëve të ndryshme të fjalimit.

 

Nga nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri sesa ndjen.
 
Në varfëri dhe në fatkeqësi të tjera të jetës, miqtë e vërtetë janë një strehë e sigurtë. Të rinjtë i largojnë nga keqbërjet; për të vjetrit janë rehati dhe ndihmë ndaj dobësisë të tyre, ndërsa atyre që sapo marrë rrugën e jetës iu nxitin vepra fisnike.

 

Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barbartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.

 

Është mirë të dalësh në jetë si nga një banket, as i etur, as i dehur.

Është qartësisht më mirë që prona të jetë private, por përdorimi i saj të jetë i përbashkët; dhe puna e veçantë e një deputeti është të krijojë tek njerëzit këtë frymë mirëdashëse.

 

Ne duhet t'iu jemi mirënjohës jo vetëm atyre me pikëpamjet e të cilëve pajtohemi, por edhe atyre të cilët kanë shprehur pikëpamje më sipërrfaqësore; sepse edhe këta kanë dhënë ndonjë ndihmesë, duke shfaqur përballë nesh fuqinë e mendimit të tyre.

 

Jo një herë apo dy  herë, por në herë të panumërta, të njëjtat ide shfaqen në botë.

 

Është shenja e një mendje të ditur të jetë e aftë që ta mirëpresë një mendim pa u pajtuar me të.

 

Është jo e mirseardhur që të rinjtë të arrijnë maksimumin.

 

Xhelozia është e arsyeshme dhe iu përket njerëzve të arsyeshëm, ndërkaq smira është bazë dhe i përket bazës, sepse njeriu e detyron veten të bëjë gjëra të mira nga xhelozia, ndërsa tjetri nëpërmjet smirës nuk e lejon fqinjin e tij t'i ketë gjërat e mira.

 

Njeriu nga natyra është një kafshë politike.

 

Njerëzit arrijnë një cilësi të veçantë duke vepruar gjithnjë në një mënyrë të veçantë.

 

Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës se për shkak të respektit.

 

Fatkeqësia i tregon ata që nuk janë miq të vërtetë.

 

Shkëlqimi moral ndodh si rezultat i zakonit. Ne bëhemi të drejtë dukur kryer veprime të drejta, të matur duke kryer veprime të matura, të guximshëm duke kryer veprime të guximshme.

 

Shumë njerëz parapëlqejnë të japin më shumë dashuri se të marrin.

 

Nënat janë më të dashura se etërit për fëmijët e tyre, sepse ato janë më të sigurta se ata janë të tyret.

 

Miku im më i mirë është ai që duke ma dëshiruar mua të mirën, ma dëshirën për hatrin tim.

Natyra nuk bën asgjë kot.

 

Asnjë shpirt i shkëlqyer nuk është i përjashtuar nga përzierja me çmendurinë.

 

Nuk ka ekzistuar kurrë një gjeni i madh pa njëfarë çmendurie.

 

Askush nuk e dashuron njeriun të cilit ia ka frikën.

 

Askush nuk do ta pranonte një ekzistencë jomiqësore me kush që t'i ketë të gjitha të mirat e tjera të botës.

 

Nga të gjitha llojet e virtuteve, liberalizmi është më i adhuruari.

 

Miqësia më e mirë është miqësia midis njerëzve që janë mirë dhe shkëlqejnë njëlloj; për këtë arsye ata janë duan të mirën njëri tjetrit njëlloj dhe ndjehen mirë për veten e tyre.

 

Bukuria vetjake është rekomandimi më i madh se çdo letër reference.

 

Platonin e dua, por më shumë e dua të vërtetën.

 

Kënaqësia në profesion sjell përkryerjen në punë.

 

As politikanët nuk kanë ngè, sepse ata gjithmonë janë në përpjekje për të bërë diçka përtej jetës së tyre politike, pushtetit dhe lavdisë apo lumturisë.

 

Pamundësitë e mundshme duhet të parapëlqehen më shumë se mundësitë e pamundshme.

 

Cilësia nuk është një veprim, është një zakon.

 

Republikat iu shmangen demokracive dhe demokracitë degjenerojnë në despotizma.

 

Vuajtja bëhet e bukur, kur secili i përballon katastrofat e mëdha me brohoritje, jo nëpërmjet pandjeshmërisë, por nëpërmjet madhështisë së mendjes.

 

Qëllimi artit nuk është ta pasqyrojë anën e jashtme të sendeve, por kuptimin e brendshëm të tyre.

 

Qëllimi i të mençurve është jo për të sjellë kënaqësi, por për të shmangur dhimbjen.

 

Fillimi i reformës nuk është aq për ta barazuar pronë sa për t'i mësuar ndjenjat fisnike tek njerëzit që ata të mos dëshirojnë më shumë dhe për të parandaluar më të ultin që të marrë më shumë.

 

I ditur ndryshon nga i padituri sa i gjalli nga i vdekuri.

 

Fundi i një pune është kënaqësia.

 

Energjia e mendjes është thelbi i jetës.

 

Virtutet më të mëdha janë ato që janë më të dobishmet për njerëzit e tjerë.

 

Njeriu ideal i përballon aksidentet e jetës me dinjitet dhe hijeshi, duke bërë më të mirën sipas rrethanave.

 

Ligji është arsye, i çliruar nga pasioni.

 

Shmangia fillestare prej së vërtetës shumëzohet një mijë herë më vonë.

 

Bashkësia më e mirë politike është ajo ku kontrollin e ka klasa e mesme, dhe ua kalon në numër të dyja klasave të tjera.

 

Një cilësi ekskluzive e dijes është aftësia për mësimdhënie.

 

Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbëla.

 

Sekreti i humorit është befasia.

 

Shpirti nuk mendon kurrë pa një përfytyrim.

 

Tërësia është më shumë se shuma e pjesëve të saj.

 

Njeriu i mençur nuk e përball veten pa nevojë ndaj rrezikut, përderisa janë pak gjëra për të cilat ai çan kokën dhe aq; por dëshira e tij, në kriza të mëdha, për ta dhënë madje edhe jetën e tij duke e ditur se në rrethana të tilla nuk ia vlen të jetosh.

 

Më e keqe se pabarazia është përpjekja për t'i bërë gjërat e pabarabarta barabar.

 

Të rinjtë janë përherë në një gjendje të ngjashme me dehjen.

 

Nuk ka gjeni të madh pa një përzierje çmendurie.
 

Ato që i di, bëji. Ato që nuk e kupton, mësoji.

 

Ata që i mësojnë fëmijët mirë duhet nderuar më shumë se ata që i prodhojnë fëmijët; sepse këta të fundit iu japin vetëm jetën, ndërsa të parët iu japin artin e të jetuarit mirë.

 

Ne bëjmë luftë që të jetojmë në paqe.

 

Diçka që është në dorën tonë për ta bërë, është në dorën tonë që të mos e bëjmë./Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.