VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA GRETA GARBO (1905-1990)

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 06:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA GRETA GARBO (1905-1990)
E Mërkurë, 05.12.2010, 09:49am (GMT+1)

Voal-online 12 maj-Të gjithë ata që kanë një fytyrë gjithnjë të qeshur, fshehin një vrazhdësi tejet të frikshme.

Të jesh një yll filmash, dhe ky rregull vlen për të gjihtë, do të thotë të jesh i shikuar nga çdo kënd. Nuk mund të jesh kurrë në paqe, je tashmë një objekt sulmi.

Nuk dua të jem një joshëse budallaqe. Për mua nuk ka asnjë kuptim që të vishem bukur dhe të mos bëj asgjë tjetër veçse t'i josh burrat në filma.

Unë kurrë nuk thashë 'dua të jem vetëm'. Thashë 'dua të më lënë vetëm'. Ky është i gjithë ndryshimi.

Unë tymos pa pushim, një cigare pas tjetrës.

Do të doja të jem mbinatyrshëm e fortë, në mënyrë që të vë drejtësi, në gjithçka që është gabim.

Jam e lodhur dhe nervoze, dhe jam në Amerikë. Këtu njeriu nuk e di se jeton apo nuk jeton.

Ata që ëndërrojnë për Hollivudin vetëm ta dinin sa vështirë është gjithçka.

Nëse je e bekuar, je e bekuar, pavarësisht je e martuar apo jo.

A ka gjë më të mirë se të jesh e dëshiruar për diçka, në një kohë që është krejt e mbërritshme?

Është e hidhur t'i mendosh vitet më të mira të njeriut të veniten në këtë vend të pagdhendur.

Jeta do të ishte e mrekullueshme vetëm po të dinit çfarë të bënit me të.

Talentet e mia shtrihen brenda kufijsh të caktuar. Unë nuk jam një aktore e shumanshme siç mendojnë disa.

Historia e jetës sime janë hyrjet nga dyert e prapme, anësore, ashensorët sekretë dhe mënyrat e tjera për të qenë atje ku njerëzit e tjerë nuk mund të më shqetësojnë mua.

Janë plot gjëra të cilat zemra jote nuk mund t'ia tregojë askujt tjetër. Je ti, gëzimet dhe dëshpërimet e tua private, dhe ato nuk mund t'ia tregosh askujt ndonjëherë. Ti e zhvlerëson veten, brendësinë tuaj, kur ua tregon të tjerëve.

Ka disa që duan të martohen dhe disa që nuk duan. Unë nuk e kam pasur kurrë impulsin për të shkuar në altar. Jam një njeri i vështirë për t'u shtruar.

Nuk ka njeri që do të më donte për grua - nuk di të gatuaj.

Duket se është një ligj që i qeveris të gjitha veprimet tona, prandaj kurrë nuk mund të bëj plane.

Nuk ka pse të martohesh, mjafton të kesh një mik të mirë si partner të jetës sate./Elida Buçpapaj

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA MOHANDAS GANDHI - MAHATMA GANDI (1869-1948) (05.04.2010)
AFORIZMA NGA ROBERT FROST (1874-1963) (04.24.2010)
AFORIZMA NGA ANATOL FRANCE (Anatol Frans, 1844-1924) (04.13.2010)
AFORIZMA NGA BENJAMIN FRANKLIN (1706-1790) (04.01.2010)
AFORIZMA NGA ERICH FROMM (Erih From, 23 mars 1900-18 mars 1980) (03.23.2010)
AFORIZMA NGA JANE FONDA (XHEIN FONDA, LINDUR MË 21 DHJETOR 1937) (03.21.2010)
AFORIZMA NGA WILLIAM FAULKNER (Uilliam Folkner, 1897-1962) (03.14.2010)
AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan dë La Fonten, 1807-1864) (03.07.2010)
AFORIZMA NGA SIGMUND FREUD (ZIGMUND FROJD, 1856-1939) (02.27.2010)
AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVA (1944-2006) (02.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]