VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA GRETA GARBO (1905-1990) E Mërkurë, 05.12.2010, 09:49am (GMT1) Voal-online 12 maj-Të gjithë ata që kanë një fytyrë gjithnjë të qeshur, fshehin një vrazhdësi tejet të frikshme. Të jesh një yll filmash, dhe ky rregull vlen për të gjihtë, do të thotë të jesh i shikuar nga çdo kënd. Nuk mund të jesh kurrë në paqe, je tashmë një objekt sulmi. Nuk dua të jem një joshëse budallaqe. Për mua nuk ka asnjë kuptim që të vishem bukur dhe të mos bëj asgjë tjetër veçse t'i josh burrat në filma. Unë kurrë nuk thashë 'dua të jem vetëm'. Thashë 'dua të më lënë vetëm'. Ky është i gjithë ndryshimi. Unë tymos pa pushim, një cigare pas tjetrës. Do të doja të jem mbinatyrshëm e fortë, në mënyrë që të vë drejtësi, në gjithçka që është gabim. Jam e lodhur dhe nervoze, dhe jam në Amerikë. Këtu njeriu nuk e di se jeton apo nuk jeton. Ata që ëndërrojnë për Hollivudin vetëm ta dinin sa vështirë është gjithçka. Është e hidhur t'i mendosh vitet më të mira të njeriut të veniten në këtë vend të pagdhendur. Jeta do të ishte e mrekullueshme vetëm po të dinit çfarë të bënit me të. Nuk ka njeri që do të më donte për grua - nuk di të gatuaj. Nuk ka pse të martohesh, mjafton të kesh një mik të mirë si partner të jetës sate./Elida Buçpapaj
Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |