VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA AVA GARDNER (1922-1990)
E Shtunë, 06.05.2010, 02:50pm (GMT1)

Voal-online 5 qershor-Ngaqë unë isha pagëzuar si njëfarë sirene dhe luaja role femrash tunduese, njerëzit bënë gabim duke menduar se unë isha e tillë edhe jashtë ekranit. Ata nuk kishin si të bënin gabim më të madh.

Thellë-thellë unë jam tejet e sipërfaqëshme.

Mua nuk më pëlqejnë njerëzit të cilëve iu pëlqen të punojnë dhe flasin për punën sikur ajo të ishte një detyrë që Zot na ruaj. Kur nuk bëj asgjë mua më duket sikur shkrihem në ujë të ngrohtë. Tejet e kënaqëshme, tejet e përkryer.

Unë kam vetëm një ligj kur aktroj - besoji regjisorit dhe jepja atij zemrën dhe shpirtin.

Unë vuaja, unë vërtetë vuaja, me të tre burrat e mi. Dhe u përpoqa pa masë me të tre, duke filluar secilën martesë me një vendosmëri të tillë sikur ajo do të zgjaste gjithë jetën në pafundësi. E prapë se prapë asnjëra prej tyre nuk zgjati më shumë se një vit apo dy.

Unë mendoj se arsyeja kryesore pse martesat e mia dështuan ishte se unë dashurova gjithmonë tepër çiltërsisht, por kurrë nuk dashurova zgjuarsisht.

Ku është puna? Fytyra ime, shiheni mirë, duket plot jetë./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.