VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA GRAHAM GREENE (Graham Grin, 1904-1991)

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA GRAHAM GREENE (Graham Grin, 1904-1991)
E Djelë, 06.13.2010, 04:49pm (GMT+1)

 

Voal-online 13 qershor-Herezia është një tjetër fjalë për lirinë e mendimit.

Dështimi është një formë e vdekjes.

Një qeshje vetmitare është shpesh një qeshje superioriteti.

Në marrëdhëniet e njeriut lëvdatat dhe gënjeshtrat kanë vlerë një mijë herë më shumë se të vërtetat.

Zoti krijoi një numër mundësish në rast se disa nga prototipet e tij dështojnë - ky është kuptimi i evolucionit.

Nëse keni braktisur një fe, nuk i keni braktisur të gjitha fetë. Ka gjithmonë një alternativë të fesë që humbim. Apo është e njëjta fe nën një maskë tjetër?

Vrasësi është parë nga bota konvencionale si diçka së paku monstruoze, por vrasësi në vetvete është thjesht një njeri i rëndomtë. Vetëm nëse vrasësi është njeri i mirë mund të shikohet si monstruoz.

Një arsye ndoshta thelbësore pse romancierët gjithnjë e më shumë po përpiqen të mbajnë distancë nga gazetarët është se romancierët po përpiqen ta shkruajnë të vërtetën dhe gazetarët janë duke u përpjekur të shkruajnë trillime.

Media është thjesht një fjalë që është vënë në përdorim për të kuptuar gazetarinë e keqe.

Filmi nuk është libër. Nëse burimi material është libër, ju nuk mund të jeni tepër respektues ndaj librit. Gjithçka që ju i detyroheni librit është shpirti.

Shampanja, nëse jeni duke kërkuar të vërtetën, është më e mirë se maina e së vërtetës. Ajo e trimëron njeriun të bëhet shpërthyes, madje i shfrenuar, ndërsa makinat e së vërtetës janë vetë një sfidë për t'i treguar suksesshëm gënjeshtrat.

Moraliteti vjen me zgjuarsinë e trishtuar të moshës, kur sensi i kureshtjes është tkurrur.

Dy gishtat e mi në makinën e shkrimit nuk janë lidhur kurrë me trurin tim. Dora ime në penë po.

Asnjë qenie njerëzore nuk mund ta kuptojë tjetrën, dhe asnjëra nuk mund ta sjellë lumturinë e tjetrës.

Është e pamundur ta kalosh jetën pa besuar: kjo do të ishte burgosja në qelinë më të keqe, në vetveten.

E kam vënë re shpesh se ryshfeti ka efekt - ai e ndryshon një marrëdhënie. Ai që jep ryshfet e bën veten pak më të parëndësishëm; ryshfeti, sapo të jetë pranuar, e shndërron marrësin në inferior, si ai që ka paguar për një femër.

Suksesi është më i rrezikshëm se dështimi, dallgët thërmohen në brigjet e qeta të detit.

Ekonomia e një romancieri është si ekonomia e një amvise të kujdesshme, e cila nuk është e gatshme të hedhë asgjë që mund t'i duhej prapë.

Njerëzit flasin rreth trimërisë së të dënuarve që shkojnë drejt vendit të ekzekutimit: nganjëherë kërkohet po aq trimëri të përballesh me çdo lloj vuajtje të përditshme të një njeriu tjetër.

Sentimentalizëm ne e quajmë një ndjenjë që nuk e pranojmë.

E vetmja përparësi e shkrimtarit është se mund t'i spiunosh njerëzit. Ti je aty duke dëgjuar çdo fjalë, por një pjesë e jotja është duke vëzhguar. Gjithçka është e dobishme për një shkrimtar, ty të intereson edhe imtësia më e papërfillshme.

Bota nuk më heronj.

Bota nuk është bardh e zi, është më shumë zi dhe gri.

Ka vetëm një moment në fëmijëri kur dera hapet dhe lë të ardhmen të hyjë.

Ne të gjithë jemi të dorëzuar ndaj vdekjes, asnjëri nuk i dorëzohet jetës.

Kur nuk jemi të sigurtë, jemi gjallë.

E vërteta nuk ka pasur kurrë vlerë reale për njerëzit - ajo është simbol për matematikanët dhe filozofët. Tek njerëzit lëvdatat dhe gënjshtrat kanë më shumë vlerë se një mijë të vërteta.

Vjen momenti kur një personazh bën apo thotë diçka për të cilën ti nuk kishte menduar. Në atë moment ai është gjallë dhe ti jeton brenda tij.

Të shkruarit është një terapi; nganjëherë unë habitem se si ata që nuk shkruajnë, nuk kompozojnë ose nuk pikturojnë mund t'i shpëtojnë çemndurisë, melankolisë, panikut dhe frikës të cilat janë pjesë e brendshme në jetën njerëzore./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA AVA GARDNER (1922-1990) (06.05.2010)
AFORIZMA NGA JOHANN WOLFGANG GOETHE (JOHAN VOFLGANG GËTE, 1749-1832) (05.30.2010)
AFORIZMA NGA CHARLES DE GAULLE (SHARL DE GOL, 1890-18970) (05.21.2010)
AFORIZMA NGA GRETA GARBO (1905-1990) (05.12.2010)
AFORIZMA NGA MOHANDAS GANDHI - MAHATMA GANDI (1869-1948) (05.04.2010)
AFORIZMA NGA ROBERT FROST (1874-1963) (04.24.2010)
AFORIZMA NGA ANATOL FRANCE (Anatol Frans, 1844-1924) (04.13.2010)
AFORIZMA NGA BENJAMIN FRANKLIN (1706-1790) (04.01.2010)
AFORIZMA NGA ERICH FROMM (Erih From, 23 mars 1900-18 mars 1980) (03.23.2010)
AFORIZMA NGA JANE FONDA (XHEIN FONDA, LINDUR MË 21 DHJETOR 1937) (03.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]