VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA RICHARD GERE (Riçard Gir, lindur më 1949)

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 03:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA RICHARD GERE (Riçard Gir, lindur më 1949)
E Shtunë, 06.26.2010, 05:34pm (GMT+1)

Voal-online 26 qershor-Sigurisht që ka pasur plot aktorë më të mirë se unë të cilët nuk kanë bërë karrierë. Pse?! Unë nuk e di.

Të gjitha energjitë tona duhet të shkojnë për sakrifica dhe shërbime. Dhe sa më pak për vuajtje.

Unë qaj sa herë më jepet rasti.

Nuk besoj se aktorët e mirë mund të luajnë çdo rol. Nuk do të thotë se ata janë më të mirët për çdo rol.

Nuk mund të them se i kam nën kontroll emocionet e mia; unë nuk e njoh mendjen time. Unë e humb toruan si çdokush tjetër. Sigurisht, nuk jam lider.

Gjithkush reagon ndaj mirësisë.

Madje edhe në komeditë ti duhet të ndihesh sa më i sigurtë për gjërat që të ndodhin në një mënyrë sa më natyrale dhe të lirë, dhe të dallueshme si gjëra njerëzore.

Nuk njoh askënd prej nesh që të ketë një marrëdhënie krejtësisht të ndershme - kjo nuk ekziston.

Unë jam një burrë 50 e saj vjeç dhe nuk jam në të njëjtën formë se atëherë kur isha 30 vjeç.

E ndjej më pak nevojën e domosdoshmërisë së shprehjes së vetes sime nëpërmjet aktrimit. Kam plot jetë të tjera të ndryshme jashtë aktrimit ku e ndej veten tej mase të realizuar.

Nuk jam aq i ashpër; nuk jam aq i zgjuar. Kam nevojë të shpreh veten time se kush jam, ta shpalos mendjen time në mënyrë konstante. Unë nuk do të mund ta shihja atë në një guvë.

Unë mendoj se zotësia nuk varet nga pamja e jashtme. Zotësia varet nga dëshira e madhe për të shprehur nevojat emocionale.

Në njëfarë mënyre njeriun arrin stabilitet duke qenë i zoti të mbajë zap mendjen racionale.

Nëse puna shkon mirë dhe ti bën diçka me vlerë e më kuptim, nuk ka shpërblim më të mirë.

Ndoshta Dalai Lama është i vetmi njeri që është krejtësisht i ndershëm, dhe duke qenë i tillë, ai është i zoti të mos lëndojë askënd. Ai është i zoti.

Takimi i parë me budizmin ishte në të njëzetat e moshës sime. Ashtu si shumica e të rinje, nuk isha veçanërisht i lumtur.

Dalai Lama thotë se ai mendon që dashuria e nënës është simboli më i përkryer i dashurisë dhe mirëkuptimit, sepse ajo është dashuri krejtësisht pa interes.

Sekreti i suksesit tim është llaku im i flokëve.

Filmi nuk ka asgjë reale. Asgjë. Madje as grimcat e dritës që e projektojnë filmin nuk mund të provohet se ekzistojnë. Asgjë reale nuk ka atje.

Vërtetë ekziston vetëm një rol për një aktor. Kërkimi bëhet për të gjetur atë rol.

Budizmi tibetian ka pasur shumë ndikim te unë.

Budistët perëndimorë janë shumë më tepër budistë seriozë se tibetianët.

Ka me miliarda njerëz që nuk praktikojnë asnjë religjion.

E gjitha çfarë kemi të përbashkët është në vlerësimin për mirësinë dhe mirëkuptimin; të gjitha religjionet e kanë këtë. Ne priremi drejt dashurisë.

Kur Shenjtëria e Tij fitoi çmimin Nobel të Paqes, është bërë një kapërcim i madh. Ai nuk është më vetëm tibetian; ai i përket botës.

Kur fillova të aktroj, gjeta mënyrëm më të mirë të aftësohem për të komunikuar.

Kur ti punon si aktor, duhet të ndihesh i sigurtë madje edhe në gjërat që duken si më të thjeshtat./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA GRAHAM GREENE (Graham Grin, 1904-1991) (06.13.2010)
AFORIZMA NGA AVA GARDNER (1922-1990) (06.05.2010)
AFORIZMA NGA JOHANN WOLFGANG GOETHE (JOHAN VOFLGANG GËTE, 1749-1832) (05.30.2010)
AFORIZMA NGA CHARLES DE GAULLE (SHARL DE GOL, 1890-18970) (05.21.2010)
AFORIZMA NGA GRETA GARBO (1905-1990) (05.12.2010)
AFORIZMA NGA MOHANDAS GANDHI - MAHATMA GANDI (1869-1948) (05.04.2010)
AFORIZMA NGA ROBERT FROST (1874-1963) (04.24.2010)
AFORIZMA NGA ANATOL FRANCE (Anatol Frans, 1844-1924) (04.13.2010)
AFORIZMA NGA BENJAMIN FRANKLIN (1706-1790) (04.01.2010)
AFORIZMA NGA ERICH FROMM (Erih From, 23 mars 1900-18 mars 1980) (03.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]