VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma të Gijom Apolinerit (Guillaume Apollinaire)
E Djelë, 03.08.2009, 10:27am (GMT1)

Voal-online 8 mars - Një strukturë bëhet arkitekturore, dhe jo skulpturore, kur elementet e saj nuk kanë më justifikimin e tyre në natyrë.

 

Artistët janë, mbi të gjitha, njerëz që duan të bëhen çnjerëzorë.

 

Unë i urrej artistët të cilët nuk i përkasin kohës së tyre.

 

I adhuroj njerëzit, jo për çfarë i bashkon ata, por për çfarë i ndan ata, dhe dua t'i di çfarë më së shumti i bren zemrat e tyre.

 

Po bie shi në shpirtin tim, po bie, por po bien sy të vdekur.

 

Gëzimi vjen gjithmonë pas dhimbjes.

 

Herë pas here është mirë të pushojmë në kërkimin e lumturisë dhe kështu të jemi për një çast të lumtur.

 

Njeriu nuk mund ta mbartë me vete trupin e pajetë të babait kudo.

 

Kur njeriu deshi të bënte një makinë që do të ecte, krijoi rrotën, e cila nuk ngjason me këmbën.

 

Pa poetët, pa artistët, njerëzit shumë shpejt do të mbështilleshin me monotoninë e natyrës./Elida BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.