VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA VINCENT VAN GOGH (Vinsent Van Gog, 1853-1890)

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 09:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA VINCENT VAN GOGH (Vinsent Van Gog, 1853-1890)
E Djelë, 08.01.2010, 09:00am (GMT+1)

Voal-online 1 gusht -Një pikturë e mirë është e barbartë me një bamirësi.

Artisi nuk ka nevojë të jerë klerik apo praktikan, por ai patjetër duhet të ketë një zemër të pastër për bashkëqytetarët.

Teksa ne ecim në jetë, bëhet gjithnjë më e vështirë të ndeshemi me vështirësitë që janë rrënjosur në zemrën tonë.

Unë mendoj se mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen ndaj Zotit është të dashurojmë sa më shumë gjëra.

Ndërgjegja është kompasi i njeriut.

Mos e ngujo frymëzimin dhe përfytyrimin; mos u bë skllav i modelit tënd.

As vetëdija e rrëzueshmërisë sime nuk mund të më frenojë së bëri gabime. Vetëm kur rrëzohem, unë ngrihem prapë.

Unë nuk njoh asgjë me qartësi, por pamja e yjeve më bën të ëndërroj.

Gjërat e mëdha janë bërë nga gjëra të vogla të bashkuara mes tyre.

Lumturia... ajo ndodhet në gëzimin e arritjeve, në trillin e përpjekjeve krijuese.

Si mund të jem i dobishëm, me çfarë mund të shërbej? Ka diçka brenda meje, çfarë mund të jetë vallë?

Unë jam ende tepër larg asaj ku duhet qenë, por me ndihmën e Zotit do të kem sukses.

Unë mund të bëj fare mirë pa Zotin në jetën time dhe në pikturat e mia, por unë, pa Zotin, i vuajtur siç jam, nuk mund të bëj diçka që është më e madhe se unë, që është jeta ime, fuqia për të krijuar.

Unë ëndërroj duke pikturuar, pastaj e pikturoj ëndërrën time.

Unë përjetoj një periudhë kthjellimi drithërues në ato momente kur natyra është aq e bukur. Unë nuk jam më vetja ime, dhe pikturat duken sikur janë bërë në një ëndërr.

Mendoj se nuk ka gjë më vërtetë artistike se t'i dashurosh njerëzit.

Shpesh mendoj se nata është më e gjallë dhe më e shumëngjyrshme se dita.

Unë e vë zemrën time dhe shpirtin tim në veprën time, dhe e humb mendjen time në procesin e krijimi të saj.

Shikoj motive dhe piktura në këndet më të varfëra dhe në skutat më të pista.

Dëshiroj vetëm që njerëzit të më kuptojnë ashtu siç jam.

Nëse fëmijëria dhe rinia janë një kotësi, a nuk duhet të synojmë të bëhemi burra?

Nëse dikush është mjeshtër i një gjëje dhe e kupton një gjë shumë mirë, dikush ka në të njëjtën kohë ndjeshmërinë e të kuptuarit të shumë gjërave.

Nëse ndien një zë brenda teje që thotë "ti nuk mund të pikturosh", atëherë t'i gjithsesi pikturo dhe mbyte atë zë.

Pavarësisht çdo rrëzimi unë do të ngrihem përsëri: unë do të marr lapsin, të cilin e kam hedhur nga çtrimërimi im dhe do të rifilloj punën.

Nuk duhet dëgjuar gjuha e piktorëve, por gjuha e natyreës, ndjenja për vetë gjërat, për realitetin është më e rëndësishme se ndjenja për pikturat.

Dashuria sjell gjithmonë vështirësira, kjo është e vërtetë, por ana e mirë e saj është se ajo të sjell energji.

Dashuro shumë gjëra, sepse atje ndodhet forca e vërteta, dhe kush dashuron më shumë krijon më shumë e mund të arrijë më shumë. Dhe çfarë është bërë duke qenë i dashuruar, është bërë mirë.

Njeriu punon dhe guxon nëse vërtetë dëshiron të jetojë.

Kalimtarët e rëndomtë shikojnë vetëm një fjollë tymi nga oxhaku dhe shkojnë në punë të vet.

Piktura ka jetën e saj e cila buron nga shpirti i piktorit.

Poezia na rrethon kudo, por hedhja e saj në letër, medet, nuk është aq e lehtë sa ta vështrosh atë.

Peshkatarët e dinë se deti është i rrezikshëm dhe stuhia e tmerrëshme, por ata nuk i kanë parë këto rreziqe të mjaftueshme sa për të qëndruar në breg.

Sa më shumë që vras mendjen për këtë, aq më shumë dal në përfundimin se nuk ka gjë më artistike se t'i dashurosh të tjerët.

Mënyra për ta njohur jetën është të dashurosh shumë gjëra.

Nuk ka blu pa të verdhën dhe portokallinë.

Mund të kemi një zjarr të madh brenda vetes, prapë askush nuk do të vijë vetë kurrë e të ngrohet prej tij, dhe kalimtarët shikojnë vetëm fjollën e tymit që del nga oxhaku.

Ata hollandezë kishin përfytyrim apo fantazi të hatashme, por shija e tyre mirë dhe dija shkencore e kompozimit ishte e pamasë.

E çfarë kuptimi do të kishte jeta nëse nuk do të kishim guximin për të tentuar gjithçka?

Kur unë kam një nevojë të zakonshme - le ta them një fjalë: religjionin - atëherë dal jashtë dhe pikturoj yjet./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA LADY GAGA (Lindur më 28 mars 1986)< (07.17.2010)
AFORIZMA NGA RICHARD GERE (Riçard Gir, lindur më 1949) (06.26.2010)
AFORIZMA NGA GRAHAM GREENE (Graham Grin, 1904-1991) (06.13.2010)
AFORIZMA NGA AVA GARDNER (1922-1990) (06.05.2010)
AFORIZMA NGA JOHANN WOLFGANG GOETHE (JOHAN VOFLGANG GËTE, 1749-1832) (05.30.2010)
AFORIZMA NGA CHARLES DE GAULLE (SHARL DE GOL, 1890-18970) (05.21.2010)
AFORIZMA NGA GRETA GARBO (1905-1990) (05.12.2010)
AFORIZMA NGA MOHANDAS GANDHI - MAHATMA GANDI (1869-1948) (05.04.2010)
AFORIZMA NGA ROBERT FROST (1874-1963) (04.24.2010)
AFORIZMA NGA ANATOL FRANCE (Anatol Frans, 1844-1924) (04.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]