VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA VINCENT VAN GOGH (Vinsent Van Gog, 1853-1890) E Djelë, 08.01.2010, 09:00am (GMT1) Voal-online 1 gusht -Një pikturë e mirë është e barbartë me një bamirësi. Artisi nuk ka nevojë të jerë klerik apo praktikan, por ai patjetër duhet të ketë një zemër të pastër për bashkëqytetarët. Teksa ne ecim në jetë, bëhet gjithnjë më e vështirë të ndeshemi me vështirësitë që janë rrënjosur në zemrën tonë. Unë mendoj se mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen ndaj Zotit është të dashurojmë sa më shumë gjëra. Mos e ngujo frymëzimin dhe përfytyrimin; mos u bë skllav i modelit tënd. Gjërat e mëdha janë bërë nga gjëra të vogla të bashkuara mes tyre. Si mund të jem i dobishëm, me çfarë mund të shërbej? Ka diçka brenda meje, çfarë mund të jetë vallë? Unë jam ende tepër larg asaj ku duhet qenë, por me ndihmën e Zotit do të kem sukses. Unë ëndërroj duke pikturuar, pastaj e pikturoj ëndërrën time. Mendoj se nuk ka gjë më vërtetë artistike se t'i dashurosh njerëzit. Unë e vë zemrën time dhe shpirtin tim në veprën time, dhe e humb mendjen time në procesin e krijimi të saj. Dëshiroj vetëm që njerëzit të më kuptojnë ashtu siç jam. Nëse dikush është mjeshtër i një gjëje dhe e kupton një gjë shumë mirë, dikush ka në të njëjtën kohë ndjeshmërinë e të kuptuarit të shumë gjërave. Nëse ndien një zë brenda teje që thotë "ti nuk mund të pikturosh", atëherë t'i gjithsesi pikturo dhe mbyte atë zë. Dashuria sjell gjithmonë vështirësira, kjo është e vërtetë, por ana e mirë e saj është se ajo të sjell energji. Kalimtarët e rëndomtë shikojnë vetëm një fjollë tymi nga oxhaku dhe shkojnë në punë të vet. Piktura ka jetën e saj e cila buron nga shpirti i piktorit. Poezia na rrethon kudo, por hedhja e saj në letër, medet, nuk është aq e lehtë sa ta vështrosh atë. Sa më shumë që vras mendjen për këtë, aq më shumë dal në përfundimin se nuk ka gjë më artistike se t'i dashurosh të tjerët. Mënyra për ta njohur jetën është të dashurosh shumë gjëra. Nuk ka blu pa të verdhën dhe portokallinë. Ata hollandezë kishin përfytyrim apo fantazi të hatashme, por shija e tyre mirë dhe dija shkencore e kompozimit ishte e pamasë. Kur unë kam një nevojë të zakonshme - le ta them një fjalë: religjionin - atëherë dal jashtë dhe pikturoj yjet./Elida Buçpapaj Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |