VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA CLARK GABLE (Klark Gejbëll, 1901-1960)
E Djelë, 08.08.2010, 09:24am (GMT1)

Clark Gable e Marilyn Monroe në një skenë filmi

Voal-online 8 gusht-Çdo gjë që bën Marilyn Monroe është e ndryshme nga çfo femër tjetër, e çuditëshme dhe tunduese, që nga mënyra si flet deri tek mënyra si ajo e përdor atë bust të hatashëm.

Medet, nëse unë do të kisha shkuar me të gjitha zonjat për të cilat më marrin nëpër gojë, atëherë nuk do të kisha pasur kohë të gjuaja peshk.

Unë jam thjesht një dosido fatmadh prej Ohaios, të cilit i rastisi të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur.

Është një mbifitim kur ty të pëlqen vajza me të cilën ke rënë në dashuri.

E vetmja arsye pse ata vijnë të më shohin është se unë e di që jeta është një mrekulli. Dhe ata e dinë që unë e di këtë./Elida Buçpapaj

Clark Gable e Viviene Leigh në një skenë filmi

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.