VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA TË GALILEO GALILEIT (1564- 1642)

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA TË GALILEO GALILEIT (1564- 1642)
E Enjte, 08.12.2010, 10:36am (GMT+1)

Voal-online 12 gusht-Të gjitha të vërteta është e lehtë të kuptohen sapo të jenë zbuluar; puna është të zbulohen ato.

Duke i mohuar parimet shkencore, dikush mund të bëjë çdo paradoks.

Faktet të cilat fillimisht duken të pamundshme, madje edhe nëpërmjet shpjegimit, vjen koha që dalin prej ku ishin fshehur dhe qëndrojnë para nesh lakuriqe si një bukuri e pashoqe.

Unë nuk ndjehem i detyruar të besoj se i njëjti Zot që na ka pajisur ne me shqisa, arsye dhe intelekt ka pasur synim të na bënte ne të shmangnim përdorimin e tyre.

Nuk kam takuar kurrë një njeri aq injorant sa prej të cilit të mos mësoja diçka.

Mendoj se në diskutimin e problemeve natyrore ne duhet të fillojmë jo me Shkrimet e shenjta, por me eksperimentet dhe me demonstrimet.

I kam dashuruar yjet aq çiltër sa të mos ngjethem prej natës.

Nëse do të isha në fillimin e studimeve të mia, do të ndiqja këshillin e Platos dhe të filloja me matematikën.

Në problemet e shkencës, autoriteti i mijërave nuk është asgjë përpara arsyetimit të një njeriu të vetëm.

Mate çfarë është e matëshme, dhe bëje të matëshme çfarë nuk është e tillë.

Natyra është e pandërprerë dhe e pandryshueshme, ajo është indiferente ndaj faktit nëse arsyet dhe veprimet e saj janë të fshehta për njeriun apo jo.

Bibla na e tregon rrugën për në qiell; nuk na e tregon rrugën nëpër të cilën shkojnë qiejt.

Udha e Qumështit nuk është asgjë tjetër veçse një masë e panumërt yjesh të mbjellur së bashku në grumbuj.

Dielli, me të gjithë ato planete që sillen rrotull tij e varen prej tij, mund të piqen si një kalavesh rrushi a thua se nuk asgjë të bëjnë me universin.

Ne nuk mund t'iu mësojmë njerëzve asgjë; me vetëm mund t'i ndihmojmë ta zbulojnë atë brenda vetes.

Atje ku shqisat nuk arrijnë, duhet të ndërhyjë arsyeja./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA CLARK GABLE (Klark Gejbëll, 1901-1960) (08.08.2010)
AFORIZMA NGA VINCENT VAN GOGH (Vinsent Van Gog, 1853-1890) (08.01.2010)
AFORIZMA NGA LADY GAGA (Lindur më 28 mars 1986)< (07.17.2010)
AFORIZMA NGA RICHARD GERE (Riçard Gir, lindur më 1949) (06.26.2010)
AFORIZMA NGA GRAHAM GREENE (Graham Grin, 1904-1991) (06.13.2010)
AFORIZMA NGA AVA GARDNER (1922-1990) (06.05.2010)
AFORIZMA NGA JOHANN WOLFGANG GOETHE (JOHAN VOFLGANG GËTE, 1749-1832) (05.30.2010)
AFORIZMA NGA CHARLES DE GAULLE (SHARL DE GOL, 1890-18970) (05.21.2010)
AFORIZMA NGA GRETA GARBO (1905-1990) (05.12.2010)
AFORIZMA NGA MOHANDAS GANDHI - MAHATMA GANDI (1869-1948) (05.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]