VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA TË NËNË TEREZËS (26 gusht 1910 - 5 shtator 1997)

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 05:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA TË NËNË TEREZËS (26 gusht 1910 - 5 shtator 1997)
E Hënë, 08.30.2010, 11:42am (GMT+1)

Voal-online 30 gusht- Unë jam një laps i vogël në dorën e Zotit që po i shkruan letër dashurie botës.

Besoni në gjërat e vogla, sepse atje është forca juaj.

Të jesh i padëshiruar, i papërfillur, i papërkujdesur, i harruar prej të gjithëve, unë mendoj se është shumë më tepër se uria, një varfëri më e madhe se e atij që nuk ka asgjë për të ngrënë.

Mos mendo se dashuria, për të qenë e vërtetë, duhet të jetë e jashtëzakonshme. Ajo për të cilën kemi nevojë është të duam pa u lodhur kurrë.

Mos prit liderët; bëje vetë, njeriu njeriut.

Edhe vetë të pasurit janë të uritur për dashuri, për kujdes, për të qenë i dëshiruar, për të pasur dikë ku të hapin zemrën.

Sa herë që ju i buzëqeshni dikujt, ky është një veprim dashurie, një dhuratë ndaj atij personi, një gjë e bukur.

Zoti nuk do të patjetër të kemi sukses, ai vetëm do që ne të përpiqemi.

Punët e mira janë ato që krijojnë një vargmal dashurie.

Kam zbuluar paradoksin se të duash deri në dhimbje, kjo nuk shkakton plagë, por vetëm më shumë dashuri.

Unë përpiqem t'ua jap njerëzve të varfër dashurinë të cilën të pasurit e marrin nëpërmjet parave. Nuk do ta prekja një të sëmurë lebroz as për mijëra paund; por e shëroj atë me përkushtim për hir të dashurisë së Zotit.

Dua që ju të shqetësoheni për fqinin tuaj? A e dini derën e fqinjit tuaj?

Nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse ne kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit.

Nëse duam që të dëgjohet në mesazh dashurie, atëherë duhet ta shqiptojmë atë. Për ta bërë një llampë të ndriçojë, ne duhet ta mbajmë plot me vaj.

Unë nuk mund t'i ushqej njëqind veta, atëherë ushqej një të vetëm.

Nëse i gjykoni njerëzit, nuk iu del kohë t'i doni.

Në këtë jetë ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha. Ne mund të bëjmë vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Dashuria e thellë nuk ka kufizim, ajo thjesht jepet.

Nuk ka rëndësi madhësia e veprimeve tona, por sasia e dashurisë që ne vëmë tek ato.

Jezusi thotë duajeni njëri tjetrin, nuk thotë duajeni gjithë botën.

Gëzimi është një rrjetë dashurie me të cilën mund t'i kapni shpirtërat.

Fjalët e mira mund të jenë të shkurtëra e të thjeshta në shqiptim, por jehona e tyre është vërtetë e pafund.

Le ta presim njëri-tjetrin me buzëqeshje, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë.

Le të këmbëngulim gjithnjë e më shumë në rritjen e thesarëve të dashurisë, të mirësisë, të mirëkuptimit, të paqes. Paraja vjen nëse e kërkojmë të parën Mbretërinë e Zotit - gjithçka tjetër do të jepet.


Të mos kënaqemi vetëm nga dhënia e parave. Paraja nuk është mjaft, paraja mund të jepet, por ata duan dashurinë e zemrave tuaja. Prandaj përhapeni dashurinë tuaj kudo që shkoni.

Le të prekim të sëmurin, të varfërin, të vetmuarin dhe të padëshiruarin në pajtim me hiret që ne kemi marrë dhe të mos kemi trup, le të mos e pakësojmë punën tonë.

Vetmia dhe braktisja janë varfëria më e madhe.

Vetmia është varfëria më e tmerrëshme.

Dashuria fillon në shtëpi, dhe nuk ka rëndësi sa shumë bëjmë... por sa shumë dashuri ne vëmë në veprimet tona.

Dashuria fillon me përkujdesjen ndaj më të afërmve - ndaj njerëzve të shtëpisë sonë.

Dashuria është një frut që e ka stinën në të gjitha kohët, dhe i arritshëm nga çdo dorë.

Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi për dikë.

Paqja fillon me një buzëqeshje.

Përkushtimi ndaj varfërisë është aq e nevojshme sa vetë puna jonë. Vetëm perëndia shikon sa shumë ne iu përkushtohemi të varfërve për të na ndihmuar ta duam Zotin më shumë për shkak të tyre.

Përhape dashurinë kudo. Bëj që njerëzit të cilët i takon, të jenë më të lumtur pasi t'i kesh takuar.

Uria për dashurinë hiqet shumë më vështirë se uria për bukën.

Mrekullia nuk është se ne e bëjmë këtë punë, por se ne jemi të lumtur që e bëjmë.

Suksesi i dashurisë është në të dashuarit - nuk është në frutet e të dashuruarit. Natyrisht është e kuptueshme që në dashuri t'ia duash më të mirën personit tjetër, por nëse dashuria shpërblehet apo nuk shpërblehet, kjo nuk i përcakton vlerat e dashurisë sonë.

Ekziston gjithmonë rreziku që ne të bëjmë punë për hir të punës. Prandaj ne duhet të respektojmë dashurinë, përkushtimin - të cilat i kemi për Zotin, për Krishtin, dhe kështu që përpiqemi ta bëjmë këtë sa më bukur.

Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë se për bukë.

Duhet të ketë arsye pse disa njerëz të jetojnë mirë. Ata duhet të kenë punuar për ketë. Unë zemërohem vetëm kur shikoj përbuzje. Kur njerëzit hedhin tuje gjëra të cilat ne mund t'i përdorim.

Ne kemi nevojë ta gjejmë Zotin, dhe nuk mund ta gjejmë në zhurmë dhe në poetere. Zoti është mik i heshtjes. Shikoje se si natyra - drurët, lulet, bari - rriten në heshtje; shikoi yjet, hënën diellin, si lëvizin në heshtje... Ne kemi nevojë për heshtje që të jemi të zotët të prekim.

Ne e ndjejmë se jemi çfarë po bëjmë është vetëm një pikë në oqean. Por oqeani do të ishte i paplotë, sepse do t'i mungonte një pikë.

Ne nuk do ta dimë kurrë gjithë të mirën që mund të bëjë një buzëqeshje.

Ne mendojmë nganjëherë se varfëri është vetëm të jesh i uritur, i zhveshur dhe pa strehë. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i papërfillur dhe i papërkujdesur është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona ta shërojmë këtë lloj varfërie.

Fjalët që nuk e japin dritën e Krishtit e rritin errësirën./Elida Buçpapaj

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA TË GALILEO GALILEIT (1564- 1642) (08.12.2010)
AFORIZMA NGA CLARK GABLE (Klark Gejbëll, 1901-1960) (08.08.2010)
AFORIZMA NGA VINCENT VAN GOGH (Vinsent Van Gog, 1853-1890) (08.01.2010)
AFORIZMA NGA LADY GAGA (Lindur më 28 mars 1986)< (07.17.2010)
AFORIZMA NGA RICHARD GERE (Riçard Gir, lindur më 1949) (06.26.2010)
AFORIZMA NGA GRAHAM GREENE (Graham Grin, 1904-1991) (06.13.2010)
AFORIZMA NGA AVA GARDNER (1922-1990) (06.05.2010)
AFORIZMA NGA JOHANN WOLFGANG GOETHE (JOHAN VOFLGANG GËTE, 1749-1832) (05.30.2010)
AFORIZMA NGA CHARLES DE GAULLE (SHARL DE GOL, 1890-18970) (05.21.2010)
AFORIZMA NGA GRETA GARBO (1905-1990) (05.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]