VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA TË NËNË TEREZËS (26 gusht 1910 - 5 shtator 1997) E Hënë, 08.30.2010, 11:42am (GMT1)
Voal-online 30 gusht- Unë jam një laps i vogël në dorën e Zotit që po i shkruan letër dashurie botës. Besoni në gjërat e vogla, sepse atje është forca juaj. Të jesh i padëshiruar, i papërfillur, i papërkujdesur, i harruar prej të gjithëve, unë mendoj se është shumë më tepër se uria, një varfëri më e madhe se e atij që nuk ka asgjë për të ngrënë. Mos mendo se dashuria, për të qenë e vërtetë, duhet të jetë e jashtëzakonshme. Ajo për të cilën kemi nevojë është të duam pa u lodhur kurrë. Mos prit liderët; bëje vetë, njeriu njeriut. Edhe vetë të
pasurit janë të uritur për dashuri, për kujdes, për të qenë i dëshiruar, për të
pasur dikë ku të hapin zemrën. Zoti nuk do të patjetër të kemi sukses, ai vetëm do që ne të përpiqemi. Punët e mira janë ato që krijojnë një vargmal dashurie. Kam zbuluar
paradoksin se të duash deri në dhimbje, kjo nuk shkakton plagë, por vetëm më
shumë dashuri. Dua që ju të
shqetësoheni për fqinin tuaj? A e dini derën e fqinjit tuaj? Nëse duam që të dëgjohet në mesazh dashurie, atëherë duhet ta shqiptojmë atë. Për ta bërë një llampë të ndriçojë, ne duhet ta mbajmë plot me vaj. Unë nuk mund t'i ushqej njëqind veta, atëherë ushqej një të vetëm. Nëse i gjykoni njerëzit, nuk iu del kohë t'i doni. Gëzimi është një rrjetë dashurie me të cilën mund t'i
kapni shpirtërat. Le ta presim njëri-tjetrin me buzëqeshje, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë. Le të këmbëngulim gjithnjë e më shumë në rritjen e
thesarëve të dashurisë, të mirësisë, të mirëkuptimit, të paqes. Paraja vjen
nëse e kërkojmë të parën Mbretërinë e Zotit - gjithçka tjetër do të jepet. Le të prekim të sëmurin, të varfërin, të vetmuarin dhe të padëshiruarin në pajtim me hiret që ne kemi marrë dhe të mos kemi trup, le të mos e pakësojmë punën tonë. Vetmia dhe braktisja janë varfëria më e madhe. Vetmia është varfëria më e tmerrëshme. Dashuria fillon me përkujdesjen ndaj më të afërmve -
ndaj njerëzve të shtëpisë sonë. Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi
për dikë. Përkushtimi ndaj varfërisë është aq e nevojshme sa vetë puna jonë. Vetëm perëndia shikon sa shumë ne iu përkushtohemi të varfërve për të na ndihmuar ta duam Zotin më shumë për shkak të tyre. Përhape dashurinë kudo. Bëj që njerëzit të cilët i takon, të jenë më të lumtur pasi t'i kesh takuar. Uria për dashurinë hiqet shumë më vështirë se uria për
bukën. Suksesi i dashurisë është në të dashuarit - nuk është në frutet e të dashuruarit. Natyrisht është e kuptueshme që në dashuri t'ia duash më të mirën personit tjetër, por nëse dashuria shpërblehet apo nuk shpërblehet, kjo nuk i përcakton vlerat e dashurisë sonë. Ekziston gjithmonë rreziku që ne të bëjmë punë për hir
të punës. Prandaj ne duhet të respektojmë dashurinë, përkushtimin - të cilat i
kemi për Zotin, për Krishtin, dhe kështu që përpiqemi ta bëjmë këtë sa më
bukur. Duhet të ketë arsye pse disa njerëz të jetojnë mirë.
Ata duhet të kenë punuar për ketë. Unë zemërohem vetëm kur shikoj përbuzje. Kur
njerëzit hedhin tuje gjëra të cilat ne mund t'i përdorim. Ne nuk do ta dimë kurrë gjithë të mirën që mund të
bëjë një buzëqeshje. Fjalët që nuk e japin dritën e Krishtit e rritin errësirën./Elida Buçpapaj
Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |