VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA TË THEOPHILE GAUTIER (Teofil Gotjé, 1811-1976)
E Hënë, 09.06.2010, 04:40pm (GMT1)

Voal-online 6 shtator-Macja mund të jetë mikesha jote, por kurrë skllavja jote.

Ai njeri që nuk ka botën e tij të brendshme për ta përkthyer, nuk është artist.

Arti është bukuria, zbulimi i përjetëshëm i hollësisë, zgjedhja e fjalëve, përkujdesja e jashtëzakonshme e krijimit.

Librat pasojnë moralin, nuk i pason morali librat.

Shansi është pseudonimi i Zotit kur ai nuk dëshiron të nënshkruajë.

Sytë janë aq transparentë sa nëpërmjet tyre shihet shpirti.

Jam një njeri për të cilin bota e jashtme ekziston.

Jam një nga ata për të cilët tepria është nevojë.

Unë kam lindur për të udhëtuar dhe për të shkruar vargje.

Morrat e kritikës janë si morrat e trupit, të cilët i rrënojnë trupat që të jetojnë vetë.

Është e vështirë ta arrish miqësinë e një maceje. Ajo është një kafshë filozofike... e tillë që nuk i dhuron ndjenjat e saj me mendjelehtësi.

Fjala poet në kuptimin e parë do të thotë bërës: asnjë gjë që nuk është bërë mirë, nuk ekziston.

Të dashurosh do të thotë të admirosh me zemër; të admirosh do të thotë të dashurosh me mendje.

Ajo që unë shkruaj nuk bën për vajzat e vogla.

Po, vepra del më e bukur prej materialeve që i rezistojnë procesit, si vargu, mermeri, allçia dhe llaku./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.