VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA TË ALFRED HITCHCOCK (Alfred Hiçkok, 1899-1980)
E Martë, 09.14.2010, 11:04am (GMT1)

Voal-online 14shtator-Shumë filma janë për jetën, filmat e mi janë si një thelë keku.

Aktorët janë bagëti.

Gjithmonë bëje publikun të vuajë sa më shumë që të jetë e mundur.

Bjondet janë viktimat më të bukura. Ato ngjasojnë me borën e bardhë që përgjaket.

Dialogu duhet thjesht të jetë një tingull mes tingujsh, si diçka që del nga goja e njerëzve sytë e të cilëve e tregojnë ngjarjen në mënyrë vizuale.

Disney ka trupën më të mirë. Kur nuk i pëlqen një aktor, e gris.

Jepju atyre kënaqësi - të njëjtën kënaqësi që kanë kur zgjohen prej një makthi.

Ja lista e adrenalinës sime: 1: fëmijë të vegjël, 2: policë, 3: lartësi, 4: se filmi im i ardhshëm nuk do të jetë i mirë sa ky.

Unë jam regjisor për ta kënaqur publikun me tronditje të mrekullueshme.

Nuk kam thënë kurrë se të gjithë aktorët janë bagëti, unë kam thënë vetëm se të gjithë aktorët duhet trajtuar si bagëti.

Unë jam plot frikë dhe bëj të pamundurën për t'i shmangur vështirësitë dhe çdo lloj ndërlikimi. Mua më pëlqen që gjithçka rrotull meje të jetë e pastër si kristali dhe të jetë tërësisht qetësi.

Unë nuk jam kundër policëve; vetëm ua kam frikën.

Në filmat artistikë regjisori është Zot, në filmat dokumentarë Zoti është regjisori.

Fati është gjithçka...Fati im i mirë në jetë ishte që të bëhesha një njeri vërtet i trembur. Kam fat që jam burracak, që kam pa masë frikë, sepse një hero nuk do të bënte dot filma me ankth.

Revanshi është i ëmbël dhe nuk është majmërues.

Plagjarizmi i vetes është stil.

Televizioni i ka sjellë krimet në shtëpi - atje ku ato ndodhin.

Televizioni ka bërë shumë për psikiatrinë duke dhënë informacione për të, si dhe duke krijuar nevojën për të.

E vetmja mënyrë për t'i shpëtuar frikës është që të bëj filma.


Nuk ka terror në krismën, ka vetëm paprirje të tij.

Kur një aktor vjen te unë dhe kërkon të diskutojmë për personazhin e tij, unë i them: E ke në skenar. Kur ai kërkon motivimin, unë i them: E ke tek pagesa.

Nuk ka asgjë të veçantë për suksesin. Duhet të jesh i pajisur me një sy të mprehtë, me një mendje të shkathët, si dhe të mos skrupull për asgjë./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.