E Martë, 08.04.2020, 01:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA AUDREY HEPBURN (Odrei Hepbërn, 1929-1993)
E Djelë, 09.19.2010, 10:52am (GMT+1)

Voal-online 19shtator-Me sytë e bukur, shiko vetëm për të mirën e të tjerëve; me buzët e bukura fol vetëm fjalë mirësie, dhe për bukurinë e lëvizjeve të trupit, ec duke e ditur se kurrë nuk je vetëm.

Unë vendosa shumë hetë që ta jetoj jetën në mënyrë të pakushtëtuar; unë nuk ka pritur kurrë që ajo të bëjë ndonjë gjë speciale për mua, megjithatë prapë kam arritur shumë më tepër se kisha shpresuar ndonjëherë. Më të shumtën e kohës ato erdhën pa i pasur kërkuar unë.

Nuk dua të jem vetëm, dua të më lënë vetëm.

Më pëlqejnë ata që më bëjnë të qeshin. Ndershmërisht mendoj se gjëja që pëlqej më shumë është që të qesh. Ajo i shëron një numër të madh sëmundjesh. Duket se është gjëja më e rëndësishme për njeriun.

Unë kurrë nuk e mendoj veten time ikonë. Ajo që është në mendjen e të tjerëve nuk është në mendjen time. Unë thjesht bëj punën time.

Nuk kisha menduar kurrë se do të bëja filma me një fytyrë si imja.

Me sa duket përmbaj dallimin e të qenit aktore filmash e cila, sipas të gjitha ligjeve të logjikës, nuk do ta kishte bërë kurrë këtë. Në çdo shkallë të karrierës sime, mua më ka munguar përvoja.

Më kërkuan të luaja kur nuk mundja. Më kërkuan të këndoj 'Funny Face' (Fytyra e mrekullueshme) kur nuk dija të këndoja, më kërkuan të kërceja me Fred Astaire kur unë nuk mund të kërceja - dhe t'i bëja të gjitha gjërat për të cilat nuk isha e përgatirut. Pastaj unë u përpoqa si e çmendur t'ia arrija.

Kisha lindur me një nevojë të pamasë për ngrohtësi, dhe me një nevojë të hatashme për ta dhënë atë.

Nëse do të martohem, dua të jem tejet e martuar.

Është ajo ideja e moçme e mrekullueshme se të tjerët vijnë të parët, pastaj ti vjen e dyta. Kjo është e vetmja normë morale me të cilën jam rritur. Të tjerët kanë më shumë rëndësi se ti, prandaj mos u habit, merre kështu siç është.'

Njerëz, gjithnjë e më shumë gjëra kanë për t'u rikthyer, përtërirë, ringjallur, rithirrur dhe ridimensionuar; kurrë mos përjashtoni asgjë.

Kape ditën. Gëzoje atë - bëj çmos. Merre ditën siç vjen. Merri njerëzit siç vijnë... E shkuara, mendoj, më ka ndihmuar që ta çmoj të sotmen - dhe nuk dua ta vë në hije asnjë çast duke u trembur nga e ardhmja.

Mbaje mend, nëse të duhet ndonjëherë një dorë ndihme, ajo është në fund të krahut tënd. Teksa moshohesh, mbaje mend, ti ke një dorë tjetër: E para është ta ndihmosh veten, e dyta është t'i ndihmosh të tjerët.

Suksesi është si të arrish një ditëlindje të rëndësishme dhe ta gjesh se je saktësisht i njëjti.

Gjëja më e mirë në jetë jemi ne për njëri tjetrin./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA TË ALFRED HITCHCOCK (Alfred Hiçkok, 1899-1980) (09.14.2010)
AFORIZMA TË THEOPHILE GAUTIER (Teofil Gotjé, 1811-1976) (09.06.2010)
AFORIZMA TË NËNË TEREZËS (26 gusht 1910 - 5 shtator 1997) (08.30.2010)
AFORIZMA TË GALILEO GALILEIT (1564- 1642) (08.12.2010)
AFORIZMA NGA CLARK GABLE (Klark Gejbëll, 1901-1960) (08.08.2010)
AFORIZMA NGA VINCENT VAN GOGH (Vinsent Van Gog, 1853-1890) (08.01.2010)
AFORIZMA NGA LADY GAGA (Lindur më 28 mars 1986)< (07.17.2010)
AFORIZMA NGA RICHARD GERE (Riçard Gir, lindur më 1949) (06.26.2010)
AFORIZMA NGA GRAHAM GREENE (Graham Grin, 1904-1991) (06.13.2010)
AFORIZMA NGA AVA GARDNER (1922-1990) (06.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 

 
VOAL
[Shko lart]