VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA TË GEORG WILHELM FRIEDRICH HEGEL (Georg Vilhelm Fridrih Hegel, 1770-1831)
E Shtunë, 10.02.2010, 03:26pm (GMT1)

 

Voal-online 2 tetor-Historia botërore është një trup gjykues.

Nën trysninë e ngjarjeve të mëdha, një parim i përgjithshëm nuk hyn në punë.

Ideja është gjithmonë përgjithësim (abstragim), dhe përgjithësimi është pronë e të menduarit. Të përgjithësosh do të thotë të mendosh.

Kafshët janë në zotërim të vetes; shpirti i tyre është në zotërim të trupit të tyre. Por ato nuk kanë të drejta ndaj jetës së tyre, sepse nuk e duan atë.

Edukimi është arti i të bërit të njeriut etik.

Tragjedi të mirëfillta në botë nuk janë konfliktet midis së drejtës dhe së gabuarës. Janë konfliktet midis dy të drejtave.

Qeveritë nuk kanë mësuar kurrë ndonjë gjë nga historia, dhe nuk kanë vepruar ndonjëherë në bazë të parimeve të nxjerra prej saj.

Unë nuk jam i shëmtuar, por bukuria ime është një krijim i tërë.

Është më e lehtë të zbulosh një mangësi tek individët, tek shtetet dhe tek Perëndia, se të shikosh vlerat dhe rëndësinë e tyre reale.

Mbaje mend mir ti njeri krenar i veprimit! - ti je, para së gjithash, asgjë tjetër veçse një instrument i pavetëdijshëm i njerëzve të mendimit.

Mirësia në vetvete mund të arrijë pak kundër pushtetit të natyrës.

Asgjë e madhe në botë nuk është realizuar pa pasion.

Sapo shteti të jetë themeluar, nuk mund të ketë më heronj. Ata vinë në skenë vetëm në shoqëritë e paqytetëruara.

Të Paktët arrijnë të bëhen deputetë, por ata janë shpesh zhvatës të të Shumtëve.

Historia e botës nuk është asgjë tjetër, veçse përparim i vetëdijës së lirisë.

Mësuesi gjithmonë fillon me gjetje gabimesh, por nxënësi shikon merita pozitive në gjithçka.

Atij që e shikon botën mënyrë racionale, bota në shkëmbim i dhuron vetëm pamjen racionale.

Sa më i ndershëm në lutjet, aq më hyjnor në dashuri.

Me të vërtetën në filozofi kuptohet se koncepti dhe realiteti i jashtëm korrespondojnë.

Ne nuk kemi nevojë të jemi këpucëbërës për të ditur nëse këpucët na bien mirë, aq sa nuk kemi nevojë të jemi profesionistë për të fituar dije në çështje të interesave universale.

Kur liria përmendet, ne duhet të jemi gjithnjë tejet të kujdesshëm për të kuptuar nëse vërtetë kjo nuk është përmendur për interesa private./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.