VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA VICTOR HUGO (Viktor Hygo, 1802-1885)
E Djelë, 10.17.2010, 02:30pm (GMT1)

Voal-online 17 tetor-Një lëvdatë është diçka si një puthje nëpërmjet një tyli.

Fajdexhiu është më i keq se pronari i skllevërve; sepse pronari i skllevërve ka pronë vetëm njeriun, por një fajdexhi ka pronë dinjitetin e tij dhe mund ta komandojë dinjitetin e tij.

Besimi fetar është nevojë për njeriun. Mjerë ai që nuk beson në asgjë.

Një artist i madh është një burrë i madh në një fëmijë të madh.

Biblioteka është akt besimtarie.

Njeriu nuk është i zvetënuar për shkak se është i përpirë nga mendimet. Ka laboratorë të dukshëm dhe laboratorë të padukshëm.

Krahët e nënës janë krahë të dlirësisë dhe fëmijët flenë shëndetshëm aty.

Një luftë midis evropianëve është një luftë civile.

Halli krijon njerëz dhe begatia krijon përbindësha.

Të gjitha forcat në botë nuk janë kaq të plotpushtetshme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.

Pothuaj të gjitha dëshirat tona, kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

Falja është e mirë për ata që e japin dhe për ata që e marrin. Ajo ka vetinë e mirë të dhënies së mëshirës për të dyja palët.

Një ferr inteligjent do të ishte më i mirë se një parajsë e marrë.

Një pushtimi ushtarak mund t'i rezistohet, por idesë së cilës i ka ardhur koha.

Arkitektura përmban idetë e mëdha të racës njerëzore. Jo vetëm çdo simbol religjioz, por çdo mendim njerëzor ka faqen e tij në këtë libër.

Si përzierje e kontrastit me sublimen, grotesku është, nga pikëpamja jonë, burimi më i pasur që ofron natyra.

Teksa kuleta zbrazet, zemra mbushet.

Ji si një zog i ulur në një degë të njomë të cilën e ndjen duke u luhatur poshtë tij, e prapë ai këndon si gjithmonë, duke e ditur se ka flatra.

Pse dikujt nuk i pëlqejnë gjërat siç janë, nuk ka arsye të jetë i padrejtë ndaj Zotit.

Lëvduar qoftë Perëndia që ia dha secilit lodrën e tij: kukullës fëmijës, fëmijën gruas, gruan burrit, dhe burrin qoftëlargut!

Duke i shtyrë akrepat e orës përpara me duar, ti prapë nuk e çon dot përpara kohën.

Mendime të tilla janë lutje. Ka momente kur, sido që të jetë sjellja e trupit, shpirti është i përgjunjur ndaj tij.

Ndryshoi opinionete tua, mbaji parimet e tua; ndyshoi gjethet e tua, mbaji të paprekura rrënjët e tua.

Luftë civile? E çfarë dashke të thuash? A ka ndonjë luftë të huajsh? A nuk është çdo luftë ndeshje midis njerëzve, midis vëllezërve?

Ngjitur me të Drejtar e Njeriut, fare pranë tyre, janë të Drejtat e Shpirtit.

Mirëkuptimi gjithsesi nuk është rezultat i shkollimit.

Kursim në stil, saktësi në mendime, vendosmëri në jetë.

Vetëdija është Zoti i pranishëm në njeriun.

Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

I dashur Zot! sa bukuri të larmishme ke krijuar në natyrë dhe në art. Tek një grua mishi duhet të jetë si mermeri; tek një statujë mermeri duhet të jetë si mishi.

Despotizmi është një krim i gjatë.

Mos syno të jesh diçka, por të jesh dikush.

Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë.

Të dyzetat janë pleqëria e rinisë; të pesëdhjetat janë rinia e pleqërisë.

Liri në art, liri në shoqëri, ky është qëllimi i dyfishtë për të cilin të gjitha mendjet e vërteta dhe logjike duhet të luftojnë.

Gjeniu: mbinjeriu në njeriun.

Rreziqet e mëdha e kanë bukurinë e tyre, e cila sjell në dritë vëllezërinë e të panjohurve.

Zakoni është mëkues i gabimeve.

Ki guxim për të këqijat e mëdha të jetës dhe durim për të voglat; dhe kur të kesh përmbushur me sukses qëllimin e ditës sate, shko dhe fli i qetë.

Ai që nuk është i zoti ta durojë varfërinë, nuk është i zoti të jetë i lirë.

Kush hap dyer shkollash, mbyll dyer burgjesh.

Shpresa është fjala të cilën Zoti e ka shkruar në ballin e çdo njeriu.

Unë jam një shpirt. Dhe e di mirë që çfarë do të çoj në varr nuk është vetja ime. Vetja ime do të shkojë tjetërkund. Tokë, ti nuk je humnera ime!

Unë jam një lum i zgjuar i cili ka pasqyruar pandërprerë të gjitha brigjet para se të derdhet, duke medituar vetëm mbi pamjet që janë kanë sjellë ato brigje në ndryshim të përhershëm.

I dua të gjithë njerëzit që mendojnë, madje edhe ata që mendojnë ndryshe nga unë.

Takova në rrugë një djalosh të ri shumë të varfër i cili kishte rënë në dashuri. Kapelja e tij ishte e vjetër, palltoja e tij e reckosur, uji i rridhte nëpër këpucët e tij, - dhe yjet i rridhinin nëpër shpirtin e tij.

Unë jam një fetar i kundërvënë ndaj fesë.

Papunësia është shtypja më e madhe.

Iniciativë do të thotë të bësh gjënë e duhur, pa e treguar atë.

Inteligjenca është grua, fantazia është mëseusja e saj, kujtesa është shërbyesja.

Duke vuajtur njerëzit bëhen engjëj.

Nuk është asgjë të vdesësh. Është e frikshme të mos jetosh.

Njerëzit e zgjuar gjejnë ngushëllim në travajet e jetës.

Është më e pëlqyeshmja të bësh një veprim të drejt i cili nuk është i pranueshëm nga dikush të cilin dikush tjetër nuk e pëlqen.

Shpesh është e nevojshme të dish si t'i bindesh një femra në mënyrë që nganjëherë ta kesh të drejtën për ta komanduar.

Është fundi? Po i çkaje? Fundi i Francës? Jo. Fundi i mbretërve? Po.

Jezusi qan: Volteri qesh. Nga ai lot hyjnor dhe nga ajo buzëqeshje njerëzore ka ardhur bukuria e qytetërimit aktual.

Buzëqeshja e gëzimit është shumë më qafër lotëve se qeshjes.

Qeshja është dielli që e përzë dimrin nga fytyra njerëzore.

Jeta është lulja për të cilën dashuria është mjalta.

Dashuria është një pjesë e vetë shpirtit, dhe është nga e njëjta lëndë si frymëmarrja qiellore e atmosferës së parajsës.

Njerëzimi nuk është një qark me një qendër të vetme, por një elips me dy pole kryesore, nga të cilët njëri janë faktet dhe tjetri janë idetë.

Shumë nga aktet e mëdha janë kryer në betejat e vogla.

Njeriu mësohet me helmin pika-pika.

Njerëzit si unë janë të pamundshëm deri ditën kur ata bëhen të nevojshëm.

Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe ndaj së cilës është e pamundur të heshtës.

Shijet e mia janë artistokratike, veprimet e mia janë demokratike.

Kombet, si yjet, iu nënshtrohen ekslipseve. Gjithçka bëhet mirë sapo rikthehet drita dhe eklipsi nuk shndërrohet në natë të pafund. Agimi dhe ringjallja janë sinomike. Rishfaqja e dritës është si mbijetesa e shpirtit.

Natyra ka krijuar një guralec dhe një femër. Gurgdhëndësi e formon diamantin, ndërsa i dashuri e formon gruan.

Kurr mos qesh me ata që vuajnë; vuaj nganjëherë për atë që qesh.

Askush nuk munda mbajë sekretin më mirë se një fëmijë.

Askush nuk di më mirë se një grua si t'i thotë gjërat që janë njëkohësisht njerëzore dhe të thella.

Dikush beson se të tjerët do të bëjnë atë që ai dëshiron.

Një nga synimet më të vështira është të nxjerrësh vazhdimisht nga shpirti i dikujt një dëshirë të sëmurë pothuaj të pashterëshme.

Të soditësh do të thotë të lodhesh, të mendosh do të thotë të bësh. Duart që rrinë kryq punojnë, duart e mbledhura veprojnë. Sytë e drejtuar nga Qielli janë një akt krijimi.

Dikush i shikon cilësitë nga larg dhe të metat nga afër.

Dikush nganjëherë thotë: 'Ai vrau veten se i ishte mërzitur jeta.' Në fakt duhet të thotë: 'Ai vrau veten se ishte mërzitur nga mungesa e jetës.'

Bëmat tona na bëjnë ose rrënojnë ne, ne jemi fëmijët e bëmave tona.

Jeta jonë ëndërron Utopinë. Vdekja jonë arrin Idealin.

Dhimbja është e ndryshme si njeriu. Secili vuan si ka mundësi.

Paqja është virtut i qytetërimit. Lufta është krim.

Popujve nuk iu pëlqen forca, iu pëlqen vullneti.

Këmbëngulja, sekreti i të gjitha triumfeve.

Lutja është një pohim madhështor i padijës.

Reaksioni është një varkë që shkon kundër rrymës, por e cila nuk e ndalon lumin të rrjedhë.

Religjionet bëjnë një gjë të dobishme: ato e zbresin Zotin në nivelin e njeriut. Filozofia i përgjigjet duke bërë një gjë të dobishme: ajo e ngre njeriun në nivelin e Zotit.

Rima, ajo mbretëreshë e skllavëruar, ajo magji supreme e poezisë, ajo krijuese e metrikës sonë.

Jeta është e shkurtër, por ne e bëjmë më të shkurtër nga humbja e kohës.

Vogëlsia në një njeri të madh duke më e vogël në përpjesëtim me gjithë pjesën tjetër.

Djali, vëllai, babai, i dashuri, miku. Ka hapësirë në hemër për të gjitha ndjenjat, siç ka hapësirë në qiell për të gjithë yjet.

Shoqëria është një republikë. Kur individët duan të ngrenë veten mbi të tjerët, ata ulen poshtë nga masa, ose nga përqeshja dhe tallja.

Marrësia flet, kotësia vepron.

E habtishme ta thuash, bota e ndritshme është botë e padukshme; bota e ndritshme është ajo të cilën ne nuk e shohim. Sytë tanë prej mishi shohin vetëm natë.

Sili është thelbi i subjektit i thirrur pareshtur në sipërfaqe.

Kafsha është e paditur për atë që di, njeriu e di se është i paditur.

Bukuria ka vetëm një tip, shëmtia ka me mijëra.

E para simptomë e dashurisë tek një djalosh është droja: tek një vajzë është guximi.

Shpirti njerëzor ende ka nevojë më të madhe për idealen se për realen. Nga realja ne ekzistojmë; nga idealja ne jetojmë.

Idealja dhe e bukura janë njësoj; idealja i korrespondon idesë, dhe bukuria formës; kështu që ideja dhe lënda janë kunata.

Streha e fundit e mbretërve është gjylja e topit. Streha e fundit e popullit, hedhja e gurëve.

Njeriu i mësuar e di se është i paditur.

Njerëzit e vegjël mund të jenë të shenjtë për të mëdhenjtë, dhe prej të drejtave të të dobtit buron e drejta e të fortit.

Ai që nuk njeh gjuhë të tjera, ose është gjeni, domosdo ka mangësi në idetë e tij.

Simptoma më e fuqishme e dashurisë është dlirësia e cila bëhet kryesisht e padurueshme.

Malet, pylli dhe deti i bëjnë njerëzit të egfër; ata kultivojnë egërsinë, por nuk e shkatërrojnë njeriun.

Gjithëfuqia e së kqes nuk ka rrezultuar kurrë në asgjë tjetër veçse në përpjekje të pafrutshme. Mendimet tona e braktisin gjithmonë cilindo që përpiqet t'i fshehë ato.

Shpirti i ka iluzionet ashtu si zogu ka krahët: ato e mbajnë.

Ka etër që nuk i duan fëmijët e tyre; nuk ka gjyshër që nuk i duan nipat e tyre.

Lumturia supreme e jetës është bindja se të tjerët na duan; ngaqë e meritojmë atë, ose pavarësisht nëse e meritojmë atë.

Këtë shekull kemi pasur vetëm një njeri të madh dhe një gjë të madhe: Napoleonin dhe lirinë. Prej dëshirës së njeriut të madh, le të kemi gjënë e madhe.

Ekziston një tmerr i shenjtë ndaj gjithçkaje të madhe. Është gjë e lehtë t'ia admirosh medikorietin dhe kodrat; por gjithçka që është tepër madhështore, një gjeni ashtu si një mal, një ansambël ashtu si një kryevepër, t'i shikosh nga afër është e lemerishme.

Është një spektakël më i madhe se deti, ai është qielli; është një spektakël më i madh se qielli, është brendësia e shpirtit.

Ata që jetojnë janë ata që luftojnë.

Mendimi është laboratori i intelektit, ëndërrimi është kënaqësia e tij.

Të soditësh do të thotë të vështrosh hijet.

Të dashurosh një person tjetër do të thotë të shikosh fytyrën e Zotit.

Të dashurosh të bukurën do të thotë ta shikosh dritën.

Të ngjitesh nga gabimi tek e vërteta është e rrallë dhe e bukur.

Të mendosh do të thotë si të jesh i dobishëm; është gjithmonë e në të gjitha rastet një përpjekje drejt Zotit.

Toleranca është religjioni më i mirë.

Virtuti ka një vello, vesi një maskë.

Ne e shikojmë të shkuarën në teleskop dhe të tashmen në mikroskop. Pavarësisht pafundësisë të së tashmes.

E çfarë është historia? Një jehonë e së kaluarës në të ardhmen; një pasqyrim i së ardhmes në të shkuarën.

Ajo që duket e shëmtuar në një kopsht, duket e bukur në një mal.

Kur një femër po flet me tyre, dëgjo se çfarë thotë ajo me sytë e saj.

Kur Zoti dëshiron ta shkatërrojë një gjë, ai ia beson shkatërrimin e saj vetë gjësë. Të gjitha institucionet e këqija të botës përfundojnë me vetëvrasje.

Kur të kthehet liria, do të kthehem unë./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.