VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA VACLAV HAVEL (Vasllav Havel, 1936) E Premte, 11.05.2010, 01:41pm (GMT1) Voal-online 5 nëntor-Kushdo që e merr veten tepër seriozisht, gjithmonë rrezikon të duket qesharak. Sapo njeriu fillon ta konsideorjë veten burimin e kuptimit më të lartë të botës dhe njësi matëse të gjithçkaje, bota fillon të humbë dimensionin e saj dhe njeriu fillon ta humbë kontrollin e saj. Drama i përmbahet një rregulle. Nëse është mundur rregulla shkelet vetëm në mënyrë befasuese. Edhe një akt i mirëfilltë moral i cili nuk ka shpresë për ndonjë ndikim të menjëhershëm dhe do të dukshëm politik, me kalimin e kohës mund të marrë domethënie politike. Unë vërtet i përkas një sistemi ku fjalët janë në gjendje ta tundin krejt strukturën e një qeverie, ku fjalët mund të tregohen më të fuqishme se dhjetë divizione ushtarake. Unë mendoj se teatri gjithmonë duhet të jetë diçka e dyshimtë. Ashtu si rritja konstante e entropisë (transferimi i informacionit në një mesazh të caktuar, shënim përkthimi) është ligji bazë i universit, ashtu edhe ligji batë i jetës duhet të jetë sa më përkryer i strukturuar dhe të luftojë kundër entropisë.
Orvatja për t'ia kushtuar veten vetëm letërsisë është gjëja më mashtruese, dhe shpesh, në mënyrë paradoksale, është letërsias ajo që vuan nga kjo orvatje. Sa më i thellë të jetë përjetimi i një mungese të kuptimit - me fjalë të tjera, absurditetit - aq në mënyrë më energjike kërkohet kuptimi. Shpëtimi i kësaj bote njerëzore nuk ndodhet tjetërkund veçse në zemrën njerëzore në fuqinë njerëzore për të reflektuar, në butësinë njerëzore dhe në përgjegjshmërinë njerëzore. Ka gjithmonë diçka dyshuese kur një intelektual merr anën e fituesve. Pa qytetarë të lirë, vetërespektues dhe të pavarur nuk mund të ketë kombe të lira dhe të pavarura. Pa paqe të brendshme, e cila është paqe midis qytetarëve dhe paqe midis qytetarëve e shtetit, nuk mund të ketë garanci për paqe të brendshme. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |