E Premte, 03.29.2024, 07:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA XENOPHON (Ksenofoni, 430-357 para Krishtit)

E Hënë, 09.09.2013, 08:34am

Voal-online - 9 SHTATOR - Shpejtësia është e mirë, por saktësia është gjithçka.
Më i ëmbli i të gjithë tingujve është lavdërimi.
Testi i vërtetë i një lideri është nëse pasuesit e tij do t'i përmbahen kauzës ë tij, me vullnetin e tyre, duke duruar vështirësitë më të mundimshme, pa qenë të detyruar ta bëjnë këtë, dhe duke mbetur të palëkundur në momente të rrezikut të madh.
AFORIZMA NGA DENG XIAOPING (Ten Hsiaopin, 1904-1997)

E Djelë, 09.01.2013, 03:57pm

Nuk ka rëndësi nëse një mace është e zezë apo e bardhë, për sa kohë ajo gjuan minj.
Voal-online -1 SHTATOR - Mbaj një kokë të ftohtë dhe një profil të ulët. Asnjëherë mos merr rol udhëheqës - por syno të bësh diçka të madhe.
Varfëria nuk është socializëm. Të jesh i pasur është diçka e lavdishme.
Kur mijëra studentë kinezë nga jashtë vendit të kthehen në atdhe, ju do të shihni se Kina do ta transformojë veten.
Le të pasurohen disa njerëz më parë se të tjerët.
Reforma është revolucion i dytë i Kinës
URTI E SHENJTË NGA SOLOMONI

E Djelë, 08.25.2013, 08:20am

Frika e Zotit është fillimi i njohjes.
Mëkatarët do të hanë frutin e sjelljes së tyre.
Gjumi i të këqinjëve zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë.
Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës.
I pabesi mbahet nga litarët e mëkatit të tij.
Zoti neverit: sytë mburravecë, gjuhën gënjeshtare, duart e përgjakura, zemrën që kurdis të keqen dhe këmbët që turren drejt saj, dëshmitarin e rremë dhe atë që fut grindje.
Unë, dituria, rri me maturinë
AFORIZMA NGA OSCAR WILDE (Oskar Uajlld, 1854-1900)

E Hënë, 08.05.2013, 03:34pm

Voal-online - 5 GUSHT - Mbajeni dashurinë në zemrën tuaj. Një jetë pa atë është si një kopsht pa diell, kur lulet janë të vdekura.
Miqtë e vërtetë ta ngulin thikën në ballë.
Gjithmonë falni armiqtë tuaj - asgjë nuk i mërzit ata më shumë.
Disa shkaktojnë lumturi kudo që të shkojnë, të tjerët sa herë që të shkojnë.
Një ëndërrimtar është ai i cili mund ta gjejë rrugën e tij vetëm në dritë të hënës, dhe dënimi i tij është se ai e sheh agimin para pjesës tjetër të botës
AFORIZMA NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman,1819-1892)
E Hënë, 07.15.2013, 04:08pm

Voal-online - 15 KORRIK - E kundërshtoj veten? Shumë mirë, kur e kundërshtoj veten time, unë jam i madh, unë përfshij turma të tëra
AFORIZMA NGA LEONARDO DA VINCI (Leonardo Da Vinçi, 1452-1519)

E Hënë, 07.01.2013, 09:34am

Voal-online - 1 KORRIK - Unë i dua ata që mund të buzëqeshin në telashe, të cilët mund të mbledhin forcë nga ankthi, dhe të marrin guxim nga reflektimi. Është zakon i mendjeve të vogla të tkurren, por ata zemra e të cilëve është e fortë, dhe ndërgjegjja e të cilëve aprovon sjelljen e tyre, do të ndjekin parimet e tyre deri në vdekje.
Sepse sapo keni shijuar fluturimin ju do ta shetitni tokën me sytë tuaj kthyer drejt qiellit, sepse ju keni qenë atje dhe do t'ju duhet një kohë e gjatë për t'u kthyer.
Ka shumë kohë që kam vënë re se njerëzit e realizuar rrallë stepen dhe i lejojnë gjërat t'iu ndodhin. Ata qëndrojnë fort dhe iu ndodhin ata gjërave
AFORIZMA NGA FRANÇOIS-MARIE AROUET VOLTAIRE (Fransua Mari Aure Volter, 1694-1778)

E Premte, 06.14.2013, 02:04pm

Voal-online - 14 QERSHOR - Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash.
Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t'ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë.
Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët të na përkasë edhe neve.
Mirëkuptimi i përbashkët nuk është aq i zakonshëm.
Besimi konsiston në besuarit kur është përtej fuqisë së arsyes për të besuar.
Çdokush që ka fuqinë për të të bërë ty të besosh në absurditete, e ka fuqinë të të bëjë që ti të kryesh padrejtësira.
Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t'ia dhënë një tjetre.
Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: "O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë." Dhe Zoti ma dëgjoi
AFORIZMA NGA JOHN UPDIKE (Xhon Apdajk, 1932-2009)

E Martë, 05.28.2013, 07:38am

Voal-online - 28 MAJ - Shiu është hir; shiu është qielli që zbret në tokë; pa shi, nuk do të kishte jetë.
Çfarë arti ofron është hapësirë ​​- një dhomë kur merr frymë shpirti.
Ne jemi më të gjallë kur ne jemi në dashuri.
Kreativiteti është thjesht një emër plus për një aktivitet të rregullt. Çdo aktivitet bëhet kreativ kur vepruesi kujdeset për ta bërë atë të mirë, ose më të mirë.
Udhëheqës është ai i cili, nga i çmenduria apo mirësia, me vullnetin e tij merr mbi vete mjerimin e popullit. Ka pak burra kaq budallenj, prej këndej vjen cilësia e dobët e udhëheqjes në botë.
AFORIZMA NGA MARK TWAIN (Mark Tuejn, 1835-1910)

E Shtunë, 05.11.2013, 05:47pm

Voal-online 11 MAJ - Mos u vërtit duke thënë se bota ta ka borxh një jetesë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ajo ishte këtu para teje.
Shko në Parajsë për klimë, shko në Ferr për shoqëri.
Mosha është një çështje e mendjes mbi këtë temë. Nëse nuk i jep rëndësi, ajo nuk merr rëndësi.
Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër.
Mblidhi faktet e tua më parë, pastaj mund t'i shtrembërosh ato si të duash.
Falja është aroma që vjollca hedh në thembrën që e ka shkelur
AFORIZMA NGA ALFRED LORD TENNYSON (Alfred Lord Tenison, 1809-1892)

E Hënë, 04.22.2013, 10:15am

Voal-online - 22 PRILL - Është më mirë të kesh dashur dhe ta kesh humbur dashurinë se të mos kesh dashur kurrë askënd.
Forca ime ka forcën e dhjetëve, sepse zemra ime është e pastër.
Asnjë njeri nuk arrin ndonjëherë shumë lart duke i ulur njerëzit e tjerë poshtë.
Ëndrrat janë të vërteta aq kohë sa ato zgjasin, e ne a nuk jetojmë në ëndrra?
  » MITERRAND - 'MARGARET THATCHER KA SYTË E KALIGULËS DHE GOJËN E MARILYN MONROES'REAGAN - 'AJO ËSHTË NJERIU MË I MIRË I ANGLISË'
  » AFORIZMA NGA MARGARET THATCHER (Margaret Theçër, 1925)
  » AFORIZMA NGA HARRY TRUMAN (Harri Truman, 1884-1972)
  » AFORIZMA PËR GRUAN
  » AFORIZMA NGA ELIZABETH TAYLOR (Elizabet Tejlor, 1932-2011)
  » AFORIZMA PËR KOSOVËN
  » AFORIZMA NGA ALEXIS DE TOCQUEVILLE (Aleksis dë Tokëvij, 1805-1859)
  » AFORIZMA NGA ANTOINE DE SAINT-EXUPERY (Antuan dë Sent-Ekzyperi, 1900-1944)
  » AFORIZMA NGA SOCRATES (Sokrati, 469-399 para Krishtit)
  » AFORIZMA NGA ARTHUR SCHOPENHAUER (Artur Shopenhauer, 1788-1860)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]