VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 12:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA JOHN LENNON (Xhon Lenon, 1940-1980)
E Mërkurë, 05.25.2011, 09:33am

Voal-online - 25 maj - Një ëndërr që ju ëndërroni vetëm, është thjesht një ëndërr. Një ëndërr që e ëndërroni së bashku, është realitet.

E gjitha çfarë jemi duke thënë ne është t'i jepet paqes një shans.

Gjithë çfarë ju keni nevojë është dashuri.

Dhe Zoti e ndihmoi Bruce Springsteen kur ata vendosën se ai nuk është më Zoti... Ata u kthyen kundër tij dhe unë shpresoj se ai i mbijeton kësaj.

Si zakonisht, është një grua e mrekullueshme prapa çdo idioti.

Të gjithë të duan kur je 1 metër e 84 centimetër i lartë.

Gjithçka është më e qartë kur je në dashuri.

Zoti është koncepti me të cilin ne matim dhimbjen tonë.

Fajtor pse je i pasur, dhe fajtor pse mendon se ndoshta dashuria dhe paqja nuk janë mjaft e ti duhesh të shkosh e të vritesh apo diçka e tillë.

Ai nuk ka dalë nga barku im, por Zot i Madh, unë i kam bërë kockat e tij, sepse unë kam qenë i pranishëm në çdo të ngrënë, e kam parë nga afër si fle, e kam parë tek noton si një peshk, sepse e kam çuar atë në oqean. Unë jam krenar për gjithë ato gjëra. Por ai është krenaria ime më e madhe.

Unë besoj në gjithçka, derisa të jetë provuar e kundërta. Kështu që unë besoj në përrallat, mitet, dragojtë. Të gjithë ekzistojnë, qoftë edhe nëse ekzistojnë në mendjen tënde. Kush mund të thotë se ëndërrat dhe makthet nuk janë reale sot e kësaj dite?

Unë besoj në Zotin, por si një send, jo si një plak që rri në qiell. Unë besoj se ai që njerëzit e quajnë Zot është diçka në të gjithë ne. Unë besoj se gjithçka që kanë thënë Jezui, Muhameti, Buda dhe të gjithë të tjerët është e drejtë. Vetëm përkthimet janë bërë gabim.

Unë nuk besoj në vrasjen për çfarëdo arsyeje qoftë!

Unë nuk e di kush vjen i pari - rokenrolli apo Krishterimi.

Unë nuk mëtoj të jem hyjnor. Kurrë nuk kam mëtuar për pastërtinë e kulluar të shpirtit. Unë vetëm bëra këngë dhe iu përgjigja pyetjeve sa më ndershëm që munda... Por ende unë besoj në paqen, dashurinë dhe në mirëkuptimin.

Unë nuk jam duke e ndryshuar mënyrën si dukem apo si ndjej ndaj diçkaje. Unë kam qenë githmonë një trillan. Kam qenë trillan gjithë jetën time dhe do të jetoj kështu, ta dini. Unë jam një nga ata njerëz.

Nëse jam një egomaniak do të thotë se besoj në atë që bëj dhe në artin ose në në muzikën tim, pastaj në atë kuptim ju mund ta dini se... unë besoj në atë që bëj, dhe unë do ta them atë.

Nëse dikush mendon se dashuria dhe paqja janë një klishe që duhet lënë prapa në vitet Gjashtëdhjetë, ky është problem i tij. Dashuria dhe paqja janë të përjetshme.

Nëse provoni t'i jepni rokenrollit një emër tjetër, atëherë quajeni 'Chuck Berry'.

Imagjinoj të gjithë popujt duke jetuar në paqe. Ju mund të thoni se unë jam një ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi. Unë shpresoj se një ditë ju do të bashkohen me ne, dhe bota do të jetë si një e vetme.

Nuk ka rëndësi sa të gjata i kam flokët, çfarë ngjyre ka lëkura ime apo se jam mashkull apo femër.


Ishte si të jesh në syrin e një harrikani. Hap sytë dhe gjendesh në një koncert. Dhe mendon: Ua, si ndodhem unë këtu?

Jesus kish për gjithçka të drejtë, por dishepujt e tij ishin të trashë dhe të rëndomtë.

Jeta është çfarë ndodh teksa ti je i zënë duke bërë plane të tjera.

Dashuria është përgjigjia dhe ti e ke këtë të sigurtë; dashuria është një lule, ti duhet ta lësh të rritet.

Muzika është pronë e gjithkujt. Vetëm botuesit mendojnë se disa janë pronarë të saj.

AFORIZMA NGA OMAR KHAYYAM (Omar Khajam, 1048-1131)
E Shtunë, 05.07.2011, 05:03pm
 

Voal-online 7 maj-Një fije floku e ndan të rremen nga e vërteta.

Një fetë buk, një hurbë verë, dhe ti.

Gëzoje këtë çast. Ky çast është jeta jote.

Pi! Sepse ti nuk e di nga erdhe dhe pse: pi! Sepse ti nuk e di pse po shkon as ku po shkon.

Shpirti i menduar prehet në vetmi.

Ishte një derë së cilës nuk ia gjeta çelësin: Ishte një perde përmes së cilës nuk munda të shikoj.

Kur dua të kuptoj se çfarë po ndodh sot apo të përcaktoj se çfarë do të ndodhë nesër, atëherë shikoj prapa.

Kur isha i ri plot etje shkova tek doktorë e shenjtër, dhe dëgjova këshilla për këtë e atë: por gjithnjë dola nga dera e tyre ashtu siç hyra.

Ta dini miq, me çfarë trimërie mora unë një Nuse të Dytë; i hoqa të gjitha vjetërsirat nga shtrati im dhe mora nuse të bijën e verës.

Dora shkruan dhe vazhdon të shkruajë. Dhe nuk ka mëshirë apo mirësi në botë që të fshijë qoftë një gjysmë rreshti të vetëm.

Mos e kalo të sotmen kot, sepse ajo nuk do të kthehet kurrë më.

Të djeshmet janë të vdekura, të nesërmet janë të palindura, pse të ngutemi për këtë, nëse e sotmja është e ëmbël.

Pse vret mendjen ta parashikosh të ardhmen, dhe e lodh trurin me gjëra të kota? Mos ki merak, lere Zotin të bëjë plane - ai merret me to pa u këshilluar me ne.

Sot është koha e rinisë sime, unë pi verë, sepse ajo është ngushëllimi im. Mos më fajësoni mua, edhe pse e hidhur ajo është e shijshme, e hidhur është, sepse është jeta ime.


E nisa Shpirtin tim përmes së Padukshmes, një letër Jetës së Përtejme t'ia dërgonte: Dhe pas pak Shpirti im u kthye tek unë e m'u përgjigj: 'Unë vetë jam Parajsa dhe Ferri"

Oh, kërcënimet e Ferrit dhe Shpresa e Parajsës! Një gjë fundja është e qartë - Kjo Jetë ikën; një gjë është e qartë e gjithçka tjetër Rrenë - Lulja që një herë ka lulëzuar, vdesë përjetë.

Ishte një pikë uji, iu bashkua detit, një grimcë pluhur, u përzie me dheun; e çfarë për ardhjen dhe ikjen tonë nga kjo botë? Një mizë u duk dhe u zhduk.

Takimi ynë është fshehur nga një perde: Kur perdja të bjerë, nuk do të jemi më as unë, as ti.

Kur unë nuk do të jem më në jetë, pjesët e trupit tim do të shpërndahen kuturu. Nëse nga balta do të bëjnë një gotë, mbusheni plot me verë dhe unë do të kthehem prapë në jetë.

Nuk mund ta fsheh diellin me një grusht pluhur, nuk mund ta shpalosësh sekretin e Fatit nga fshehtësia, dija ka peshkuar për mua në Detin e Mendimeve një perlë të cilën unë kam frikë ta hap.

E ke thyer poçen time të verës, Zot, ma ke mbyllurderën e kësaj kënaqësie, Zot. Unë pi, por ti dukesh i dehjur, pluhur mbi buzët e mia! A je esëll, o Zot?

Ne nuk jemi gjë tjetër veçse gur shahu, të cilët është i lehtë t'i luash bash si urdhëron Lojtari i Madh i shahut. Ai na lëviz ne para dhe prapa në fushën e shahut të jetës dhe pastaj na mbyll në arkën e Vdekjes sërish.

Prej kur Hëna dhe Planetet u shfaqen në qiell, askush nuk pa një gjë më të ëmbël dhe më të kulluar se Verën. Habitem pa masë me shitësit e verës, a mund të blejnë ata ndonjëherë diçka më të mirë se atë që kanë shitur?

Jeta është një udhëtim, të udhëtosh do të thotë të jetosh dy herë.

Mbi një gur e kam dje copë në poçe porcelani: Isha esëll kur e bëra këtë akt të ndyrë. Atëherë poçja m'u kthye e më tha, në gjuhën e saj të belbët. "Unë isha si ti, ndërsa ti si unë do të jesh."

Qoftë dyqind, treqind apo një mijë vjet jeta jote, nga ky saraj i ndritshëm do të të përzënë. Sulltani dhe lypësi në pazar, të dy të njëjtën vlerë do ta kenë në fund të mbramë.

Asnjëherë mendja ime nuk iu nda shkencës, pak sekrete kanë mbetur pa m'u shpalosur dhe natën e ditën kam menduar për plot shtatëdhjetë e dy vjet, dhe e vetmja që dita ishte se kurrë nuk kam ditur asgjë.

AFORIZMA NGA JOHN KEATS (Xhon Kits, 1795-1821)
E Martë, 04.26.2011, 09:01am
 

Voal-online 26 prill- Një gjë e bukur është një gëzim përgjithmonë: adhurimi ndaj saj rritet; ajo nuk shndërrohet kurrë në asgjë.

'Bukuria është e vërtetë, e vërteta është bukuri,' - kjo është e gjitha çfarë ti mëson në fytyrë të tokës, kjo është e gjitha çfarë ti ke nevojë të dish.

A e dini sa është një botë dhimbjesh e telashes për ta shkolluar një zgjuarsi dhe për ta shndërruar atë në një shpirt?

Nuk kurorëzohet kurrë me pavdekësi Kush ka frikë të shkojë atje ku e prijnë zërat e lirisë.

Meloditë e dëgjuara janë të ëmbëla, por meloditë e padëgjuara janë më të ëmbëla.

Këtu prehet dikush, emri i të cilit ishte shkruar në ujë.

Nuk jam i sigurtë për asgjë përveç shenjtërisë së ngrohtësive të zemrës dhe përfytyrimit të së vërtetës.

Unë jam një natyrë të tillë që, po të jem nën ujë, do të bëja çmos dhe të dilja në majë.

Jam ndjerë i shastisur nga fakti që njerëzit mund të bëhen martirë për fenë - Kam ndjerë keqardhje të madhe. Por nuk ndjej më keqardhje. Unë do të bëhesha martir për fenë time. Dashuria është feja ime. Unë do të vdisja për të.

Unë kam dy lukse në udhëtimin tim, dashurinë tënde dhe orën time të vdekjes. Ah sikur t'i kisha të dyja së bashku në të njëjtën minutë.


Unë të dua ty më tepër gaqë besoj se më keni pëlqyer mua kështu siç jam dhe për asgjë tjetër.

Unë do t'ju jepja një përkufizim të njeriut krenar: ai është një njeri që nuk ka as kotësi dhe as dituri. Nëse do të ishte i mbushur me urrejtje nuk mund të jetë as bosh, as i zgjuar.

Unë shumë më shpejt do të dështoja se të isha në mesin e të mëdhenjve.

Mua më duket se pothuaj gjithkush mund të pëlqejë rrjetën e merimangës nga brendësia e kështjellës së tij prej ajri.


Toka dhe deti, dobësia dhe rënia janë ndarësit e mëdhenj, por vdekja është divorcuesi i madh përgjithmonë.

Dashuria është religjoni im - unë do të vdisja për të.

Kam udhëtuar shumë në mbretërit e arit, dhe kam parë shumë shtete e mbretëri të mëdha.

Imagjinata ime është një manastir dhe unë jam murgu i saj.

Asgjë nuk bëhet reale derisa të jetë përjetuar.

Tani një puthje e butë - por pas asaj puthjeje, unë i përkas një parajse të pafundme.

Filozofia do të priste me gërshërë krahët e një engjëlli.

Poezia duhet të jetë e madhe dhe matur, një gjë që hyn në shpirtin e dikut dhe nuk e tremb apo shastis atë me pamjen e saj, por me shpirtin e saj.

Vlerësimi ose përçmimi ka vetëm një ndikim të çastit tek njeriu dashuria e të cilit ndaj abstraktes e bën atë kritik të ashpër të veprave të tij.

Sfondi i natyrës është i bukur - por natyra njerëzore është më e bukur.

Shkëlqimi i çdo arti është thellësia e tij, i aftë ta bëjë të avullojë gjithçka që nuk pajtohet me të.

Poezia e tokës nuk vdes kurrë.

Nuk ka ferr më të madh se dështimi në një synim të madh.

Ti je gjithnjë i ri, puthja jote e fundit ishte më e ëmbla e të gjithave.

Nuk ka asgjë të qëndrueshme në këtë botë; kryengritja është e vetmja muzikë.

Mjeti i vetëm i forcës së intelektit të dikujt është t'ia mbushë mendjen tjetrit nga asgjëja, ta bëjë mendjen të jetë e depërtueshme nga të gjitha mendimet.

Publiku është një gjë që nuk të ndihmon duke e shikuar si armik, dhe të cilit nuk mund t'i drejtohesh me ndjenjë armiqësie.

Tek një poet i madh ndjesia e Bukurisë i kalon të gjitha përmasat ose i asgjëson të gjitha përmasat.

Ndonëse një grindje në rrugë është një gjë për t'u urryer, energjitë që shpalos ajo janë të mrekullueshme; edhe njeriu më i zakonshëm në grindjen e tij shpalos një nur të veçantë.

AFORIZMA NGA CALVIN KLEIN (Kalvin Klain, lindur më 1942)
E Martë, 04.19.2011, 03:04pm
 

Voal-online 19 prill-Cilado që është e sigurtë ndaj bukurisë së saj nuk duhet të ndihet e kërcënuar nga reklamat që bëj unë.

Njerëzit lexojnë gjëra në reklamat e mia të cilat madje as që ekzistojnë.

Reklamat tërheqin vëmendjen tuaj, kjo është e gjitha.

Natyrisht, unë e ndjej se një femër e rritur ka të drejtë të vendosë se çfarë të bëhet me jetën e saj dhe me trupin e saj.

Unë nuk kam marrë pjesë as një gjysmën e pritjeve për të cilat mediat hamendin se unë kam qenë. Kjo më mërzit.

Unë nuk dua që opinioni im të jetë gjithmonë i njohur. Atë pak privatësi që më ka mbetur, dua ta mbaj.

Unë nuk merrem gjatë me suksesin. Ndoshta kjo është një arsye pse jam shumë i suksesshëm.

Unë nuk mendoj shumë për famën time.

Shumë gazetarëve nuk iu besoj.

Dyshoj se do të kem një perspektivë të gjatë të famës sime; nëse do ta kem, nuk do të më pëlqente.

Më duhet të falënderoj New York Daily News për kundërthëniet e xhinsave.

Kam namin e njeriut që i merr gjërat kollaj. Por brenda jam si gozhda. Unë vras.

I adhuroj femrat. Jam duke u përpjekur të bëj shumë të bukura me ato. Unë nuk provoj t'i fyej ato. Jeta ime i kushtohet kësaj.

Personalisht nuk bëj kirurgji plastike. E çfarë vlen ajo? Mua më duket qesharake.

Unë ende pi vodka; unë nuk bëj avokatin e pijeve, por unë nuk jam engjël. Unë nuk e pëlqej marihuanën, sepse më jep uri.

Më duket se bëhen tmerrësisht tunduese femrat që veshin t-shirtet e të fejuarve të tyre.

Nuk ia lejoj vetes të kem frikë tronditëse.

Unë jam i dhënë pas femrave, dhe kjo dëshmohet në veshjet e mia dhe në reklamat e mia.

Unë jam i çmendur, nuk mëtoj të jem asgjë tjetër.

Unë jam i përfshirë në një biznes ku askush nuk do t'ia dijë për asgjë tjetër përveç shitjes së koleksionit.

Nuk kam as demokrat, as republikan.

Nuk jam drogmen. Unë nuk çmendem për shkak të drogave; unë çmendem për lirinë e marrëdhënieve me femrat.

Nuk jam politikan dhe nuk dua të jem me asnjërin krah të politikës.

Jam duke provuar të jem Mr. Universe, por dua të jem në formë.

Unë kam qenë i fortë dhe i vendosur gjithë jetën time për shumë gjëra që i kam dashur.

Unë kam takuar shumë njerëz të cilët nuk e dinë se ekziston një Calvin Klein; ata mendonin se është thjeshtë emri i një produkti.

Nëse i lejoj gazetarët të përshkruajnë një koleksion dhe ata bëjnë gabime, unë ndihem i rrënuar, sepse kindet nuk vihen re kurrë.

Nëse ti je vërtet dikush dhe kujdesesh për këtë, atëherë do t'ju mbijetosh shumë vështirësive.

Nëse i lejoj gazetarët të përshkruajnë një kolaksion dhe ata bëjnë gabime, atëherë ndjehem i rrënuar, sepse pasojat asnjëherë nuk dihen.

Nëse ju vërtetë doni dikë dhe i kushtohesh, atëherë mund t'ju mbijetosh shumë vështirësive.

Duket se gjithmonë bëhet zhurmë rreth jetës sime; thjesht disa njerëz flasin më shumë se të tjerët.

Levi's mund të prodhojë shumë më tepër xhinsa perëndimorë (Western jeans) se ne dhe t'i tregtojë me një çmim më të mirë.

Asnjë 27 vjeçar nuk ka përvojën të drejtojë një kompani që bën një çerek miliardi dollarë me shitjet e saj.

Më kanë folur për krimin e organizuar në industrinë e modës, por unë nuk mund të flas për këtë. E kam ndërmend të jetoj.

Njerëzit në të 70-tat kanë ende një jetë të pabesueshme. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme.

Njerëzit që drejtojnë një kompani veshjesh të gatshme janë më tepër biznesmenë se producentë apo stilistë.

Disa njerëz mendojnë se puna jonë është pa kuptim, thjesht shpërdorim para. Por ne po kemi sukses.

Gjëja më e mirë është të dukemi të natyrshëm, por truku është ai që na bën të natyrshëm.

E vetmja mënyrë për të reklamuar është të mos përqëndrohesh tek malli.

Ka pasur një ndryshim në sjelljet e burrave ndaj veshjeve. Burrat janë më të vetëdijshëm për modën; nuk kanë më frikë prej saj.

AFORIZMA NGA FAIK KONICA (1875-1942)
E Hënë, 04.11.2011, 07:16am
 

Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha për të mëshehur nën ‘to intriga e për të shfrytzuar zëmrime të veçanta.

(Albania, nr.1, 1897)

Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e roiti.

(Albania, nr.2, 1902)

Nuk thom se jeni shqiptar të liq, po pse doni të gjykoni punëra që s’i dini.

(Albania, nr.2, 1902)

Le të shkruajnë të gjithë sa të munden, le të dalin mijëra artikuj e qindra libra; e, me kohë, n’ato shkrime do të ndodhen sa që do të kenë një vlerë letrare të vërtetë, që do të mbeten kur të harrohen të tjerat, e që do të jenë shtyllat e para të një letrature kombëtare.

(Albania, nr.4, 1902)

Koha kur rojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara dhe përpara dhe përpara duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre.

(Albania, nr.1, 1909)

Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mëndja e ashtu u prishet më shpejt organizmi.

(Albania, nr.5, 1899)

Ka njerëz që shitën nër guverna për të pështyr gënjeshtra. Ka të tjerë që marrin ndihmë nga një guvernë për të thënë të vërteta që ndryshe nuk mund t’i thonë.

(Albania, nr.2, 1899)

Kur e nget një njeri s’ke të drejtë t’i thuash pse më nget.

(Albania, nr.2, 1899)

***

FLAMURI

Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.

KËSHILLA NJË GAZETARI

( Faik Konica boton në të përkohshmen "Albania" më 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish ndërmend të botonte një gazetë shqip në Misir.)

I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është "çervish".

Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t'a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s'je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t'a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s'qënke shqiptarë i vërtetë.

Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.

AFORIZMA NGA SOREN KIERKEGAARD (Soren Kirkegard, 1813-1855)
E Martë, 04.05.2011, 12:18pm

Voal-online 5 prill-Një njeri i cili, si qenie fizike, është gjithmonë i prirur së jashtmi, duke menduar se lumturia e tij ndodhet jashtë tij, më në fund kthehet së brendshmi dhe zbulon se burimi ndodhet brenda tij.

Ankthi është marramendja e lirisë.

Në themel të armiqësisë midis dy të huajve qëndron indiferenca.

Ji ai vetvete çka njeriu vërtet është.

Për shkak të solemnitetit të saj të llahtarshëm, vdekja është drita ku pasionet e mëdha, të mira dhe të këqija, bëhen transparente, jo më të kufizuara nga dukjet e jashtme.

Mërzia është rrënja e të gjitha të këqijave - refuzimi i dëshpëruar për të qenë vetvetja.

Konceptet, si individët, kanë historitë e tyre dhe janë të pazonjat të përballen me travajet e kohës, ashtu si individët. Por në gjithë këtë ata ruajnë një lloj malli për skenat e fëmijërisë së tyre.

Mos harro ta duash vetveten.

Gjatë periudhës së parë të jetës së njeriut, rreziku më i madh nuk është të përballesh me rrezikun.

Besimi është pasioni më i lartë i qenies njerëzore. Shumëkush i çdo breznie mund të mos arrijë deri aty, por askush nuk shkon përtej.

Zoti krijon nga asgjëja. Mrekulli, thua ti. Sigurisht, por ai bën diçka edhe më të mrekullueshme: ai krijon shenjtorë nga mëkatarët.

Sa absurdë janë njerëzit! Kurrë nuk i përdorin liritë që kanë, por i kërkojnë ato që nuk i kanë. Ata kanë lirinë e mendimit, dhe kërkojnë lirinë e fjalës.

Unë ndjehem sikur jam një gur shahu, kur kundërshtari im më thotë: Ai gur shahu nuk mund të lëvizë.

E shikoj gjithçka përkryer; janë dy situata të mundshme - duhet bërë kjo ose ajo. Mendimi im i çiltër dhe këshilla miqësore është: bëje ose mos e bëj - ti do të pendohesh në të dyja rastet.

Për shkak të papërkryerjes së çdo njeriu, ne mund t'i realizojmë dëshirat tona duke u përballur me të kundërtën tonë.

Është kaq e vështirë të besojmë, sepse është kaq vështirë të bindemi.

Duket thelbësore në marrëdhëniet dhe kudo që ne përqëndrohemi vetëm në atë që është më domethënëse dhe më e rëndësishme.

Është krejt joproduktive të grindem me botën, po ashtu të grindem me veten nganjëherë është joproduktive.

Jeta ka forcat e saj të fshehta, por një realitet që duhet përjetuar.

Jeta nuk është problem që duhet zgjidhur, por një realitet që duhet provuar.

Dëgjoje britmën e një gruaje kur është duke lindur fëmijën - pastaj vështroje njeriun tek lufton për të dhënë shpirt në mbarim të jetës. E pastaj më thuaj mua nëse diçka që fillon dhe mbaron mund të jetë e përcaktuar për gëzim.

Dashuria nuk i ndryshon të dashuruarit, ajo e ndryshon veten.

Dashuria është gjithçka, ajo jep gjithçka, dhe merr gjithçka.

Martesa e vë njeriun në lidhje fatale me zakonet dhe traditën, dhe traditat e zakonet janë si era dhe moti, të dy të pallogaritshëm.

Jeta jonë gjithmonë shpreh rezultatet e mendimeve tona dominuese.

Durimi është i domosdoshëm, ti nuk mund të korrësh menjëherë atë që ke mbjellë.

Njerëzit rëndom udhëtojnë nëpër botë që të shohin lumenj dhe male, yje të rinj, zogj të hatashëm, peshq të magjishëm, vepra groteske të dorës së njeriut, ata bien në një hutim kafshëror që i lë pa mend dhe ashtu mendojnë se kanë parë diçka.

Njerëzit më kuptojnë mua kaq pak sa nuk e kuptojnë madje as ankimin tim pse ata nuk më kuptojnë.

Lutja nuk ndikon tek Zoti, por ndikon te ai që lutet.

Hiqjani paradoksin një mendimtari dhe do të fitoni një profesor.

Gjërat më të larta dhe më të bukura në jetë nuk janë për t'u dëgjuar, nuk janë për t'u lexuar, nuk janë për t'u parë, por janë për t'u jetuar.

Sa më shumë njeriu mund të harrojë, aq më të mëdha do të jenë metamorfozat e jetës së tij; sa më shumë të harrojë, aq më hyjnore bëhet jeta e tij.

Tirani vdes dhe sundimi i tij mbaron; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.

AFORIZMA NGA MARTIN LUTHER KING, Jr. (Martin Luter King junior,15 Janar 1929-4 Prill 1968)
E Mërkurë, 03.30.2011, 10:39am
 

Voal-online 30 mars-Një lider i vërtetë nuk është një kërkues i konsensusit por një gatues i konsensusit.

Askush nuk të hyp dot në kurriz nëse ti nuk përkulesh.

Ai që nuk dëshiron të vdesë për diçka nuk e meriton të jetojë.

Një komb ose qytetërim që vazhdon të prodhojë njerëz truboshë e blen vdekjen e tij shpirtërore me këste.

Një komb që vazhdon vit pas viti të shpenzojë më shumë para në mbrojtjen ushtarake se në programet e përkrahjes sociale është duke marrë tatëpjetën shpirtërore.

Një e drejtë e vonuar është një e drejtë e mohuar.

Turma në themel është gjuha e të padëgjuarit.

Puna që e lartëson njerëzimin ka dinjitet e rëndësi dhe duhet të ndërmerret me zell të hatashëm.

Progresi është i pasigurtë, dhe zgjidhja e një problemi na çon në të përballemi me një tjetër problem sy për sy.

Pothuajse gjithmonë pakica krijuese e përkushtuar e ka bërë botën më të mirë.

Një individ nuk ka filluar të jetojë derisa ai të mund të ngjitet mbi kufijtë e ngushtë të shqetësimeve të tij individuale tek shqetësimet e gjera të të gjithë njerëzimit.

Një individ që shkel një ligj të cilin ndërgjegja ia thotë se është i padrejtë, dhe ai që me dëshirë pret dënimin me burg në mënyrë që të rritë ndërgjegjen e popullit për padrejtësinë e atij ligji, në të vërtetë ëshë duke shprehur respektin më të lartë për ligjin.

Në qendër të jodhunës qëndron parimi i dashurisë.

Ndryshimi nuk rend me rrotat e pashmangshmërisë, por vjen nëpërmjet një lufte të vazhdueshme. Kështu që ne duhet t'i shtrëngojmë radhët tona dhe të punojmë për lirinë tonë.

Errësira nuk mund ta davaritë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk mund ta davaritë urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.

Çdo njeri duhet të vendosë nëse ai do të ecë në dritën e altruizmit krijues apo në errësirën e egoizmit rrënues.

Çdo gjë që shohim është një hije e asaj që ne nuk e shohim.

Besim është të ngjitësh shkallën e parë edhe kur ti nuk e sheh kreun e shkallëve.

Liria nuk është dhënë kurrë vulnetarisht prej shtypësve; ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit.

A nuk kemi ardhur ne tek një stad i tillë në botën moderne kur duhet t'i duam armiqtë tanë - apo jo? Reaksioni zinxhir i së keqes - urrejtja sjell urrejtje, luftërat prodhojnë më shumë luftëra - duhet thyer, përndryshe ne do të zhytemi në humnerën e zezë të asgjësimit.

Ai që pasivisht e pranon të keqen është po aq i përfshirë në të sa ai që ndihmon realizimin e saj. Ai që pranon të keqen pa protestuar kundër saj në të vërtetë është duke bashkëpunuar me të.

Historia do të shënojë se tragjedia më e madhe e kësaj periudhe tranzitore shoqërore nuk është britma çjerrëse e njerëzve të këqinj, por heshtja lemeritëse e njerëzve të mirë.


 

AFORIZMA NGA JOHN F. KENNEDY (Xhon F. Kenedi, 1917-1963)
E Mërkurë, 03.23.2011, 01:37pm
 

Voal-online 23 mars-Një fëmijë i keqarsimuar është një fëmijë i humbur.

Një njeri vdes, kombet ngjiten e bien, por një ide vazhdon të jetojë.

Një shtet i cili ka frikë që t'i lejojë njerëzit e tij ta gjykojnë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë prej njerëzve të tij.

Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit. Dhe prandaj, si një njeri i lirë, unë gjej krenari në fjalët "Ich bin ein Berliner!" (Unë jam një Berlinas).

Amerika e ka hedhur kapelën e saj mbi murin e hapësirës.

Dhe kështu, bashkëqytetarët e mi amerikanë, mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.

Teksa shprehim mirënjohjen, ne nuk duhet të harrojmë kurrë se vlerësimi më i lartë nuk është t'i shqiptosh fjalët, por të jetosh prej tyre.

Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata që shikojnë vetëm të shkuarën ose të tashmen, është e sigurtë se e humbasin të ardhmen.

Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk ishte rrënuar nga lufta ose nga korrupsion, ose nga të dy.

Konformiteti është burgosësi i lirisë dhe armiku i rritjes.

Mos u lutni për jetë të kollajshme. Lutuni të jeni njerëz më të fortë.

A e kuptoni çfarë përgjegjësie kam unë? Jam i vetmi person që qëndroj midis Richard Nixon dhe Shtëpisë së Bardhë.

Politika e brendshme mund vetëm të na çojë në humbje; politika e jashtme mund të na vrasë.

Përpjekjet dhe guximi nuk janë mjaft pa qëllimin dhe drejtimin.

Fali armiqtë e tu, por kurrë mos i harro emrat e tyre.

Gjeografia na ka bërë ne fqinj. Historia na ka bërë miq. Ekonomia na ka bërë ne partnerë, dhe nevoja na ka bërë ne aleatë. Ata të cilët Zoti i ka bashkuar Zoti, le të mos i ndajë njeriu.

Historia është një mësuese e pamëshirshme. Ajo nuk ka të tanishme, ka vetëm të shkuar që rend drejt së ardhmes. Po të përpiqesh ta frenosh, atjo të hedh tutje.

Unë nuk jam kandidati katolik për President. Unë jam kandidati i Partisë Demokratike për President, i cili ndodh të jetë gjithashtu katolik.

Më vjen keq të them se ka tepër shumë arsye për qyfyrin se jeta është e zhdukur në planetet e tjera ngaqë shkencëtarët e tyre janë më të përparuar se tanët.

Unë jam burri që e shoqëroi Jacqueline Kennedyn në Paris, dhe jam kënaqur.

Nuk mendoj se raportet e shërbimeve inteligjente janë të gjitha të freskëta. Nganjëherë unë marrë më shumë raporte të tilla nga New York Times.

Unë shpresoj se asnjë amerikan nuk do ta shfrytëzojë rastin dhe të hedhë votën e tij ose për mua ose kundër meje vetëm për shkak të përkatësisë time fetare. Kjo nuk është relevante.

Sapo mora një telegram nga Babai im bujar; i dashur Xhek, mos merr asnjë votë më shumë se është e nevojshme. Nuk do të ishta në vete nëse do të merrja një votë mbarëpopullore.

Unë jam në pritje të një të ardhmeje të madhe për Amerikën - një të ardhme ku vendi ynë do të matë forcën e tij ushtarake me moralin tonë të përmbajtur, pasurinë e tij me mençurinë tonë, fuqinë e tij me qëllimin tonë.

Mendoj se "Rroftë Shefi" ka diçka bukurtingëlluese.

Mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, dijes njerëzore që është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë - ndoshta me përjashtim kur Thomas Jefferson darkoi vetëm.

Unë jam një idealist pa iluzione.

Një shoqëri e lirë nuk mund t'i ndihmojë shumicën që është e varfër, ajo nuk mund t'i shpëtojë ata të paktë që janë të pasur.

Nëse dikush është aq i çmendur sa të vrasë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai nuk mund ta bëjë këtë. E gjitha që ai mund të përgatitet të bëjë, ësjtë që ta japë jetën e tij për jetën e presidentit.

Nëse arti është për t'i ushqyer rrënjët e kulturës sonë, shoqëria duhet ta bëjë artistin të lirë që të kërkojë vizionin e tij kudo që ky e fton artistin.

Nëse ne nuk mund t'iu japim fund ndryshimeve tona, së paku mund të ndihmojmë për ta bërë botën të sigurtë për ndryshyeshmërinë.

Në një sensa vërtet real, nuk do të jetë një njeri që po arrin në hënë, do të jetë gjithë kombi. Për këtë duhet të punojmë ne të gjithë që ta dërgojmë atë atje.

Në historinë e gjatë të botës, vetëm pak breznive iu është dhënë roli për ta mbrojtur lirinë në orën e tij të rrezikut më të madh. Unë nuk shmangem nga kjo përgjegjësi - e mirëpres atë.

Izraeli nuk u krijua që të zhduket - Izraeli do të përparojë dhe lulëzojë. Ai është fëmijë i shpresës dhe shtëpi e zotësisë. Ai nuk mund të prishet nga armiqësia as nuk mund të demoralizohet ng suksesi. Ai përmban këllëfin e demokrcisë dhe e nderon shpatën e lirisë.

Është një fat i keq që ne mund ta sigurojmë paqen vetëm duke përgatitur luftën.

Mund të jetë e trishtë tani që unë kam më të mirat e dy botëve. Një shkollim në Harvard dhe një titull në Yale.

Hrushovi ma kujton mua gjahtarin e tigrit, i cili e ka bërë gati murin ku t'ia varë lëkurën, përpara se të ketë kapur tigrin. Tigri ka ide të tjera.

Udhëheqja dhe nxjerra e mësimeve janë të pandashëm nga njëri tjetri.

Le të nxitim të dy palët mrekullitë e shkencës në vend të terroreve të saj. Së bashku ne mund t'i zbulojmë yjet, t'i pushtojmë shkretëtirat, t'i çrrënjosim sëmundjet, t'i shfrytëzojmë thellësitë e oqeaneve, dhe t'i trimërojmë artet dhe tregtinë.

Le ta dijë çdo shtet, pavarësisht nëse na e do të mirën apo të keqen, se ne do të paguajmë çdo çmim, do të bëjmë të pamundurën, do të përkrahim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë.

AFORIZMA NGA HENRY ALFRED KISSINGER (Henri Alfred Kisinger, 1923)
E Djelë, 03.13.2011, 01:57pm
 

Lideri nuk e meriton këtë emër nëse nuk është i prirur që rast pas rasti të qëndrojë edhe i vetëm.

Një lider që e kufizon rolin e tij në përvojën e njerëzve të tij e dënon vetveten me vendumëro; një lider që i shpërfill përvojat e njerëzve të tij ka rrezikun të mos kuptohet.

Pranoje veten tënde në tërësi - absolutisht në tërësi. Ti je ti fillim dhe mbarim - mos u shfajëso, mos të vijë keq.

Çdo fakt që është e nevojshme të publikohet, duhet të publikohet tani ose sa më shpejt që të jetë e mundur, përndryshe rrjedhjet nuk do të pushojnë.

Arti është shprehje në laborator e gëzimit të njeriut.

Të bekuar janë njerëzit liderët e të cilëve mund ta shikojnë fatin drejt e në sy pa iu dridhur qerpiku, por gjithashtu po tentuar të luajnë rolin e Zotit.

Diplomacia: art i frenimit të pushtetit.

Çdo sukses vetëm blen një biletë pranimi tek një problem më i vështirë.

Edhe një

paranoid mund të ketë armiq.

Për kombet e tjera, utopia është një e kaluar e bekuar që nuk kthehet kurrë; për amerikanët ajo është bash përtej horizontit.

Postet e larta të mësojnë vendimmarrjen, jo thelbin. Ato konsumojnë kapital intelektual; nuk e krijojnë atë. Zyrtarët më të lartë largohen nga posti me mendimet dhe ndjenjat me të cilat hypën në post; ata mësuan si të marrin vendime, por jo se çfarë vendimesh të marrin.

Unë jam i çiltër për veten në këtë libër. Unë tregoj për gabimin tim të parë në faqen 850.

Unë nuk e di pse ne duhet të rrimë dhe shikojmë se si një vend po bëhet komunist për faj të papërgjegjshmërisë së njerëzve të tij.

Çështjet janë tejet shumë të rëndësishme se të lihen votuesit kilianë për të vendosur për veten e tyre.

Nëse tetëdhjetë për qind e shitjeve tua vijnë nga njëzet për qind e mjeteve tua, atëherë mbaji ato njëzet përqind.

Nëse do të kapesha rob ndonjëherë, nuk dua bisedime - dhe nëse do të kërkoja bisedime me pengmarrësit, ata do ta shikonin këtë si një shenjë shtrëngimi.

Diçka që ka për t'u bërë publike, më mirë të bëhet publike menjëherë.

Nëse nuk e di se ku po shkon, çdo rrugë të çon ty në askund.

Në kriza linja më e guximshme është shpesh më e sigurta.

Ishte një tragjedi greke. Niksoni po e plotësonte natyrën e tij. Me të filluar njëherë, ajo nuk do të kishte fund tjetër.

Liderët nuk janë përgjegjës për kryesimin e anketave të opinionit publik, por për pasojat e veprimeve të tyre.

Liderët mund të ndjellin një alkimi të vizionit të madh.

Vetëpërmbajtja është një virtut vetëm për ata që mendohet se e kanë një
alternativë.

Shumë politika të jashtme të cilat historia i ka çmuar lart, në cilindo vend, e kanë pasur zanafillën tek liderë të cilët i kishin kundër ekspertët.

Javën tjetër nuk mund të ketë kriza. Unë do të jem i zënë deri në fyt me punë.

Nëntëdhjetë përqind e politikanëve iu japin dhjetë për qindëshit tjetër një reputacion të keq.

Asnjë vend nuk mund të veprojë në të njëjtën kohë në të gjithë pikat e globit në çdo çast.

Asnjë politikë e jashtme - sado gjeniale - nuk mund të ketë sukses nëse ka lindur në mendjet e pak vetave dhe nuk është në zemrën e asnjërit prej tyre.

Askush nuk mund ta fitojë ndonjëherë betejën midis gjinive: ka tepër vëllezërim midis armiqve.

Njerëzit janë të habitur si mund të mbajë të gjallë interesin e tyre duke folur pa pushim tri orë rresht.


Pushteti është një afrodiziak i hatashëm.

Mungesa e alternativave i kthjellon mendjet mrekullisht.

Trauma e politikës së jashtme amerikane të viteve Gjashtëdhjetë dhe Shtatëdhjetë shkaktohej nga zbatimi i parimeve të vlefshme në kushte të papërshtatshme.

Prirja amerikane është të besohet se politika e jashtme është një nënndarje e psikiatrisë.

Ushtria konvencionale humb nëse nuk fiton. Ushtria partizane fiton nëse nuk humb.

Thelbi i Richard Nixon është vetmia.

Të paligjshmen e bëjmë menjëherë. Jokushtetuesja kërkon diçka me shumë kohë.

Sa më gjatë që kam jashtë postit, aq më i pagabueshëm më duket vetja.

Gjëja e bukur e të qenit famoz është se, nëse i mërzit njerëzit, ata mendojnë se është faji i tyre.

AFORIZMA NGA NICOLE KIDMAN (Nikolë Kidman, 1967)
E Premte, 03.04.2011, 04:46pm
 

Voal-online 4 mars-Kinemaja është mjedisi i regjisorit, kështu që ti pyet veten: "E çfarë dua unë?" Të jesh aktor do të thotë të përshtatesh - fizikisht dhe shpirtërisht. Nëse kështu dukesh bukur dhe të tjerët të admirojnë, atëherë faleminderit. Dhe nëse ti kërkon të rrëmbesh gjithçka prej saj, atëherë pse jo.

Edhe prej moshës fare të vogël, unë e dija se nuk doja të humbja asnjë shans të jetës, sado që ai mund të konsiderohej i rrezikshëm.

Çdo ditë është një k

ompromis. Të jetosh me dikë kërkon shumë mirëkuptim. Por mua më pëlqen të jem e martuar. Vërtet më pëlqen pa masë.

Pas një përvoje të tillë, tani e ndiej veten disi më të qetë. Është e çuditshme, por e trishtuar. Unë mendoj se gjithnjë do të jem e trishtuar.

Vërtet njerëzit kanë thënë gjithçka në fytyrë të tokës. Unë dua vetëm të merrem me punën time, t'i rrit fëmijët e mi, dhe me shumë shpresë se do të gjej dikë që ta ndaj jetën time me të përsëri.

Gjithmonë kam dashur dasmë me qirinj! Mendoj se drita e qirinjve është dria më e bukur dhe ka diçka tejet hyjnore në veten e saj.

Besoj se aq merr, duhet të japësh. Është e domosdoshme që të mos përqëndrohesh aq shumë tek vetja.

Nuk besoj se do të kem femra dubluese të trupit tim ne ndonjë film.

Unë kam trup djaloshi. Do të doja të kisha më shumë forma, sepse mendoj që do të isha më e bukur. Do të doja shumë më tepër të kisha trupin e J. Lo. (Xhenifer Lopez, shënim përkthimi) se trupin tim.

Kam tjetër mendim. Nuk bëj denoncime në gjykata, sepse nuk e çaj kokën fare.

Unë kam pakëz bark, një grimëz bezdi. Është diçka që nuk dua ta humbas. Më pëlqen pak butësi. Nëse e humbas, Tomi më braktis.

Unë dua vetëm të kandidohem; lypësit nuk mund të zgjedhin.

Më pëlqen të aktroj, por nuk më pëlqen gjithçka që e shoqëron atë. Interesi për famozët, shtypi, Interneti, kur identiteti yt përzihet në mënyrën si njerëzit të knceptojnë.

Më pëlqen të aktorj, por shumë më tepër t'i marr fëmijët dhe t'i çoj në zoopark.

Më pëlqen të punoj me njerëz që janë të frymëzuar dhe ngulmues.

Nuk e kam përfytyruar kurrë se do të luaj në një muzikal, kjo në vetvete është një çmim për mua.

Kurrë nuk i kam lexuar komentet. Unë jam krenare për punën që bëj.

Nuk mbaj kurrë syze, përveç kur lexoj reklamat në televizor. Unë dua të ekzistoj në kokën time. Kjo është një mënyrë arratisje nga bota dhe mbrojtje e vetes.

Nuk i lejoj gjërat që më ndodhin të më bëjnë më të hidhur.

Mendoj se aktorët janë duke fituar më shumë pushtet këto kohë, por unë jo. Unë qëndroj shumë larg vendimeve, mënyrës si orkestrohen gjërat, çfarë ka ndryshuar. Unë dua të qëndroj tërësisht në rol si aktore dhe si personazh.

Mendoj se çdo rol merr diçka prej teje dhe vërtitet rrotull teje gjatë gjithë jetes. Unë mendoj se kurrë nuk i braktisim anjërin nga rolet.

Mendoj se do të ishte shumë e trishtueshme nëse unë nuk do të jem e zonja të kem një foshnje.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të mos i mbajmë kokat gjithnjë lart dhe të themi se gjithçka shkon mirë.

Mendoj se gjoja më e vështirë është ta lejosh veten tënde të jesh e dashuruar, kështu që të marrësh dashurinë dhe ndjenjën që meriton është një betejë e vërtetë. Supozoj se këtë e kam mësuar tani së voni, ta lejoj veten time të jem e dashuruar.

Veten time mund ta përshkruaj si tejet emocionale. Nëse diçka më rrënon, ajo vërtetë më rrënon. Nëse diçka më zemëron, vërtet më zemëron. Por gjithçka më lexohet në ballë. Unë nuk mund të fsheh asgjë. Dhe jam gjithashtu besnike dhe mendoj se kështu ndjehem mirë.

Unë nuk doja të martohesha, por famirësisht Tom Cruise u martua me mua.

Do më pëlqente të jem e zgjuar. Njeriut i duhet shumë përvojë derisa të bëhet i zgjuar. Por unë nuk do të nguroj fare.

Jam një njeri që e mbaj me vete në të ardhmen gjithçka që më ka ndodhur në të kaluarën time. Unë mendoj ende plotësisht në dashurinë dhe mbetem e hapur ndaj gjithçkaje që më ndodh mua.

Unë jam një grua, një nënë, një vajzë, një motër. Jam një person real duke vepruar në botë. Unë ndjehem keq kur diskutohen gjërat tejet private. Më duket sikur e tradhtoj veten time dhe fëmijët e mi.

Unë nuk e di çfarë e ardhmeje më pret, por e di se jam pozitive dhe nuk zgjohem me ndjenjën e dëshpërimit. Babai më thoshte: "Nik, le të jetë si të jetë, gjërat nuk shkojnë asnjëherë siç duam, shkojnë ashtu si shkojnë."

Është gjë tejet e çuditshme. Unë nuk kam frikë nga gjarpërinjtë apo nga merimangat. Por kam frikë nga fluturat. Ka diçka të neveritshme tek ato. Diçka të urryer!


 

  » AFORIZMA NGA IMNANUEL KANT (Imanuel Kant, 1724-1804)
  » AFORIZMA NGA FRANZ KAFKA (Franc Kafka, 1883-1924)
  » AFORIZMA NGA JANIS JOPLIN (Xhejnis Xhoplin, 1943 - 1970)
  » AFORIZMA NGA PETER JENNINGS (Peter Xhenings, 1938-2005)
  » AFORIZMA NGA THOMAS JEFFERSON (Tomas Xhefërson, 1743-1826)
  » AFORIZMA NGA ANGELINA JOLIE (Anzhelinë Zholi, 1975)
  » AFORIZMA NGA CARL JUNG (Karl Jung, 1875-1961)
  » AFORIZMA TË JAMES JOYCE (Xhejms Xhojs, 1882-1941)
  » AFORIZMA NGA MICHAEL JACKSON (Majkëll Xhekson, 1958-25.06.2009)
  » AFORIZMA NGA HENRIK IBSEN (1828-1906)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]